Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në përgjithësi, në listën e zezë janë futur 27 individëve dhe entiteteve. Familja Hysa, me origjinë shqiptare, në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar.
SHBA- Thesari i Shteteve të Bashkuara të enjten vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për shpëlarjen e parave të kartelit meksikan, Sinaloa.
“Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar shpëlarjen e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Çështjet e Terrorizmit dhe Inteligjencën Financiare, John K. Hurley.
Në përgjithësi, në listën e zezë janë futur 27 individëve dhe entiteteve. Familja Hysa, me origjinë shqiptare, në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar.
Kush është familja Hysa dhe për çfarë akuzohen?
Sipas Thesarit, familja Hysa, apo HOCG, përfshin anëtarët e familjes, Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa.
Kjo familje akuzohet se e ka përdorur ndikimin e vet përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me bazë në Meksikë duke përfshirë lokale bastesh dhe restorante për t’i shpëlarë paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve. SHBA-ja beson se HOCG vepron me pëlqimin e kartelit Sinaloa, i cili mban kontroll kriminal mbi pjesën më të madhe të territorit ku grupi zhvillon aktivitetet e tij.
Luftari, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, shihet shpesh në media si një nga anëtarët kryesorë të familjes Hysa, duke dhënë intervista publike mbi bizneset e familjes në Meksikë dhe Evropë. Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë punuar ngushtë me një person amerikan për pastrimin e parave, përfshirë transportimin e sasive të mëdha të parave të gatshme nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, ku kompania e atij personi amerikan është përdorur për shpëlarjen e parave, sipas Thesarit amerikan.
Luftari dhe Arbeni kanë përdorur një entitet me bazë në Evropë për tu pasuruar nga shpëlarja e parave të paligjshme që i përkisnin personave të dyshuar për trafik narkotikësh. Luftar gjithashtu zotëron ose drejton disa kompani që përdoren nga familja Hysa.
Arbeni zotëron ose drejton disa kompani që përdoren nga familja Hysa në Meksikë. Ai gjithashtu është përfshirë në kontrabandimin e sasive të mëdha të parave të gatshme në Shtetet e Bashkuara me synimin për t’i shpëlarë ato, si dhe në përdorimin e lokaleve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze në Meksikë për t’i shpëlarë paratë e drogës.
Ramizi ka qenë i përfshirë në përdorimin e lokaleve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze në Meksikë si mbulim për shpëlarjen e parave nga shitja e narkotikëve. Fatosi, së bashku me Luftarin, Arbenin dhe Fabjonin, kanë qenë të përfshirë në kontrabandimin e sasive të mëdha të parave të gatshme në Shtetet e Bashkuara për t’i shpëlarë më vonë.
Fatosi dhe Fabjoni kanë qenë gjithashtu të përfshirë në përdorimin e një entiteti me bazë në Evropë për tu pasuruar nga shpëlarja e parave të paligjshme që u përkisnin personave të dyshuar për trafik narkotikësh. Me veprimin e sotëm, OFAC-i synon gjithashtu disa individë dhe entitete brenda rrjetit të familjes Hysa.
Kompania me bazë në Meksikë, Entretenimiento Palmero, S.A. de C.V., në pronësi të Arbenit, është qendrore në operacionet e HOCG-së. Shtetasi meksikan Gilberto Lopez Lopez vepron si komisionar i saj. Ndërsa shtetasja shqiptare, por me bazë në Meksikë, Eselda Baku (ish Eselda Hysa), vajza e Ramizit, është anëtare e Bordit të Drejtorëve të saj.
Çfarë nënkuptojnë sanksionet ndaj tyre?
Çdo aset i familjes Hysa në SHBA, ose që varet nga sistemet financiare amerikane, është i bllokuar dhe nuk mund të përdoret pa aprovimin e OFAC-it, njoftoi Thesari amerikan. Personat apo entitetet amerikane nuk mund të bëjnë biznes me ta (transferim parash, mallrash, shërbimesh) pa licencë.
Institucionet financiare, amerikane ose ndërkombëtare që përdorin sistemin amerikan, duhet të kenë kujdes të veçantë ose të mos bashkëpunojnë me këto entitete ose me entitete që janë më shumë se 50 për qind në pronësi të tyre.
Luftar Hysa SHBA- Agjencia amerikane e lajmeve Reuters ka shkruar një artikull, pasi Thesari amerikan vendosi sanksione ndaj anëtar&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në zonën e Institutit, pasi u kapën në flagrancë me 2.2 kil...
pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga atentatin i ndodhur dy ditë më parë n&...
Foto ilustruese TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje tronditëse për një grup të strukturuar kriminal, të cilin e pë...
Luftar Hysa SHBA- Biznesmeni, Luftar Hysa është shtuar në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerik&e...
Biznesmeni Luftar Hysa SHBA- Departamenti i Thesarit i SHBA-së dhe Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare (FinCEN), në koordinim me Qe...
Momenti i arrestimit TIRANA- Policia e Shtetit ka goditur një rast të shpërndarjes së materialeve pornografike që përfsh...
Kevi Muçllari KORÇË- Kevi Muçllari, i riu i arrestuar pas një përplasjeje me një këshilltar bashkiak n&e...
Foto ilustruese FRANCË- Europol ka bërë të mundur goditjen e një grupi të organizuar kriminal dhe arrestimin e disa...
Foto ilustruse TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga rrëmbimi dhe dhunimi i 27-vjeçarit, pak ditë më parë n&e...