Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas hetimeve rezulton e provuar se në të paktën 31 raste të referuara për “Ndërtim të paligjshëm” dhe të gjykuara më pas me vendime të formës së prerë, zyrtarët e IMT-së nuk kanë ushtruar detyrat e tyre ligjore për kontrollin e territorit.
FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq kryeinspektorin dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Divjakë, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Sipas hetimeve rezulton e provuar se në të paktën 31 raste të referuara për “Ndërtim të paligjshëm” dhe të gjykuara më pas me vendime të formës së prerë, zyrtarët e IMT-së nuk kanë ushtruar detyrat e tyre ligjore për kontrollin e territorit.
Në njoftim thuhet, se në disa raste nuk është ndjekur procedura e plotë ligjore, përfshirë konstatimin e shkeljeve, vendosjen e gjobave, prishjen e objekteve dhe kallëzimin penal. Gjithashtu nuk janë ndërmarrë veprime për vjeljen e gjobave brenda afateve ligjore, duke sjellë edhe humbje financiare për shtetin.
Në lidhje me abuzimin e kryer, institucioni shpjegon se dëmi është shkaktuar gjatë viteve 2021-2022. Çështja tashmë i është kaluar gjykatës, ndërsa të pandehurit do të përballen me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” sipas nenit 248 të Kodit Penal.
Njoftimi i Prokurorisë Fier:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq kryeinspektorin dhe dy inspektorët e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Divjakë, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.346, rezultoi e provar se në 31 raste të hetuara nga prokuroria dhe të dërguara për gjykim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, dhe të dënuara nga gjykata me vendime të formës së prerë, nga funksionarët e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Divjakë, nuk janë ushtruar përgjegjësitë ligjore për kontrollin e territorit, si detyrë funksionale e tyre.
Rezultoi po ashtu se edhe në rastet e konstatimit të kundërvajtjeve administrative të ndërtimeve pa leje, nuk është ndjekur procedura e rregullt ligjore, sipas parashikimeve të ligjit si konstatimi, vendosja e gjobës, prishja e objektit dhe kallëzimi penal.
Gjithashtu nuk rezultoi të jenë ndërmarrë veprime për vjeljen e masave administrative, duke tejkaluar edhe afatet e parashkrimit, ç’ka ka sjellë një dëm real në buxhetin e shtetit. Nga hetimi u provua se dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit dhe të njësisë vendore nga mosvjelja e gjobave për periudhën 2021–2022, është në vlerën 11,170,000 (njëmbëdhjetë milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë) Lek.
Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dërgoi çështjen për gjykim kundër të pandehurve:
– R. L. – Kryeinspektor i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.
– S. M. – Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.
– I. K. – Inspektor dhe ish-kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të punonjësve të shërbimit publik që kryejnë vepra penale të lidhur me detyrën e tyre./Dosja.al
foto ilustruese DURRËS- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Durrës, ku një 59-vjeçar hum...
pamjet POGRADEC- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Starovë. Mësohe...
pamje nga protesta TIRANË- Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me protestën e opozitës. Blutë bëjnë me dije se në...
Jetmir Pepaj TIRANË- Emrat e 11 anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj alias Jetmir Maras...
TIRANË- Policia ka ndaluar disa persona gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës. Konkretisht në Komisariatin nr. 1 ja...
PEQIN- DAP ka zbarkuar sot në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku kanë nisur kontrolle në qeli. Mësohet se, forcat...
Muzeu Historik Kombëtar TIRANË- Fasada e Muzeut Historik Kombëtar ka përfunduar restaurimin. Lajmi e ka bërë ...
TIRANË- 11 persona janë arrestuar nga policia, një ditë pas protestës së opozitës para kryeministrisë, ndërs...
FUSHË- KRUJË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e të paraburgosurit Durim Bami për tu transferuar nga...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka njoftuar sot çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të Bor...