22 Prill 2025, 17:55
Nga M.B
Sokol Navaku dhe Roven Zeka
TIRANA- GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe atë të sektorit të Aksidenteve, Sokol Novakun, të arrestuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim. Një ditë më parë është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” edhe për efektivin e Policisë Rrugore, Edison Tabaku.
Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Erges Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident. Sipas dosjes hetimore, duke qenë se polici Tabaku e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.
1000 euro i janë dhënë punonjësit të Policise Edison Tabaku, pranë banesës së tij. Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të policisë rrugore dhe i ka kërkuar edhe një mijë euro të tjera, pasi i thotë “kam persona të tjerë mbi kokë”.
Nga verifikimi që i është bërë telefonit të Tabakut rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij, Roven Zeka dhe Sokol Novaku, ku i thotë se 1000 eurot e tjera do t’i siguronte më vonë nga Vrioni, të cilin e kishte shok, duke i lënë afat deri të nesërmen.
sokol navaku dhe roven zeka
Aktualitet
22 Prill 2025, 17:29
E. D
fumija
VATIKAN- Papa Françesku në ditën e Pashkës, fëmijën e fundit që ka takuar në sheshin e Shën Pjetrit &...
Aktualitet
22 Prill 2025, 17:26
M.B
Dom Mark Pashkja
TIRANA- Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, në një deklaratë për shtyp, ka shprehur dhimbjen e saj t&e...
Aktualitet
22 Prill 2025, 17:03
M.B
Banoret në protestë
TIRANA- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, edhe pse pa asnjë lajmërim, raportohet se ka zbritur dhe k...
Aktualitet
22 Prill 2025, 16:40
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur garën për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të...
Aktualitet
22 Prill 2025, 15:55
M.B
Sokol Navaku dhe Roven Zeka
TIRANA- SPAK kërkon në GJKKO masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shefat e R...
Aktualitet
22 Prill 2025, 15:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e P&eum...
Aktualitet
22 Prill 2025, 15:26
kampi i perqendrimit
TIRANË- Një denoncim ka ardhur ditën e sotme në redaksinë e Dosja.al në lidhje me agjensine turistike A...
Aktualitet
22 Prill 2025, 14:38
rayan dhe fadi alwan
TIRANË- Trupi i 24-vjeçares palestineze, Rayan Alwan është tërhequr para disa ditësh nga morgu nga fam...
Aktualitet
22 Prill 2025, 14:26
N.F
Foto
KOSOVË- Vendosja e çmimit prej 5 centë për qeset plastike ka sjellë rezultate të prekshme: importi ka rënë n...
Aktualitet
22 Prill 2025, 13:43
r.ll
foto ilustruese
FUSHË KRUJË - Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë...