Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas noftimit të SPAK rezulton se një grup personash, përmes veprimeve aktive u kanë premtuar dhe ofruar shuma monetare disa personave në Qarkun Kukës, duke i kërkuar të votojnë për një subjekt të caktuar politik, pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
KUKËS- SPAK ka nisur hetimet për një grup personash në Kukës, të cilët akuzohen për korrupsionin aktiv gjatë zgjedhjeve në Kukës. Sipas noftimit të SPAK rezulton se një grup personash, përmes veprimeve aktive u kanë premtuar dhe ofruar shuma monetare disa personave në Qarkun Kukës, duke i kërkuar të votojnë për një subjekt të caktuar politik, pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Gjithashtu gjatë operacionit të SPAK dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit u bë i mundur arrestimi i shtetasit K.P. Këtij shtetasi iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumat monetare; 205.500 lekë të reja dhe 525 euro, një aparat celular (Iphone) dhe një automjet (Mercedes Benz). Po ashtu bëhet me dije se në kërkim është shpallur shtetasi G.P, me detyrë kryeplak i fshatit Lusen, Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.
NJOFTIMI I PLOTË
SPAK regjistron procedim penal për korrupsionin aktiv gjatë zgjedhjeve në Kukës.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.83/2025 për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.
Procedimi penal u regjistrua mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Nga të dhënat e siguruara rezulton se një grup personash, përmes veprimeve aktive u kanë premtuar dhe ofruar shuma monetare disa shtetasve në Qarkun Kukës, duke i kërkuar të votojnë për një subjekt të caktuar politik, pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Në datën 10.05.2025, në orën 22:00, gjatë një operacioni të SPAK dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P. Këtij shtetasi iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumat monetare; 205.500 lekë të reja dhe 525 euro, një aparat celular (Iphone) dhe një automjet (Mercedes Benz). Në kërkim është shpallur shtetasi G.P, me detyrë kryeplak i fshatit Lusen, Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit G.P. dhe K.P. janë përfshirë me veprime aktive, duke u premtuar dhe ofruar shuma monetare shtetasve votues në njësinë administrative Ujmisht, në fshatrat Lusen, Matranxhë, Bushtricë të rrethit Kukës, për të votuar në favor të subjektit politik, Partia Social Demokrate (PSD), subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet për Kuvendin 2025, duke kryer elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë penale personat, të cilëve morën shumat monetare, në këmbim të votave të tyre për subjektin politik.
Prokuroria e Posaçme falenderon Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës për bashkëpunimin në kryerjen e hetimeve lidhur me këtë procedim penal.
Foto ilustruese TIRANË- Ulja e popullsisë se re në moshë është duke reduktuar ndjeshëm sektorin e arsimit e për pas...
TIRANË- Krahas emigracionit të larta, vendi po shënon më shumë vdekje sesa lindje, duke përkeqësuar dhe më tej tendenc...
Foto ilustruese TIRANA- Dita e sotme parashikohet me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti parashikohet fillimisht i kthjell&eum...
ardit beshiri KLOS- Pjesa tjetër e trupit të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur në vendin ku u shemb masivi mineral n&...
foto ilustruese ELBASAN- Procesi i numërimit të votave vijon në qarkun e Elbasanit dhe Fierit. Në qarkun e Elbasanit, numërimi ka ...
Foto ilustruese TIRANË- "Mjeku" i ekipit të futbollit 'Vllaznia' është vënë në pranga këtë mbrëmje n...
foto ilustruese KUKËS- Qarku i Kukësit ka përfunduar procesin e numërimit të votave. Koalicioni PD-ASHM është shpallur f...
SHKODËR- Katër KZAZ-të në Shkodër, kanë pezulluar numërimin e votave në orën 20:00 për shkak të ndeshje...
perfaqesuesit e osbe/odihr TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit që u zhvilluan nj&e...
perfaqesuesit e osbe/odihr TIRANË- OSBE-ODIHR ka publikuar raportin paraprak lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, që u zhvilluan nj...