1 Dhjetor 2025, 11:22
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 55-vjeçar është ekstraduar nga Kroacia. Ai akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Shtetasi E. Sh. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar mallra (cigare) për të cilat paguhet akcizë. Me këtë veprimtari, ata i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, dëm ekonomik 366 034 540 lekë.
Njoftimi i Policisë:
Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Kroaci, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit:
E. Sh., 55 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 27.05.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Shtetasi E. Sh. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar mallra (cigare) për të cilat paguhet akcizë. Me këtë veprimtari, ata i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, dëm ekonomik 366 034 540 lekë. Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës./Dosja.al
policia
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 10:35
E. D
foto ilustruese
BERAT- Një aksident me pasojë vdekjeje ka ndodhur pranë fshatit Strum, në aksin rrugor Roskovec–Berat. M&eu...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 10:01
E. D
foto ilustruese
MIRAKË- Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Lib...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 09:50
E. D
foto ilustruese
KAKAVIJË- Lëvizja në aksin rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sot nga ora 12:00 deri n&eum...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 09:31
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me një njoftimim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur një nate m&eu...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 09:10
E. D
Edmond Hyka alias Mondi Mahalla
ELBASAN- 10 persona janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje lidhur me ekzekutimin e bizne...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 08:46
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan Edmond Hyka alias Mond...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 08:35
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Janë publikuar pamjet e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e kaluar (30 nëntor) në Rrugën e K...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 08:22
E. D
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Një aksident me vdekje ka ndodhur te ish-Sheshi Shqiponja mëngjesin e sotëm. Bëhet me dije se&nb...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 07:54
E. D
foto ilustruese
MONITOR- Turet kulturore të vjeshtës arritën të kompensonin rënien e ritmit turistik veror, duke e mbajtur kë...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 07:34
E. D
Edmond Hyka alias Mondi Mahalla
ELBASAN- Personi që shihni në foto është biznesmeni që u ekzekutua Elbasan mbrëmjen...