Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se në vitin shkollor 2025-2026 numri total i regjistrimeve në arsimin parauniversitar ra me 1.7%, duke konfirmuar trendin e tkurrjes demografike dhe emigracionit që po godet sistemin arsimor.
TIRANË- Shqipëria po humbet nxënës nga viti në vit teksa nuk po arrin të mbushë më edhe auditorët e universiteteve. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se në vitin shkollor 2025-2026 numri total i regjistrimeve në arsimin parauniversitar ra me 1.7%, duke konfirmuar trendin e tkurrjes demografike dhe emigracionit që po godet sistemin arsimor.
Në total, në shkolla dhe kopshte janë regjistruar 399 mijë nxënës, ndërsa rënia më e fortë shfaqet në arsimin 9-vjeçar, ku rezultojnë 2.7% më pak nxënës krahasuar me një vit më parë. Shifrat tregojnë se boshatisja nuk po prek më vetëm zonat rurale, por po bëhet fenomen kombëtar.
Kontrasti më i fortë duket në universitet. Ndërsa cikli parauniversitar tkurret, arsimi i lartë vijon të mbahet nga regjistrimet e vajzave. Sipas INSTAT, 67.6% e studentëve në programet Master janë femra, ndërsa në Bachelor ato përbëjnë 56.8% të totalit.
Të dhënat reflektojnë edhe një tjetër zhvillim, atë që arsimi profesional vazhdon të mbetet periferik. Vetëm 19.4% e nxënësve të shkollave të mesme kanë zgjedhur arsimin profesional, ndërsa vajzat përbëjnë vetëm 17.2% të regjistrimeve në këtë profil. Kjo tregon se tregu i formimit teknik ende nuk po arrin të tërheqë të rinjtë, pavarësisht kërkesës në rritje për profesione praktike dhe teknike në vend dhe që lakohet gjithmonë e më shumë.
Në universitete, preferencat mbeten të përqendruara te degët tradicionale. “Biznes, administrim dhe ligj” kryeson me 25.2% të studentëve, ndërsa “Shëndet dhe mirëqenie” renditet e dyta me 22.2%. Në vend të tretë vjen “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 16.9%.
Nga të dhënat duket se ekonomia shqiptare vazhdon të prodhojë më shumë juristë dhe ekonomistë sesa profile teknologjike apo industriale, në një kohë kur bizneset ankohen për mungesë të fuqisë së specializuar punëtore.
Sa i takon raportit të arsimit publik dhe privat rezulton se mbi 85% e nxënësve në çdo nivel vazhdojnë të regjistrohen në institucionet shtetërore duke e lënë të kufizuar peshën që ka në sistemin arsimor shqiptar pjesa private./Monitor.al
Dorina Hoxha TIRANË- Rektori i Universiteti i Tiranës, Artan Hoxha ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të Dekanes s&eum...
foto nga protesta SARANDË- Rreth 30 skafistë kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme përpara Bashkisë s&eum...
foto nga vendngjarja MAQEDONI- Të tjera detaje janë bërë publike nga aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, ku raport...
KOSOVË- Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë...
fot nga vendngjarja MAQEDONI- Janë identifikuar viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Maqedoninë...
Baki Goxhaj IZRAEL- Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në atdhe pas ndalimit të flotiljes së ndihmave "Global Sumud" nga Izraeli në...
foto nga vengjarja MAQEDONI- Një aksident tragjik ka ndodhur në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, ku katër pe...
foto nga vengjarja LAÇ- Policia ka zhvilluar një operacion në Laç për goditjen e veprimtarisë së pal...
Foto ilustruese TIRANË- Përbërësit më të qëndrueshëm të inflacionit shënuan një rritje të ...
VLORË- Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës brenda një kantieri në pronësi të...