19 Mars 2026, 19:35
Nga D.S
amp
TIRANË- Një punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. AMP sqaron se efektivi i policisë, Admir Elezi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Mësohet se, ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 10.03.2026 ka kryer arrestimin në flagrancë të një personi me iniciale, H.SH, të cilit gjatë kontrollit teknik iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë. Gjatë veprimeve proceduriale të administrimit të sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave.
Njoftimi i AMP:
"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë N/Komisar A. E., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga nenet 248 dhe 301 i Kodit Penal.
Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 10.03.2026 ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit H.SH, të cilit gjatë kontrollit teknik iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë.
Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale të administrimit të sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave.", shkruhet në njoftmin zyrtar./Dosja.al
admir elezi amp ndalon punonjësin e policisë në tiranë i dyshuar për dy vepra penale
Aktualitet
19 Mars 2026, 19:12
D.S
TIRANË- Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është vetëdorëzuar në polici. Hasa u shpall në kër...
Aktualitet
19 Mars 2026, 19:07
D.S
Ambasada amerikane
TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të...
Aktualitet
19 Mars 2026, 17:14
D.S
foto nga banesa e pershtatur per kultivim te bimeve narkotike
RROGOZHINË- Një operacion i befasishëm i Policisë së Shtetit ka zbul...
Aktualitet
19 Mars 2026, 17:08
E. D
PEQIN- Policia e Peqinit ka dalë me një zyrtar lidhur me operacionin e koduar “Kurtaj”, ku u gjetën rreth 4 mijë rrënj&eu...
Aktualitet
19 Mars 2026, 17:05
E. D
PEQIN- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi në banesë...
Aktualitet
19 Mars 2026, 16:40
E. D
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar, pasi kaloi për gjykim dosjen për vrasjen e Fatbardh Li...
Aktualitet
19 Mars 2026, 16:36
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një shq...
Aktualitet
19 Mars 2026, 15:57
E. D
PEQIN- Policia ka zbuluar një shtëpi bari në Peqin. Bëhet me dije se ambienti, i cili ishte përshtatur për kultivimin ...
Aktualitet
19 Mars 2026, 15:16
E. D
KOSOVË- Pas gati tre vjetëve, Kosovës nuk i rëndon më pesha e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian ia vendosi p...
Aktualitet
19 Mars 2026, 15:05
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme ...