LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: A ka Lista Serbe të ardhme në institucionet e Kosovës?

Javën e kaluar, ajo iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sepse nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb nuk u votua në paketë me kandidaten tjetër për nënkryetare nga komunitetet pakicë joserbe. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e përfundoi seancën konstituive më 30 gusht, edhe pse nënkryetari serb nuk u zgjodh.

3 Shtator 2025, 19:45 Nga r.ll
Analiza: A ka Lista Serbe të ardhme në institucionet e Kosovës?
zyrtaret e listes serbe

KOSOVË- Nga një instrument për integrimin e komunitetit serb në shoqërinë kosovare, në një nxitës të dezintegrimit të tij. Kështu e sheh rrugëtimin e Listës Serbe Belgzim Kamberi nga Instituti joqeveritar për Politika Sociale “Musine Kokalari”, në Prishtinë. Vetëm pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, thotë ai, do të shihet nëse ajo ka ndryshuar ndërkohë qëndrimet dhe politikat e saj.

Tash për tash, sipas Kamberit, mbetet e paqartë nëse kjo parti - më e madhja e serbëve në Kosovë, e mbështetur nga Beogradi - do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit dhe bashkëjetesës, apo do të bëjë të kundërtën. Nga ana tjetër, Miodrag Milliqeviç nga organizata joqeveritare “Aktiv” në Mitrovicë të Veriut vlerëson se Lista Serbe ka humbur tashmë besueshmërinë dhe aftësinë për të bërë koalicione, dhe se këtë nuk do ta ndryshonin as ndërrimet e mundshme të kuadrove brenda saj.

Ai thekson se kjo situatë është kryesisht pasojë e sulmit të armatosur në Banjskë, më 2023, por edhe e veprimeve sipas parimit “ngrohtë-ftohtë”. Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit e mori nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiç.

Lista Serbe nuk bëri ndonjë deklaratë në lidhje me këtë sulm, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës, ndërsa në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë. Lista Serbe as nuk u distancua nga Radoiçiçi, të cilin, deri atëherë, e mbronte vazhdimisht.

Në nëntor të vitit 2022, kjo parti i braktisi institucionet e Kosovës në veri të vendit, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me ato të Kosovës. Më pas, në prill të vitit 2023, ajo bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale dhe më vonë për bojkotimin e votimeve për zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe.

Ndaj, kryetarët shqiptarë, të cilët nuk pranohen nga popullata shumicë serbe, mbetën në pushtet në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok deri në fund të mandateve të tyre. Lista Serbe, megjithatë, iu rikthye proceseve zgjedhore. Aktualisht ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet lokale, të planifikuara për 12 tetor.

Javën e kaluar, ajo iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sepse nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb nuk u votua në paketë me kandidaten tjetër për nënkryetare nga komunitetet pakicë joserbe. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e përfundoi seancën konstituive më 30 gusht, edhe pse nënkryetari serb nuk u zgjodh.

A është i mundur “rehabilitimi” i Listës Serbe?

Radio Evropa e Lirë pyeti Listën Serbe nëse ka vështirësi të funksionojë brenda institucioneve të Kosovës dhe nëse do t’i ndryshonte politikat apo strukturat e partisë, por nuk mori përgjigje. Pas seancës së Kuvendit javën e kaluar, deputeti i kësaj partie, Igor Simiç, tha se të drejtat e komunitetit serb po shkelen, ashtu si edhe rendi kushtetues dhe Rregullorja e punës së Kuvendit.

“Lista Serbe dhe populli serb nuk janë pengesë, e as dikush që dëshiron t’i bllokojë proceset. Kërkojmë vetëm që të respektohen të drejtat tona”, tha Simiç.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kamberi thotë se sulmi i armatosur në Banjskë ka hapur dilema rreth Listës Serbe dhe se udhëheqja e re e saj, me Zllatan Ellekun në krye, nuk e ka ndryshuar shumë situatën.

“Do të shohim se si do të sillet Lista Serbe pasi - sipas të gjitha gjasave - të kthehet në pushtet në nivelin lokal [në veri të Kosovës], çfarë lloj marrëdhënieje do të ketë me Prishtinën zyrtare... Qëndrimet e Listës Serbe do të varen edhe nga procesi i dialogut, por edhe nga zhvillimet në Serbi. Nëse SNS-ja [Partia Përparimtare Serbe] mbetet në pushtet, do të shohim se çfarë do t’i sugjerojë Listës Serbe. Nëse atje ndryshon qeveria, mbetet të shihet nëse do ta mbështesë konceptin e Listës Serbe apo ndonjë model më plural të organizimit të serbëve të Kosovës, formalisht më autonom dhe më pak në lidhje të drejtpërdrejtë me pushtetin në Beograd”, thotë Kamberi.

Milliqeviç nuk beson se ndryshimet brenda Listës Serbe mund të ndikojnë pozitivisht në besueshmërinë e kësaj partie. Ai thotë se partitë politike duhet të gjejnë një zgjidhje kompromisi dhe ta zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, në mënyrë që kjo bllokadë të zgjidhet.

“Është e vështirë të pritet ndonjë ribrendim i Listës Serbe, por, po ashtu, nuk ka kuptim të refuzohet votimi për njerëz që nuk janë drejtpërdrejt përgjegjës për ndonjë ngjarje. Nëse si argument përdoret ende se kush është parë me kë në disa fotografi, kush u takua me kë për një kafe... dijeni që këtyre historive nuk u takon vendi në Kuvend”, vlerëson Milliqeviç.

Pas disa muajsh bllokadë institucionale, kryetari i Kuvendit të Kosovës u zgjodh në fund të gushtit, por problemi vazhdoi me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Pasi Lista Serbe refuzoi ta ndërronte kandidatin e saj, Sllavko Simiq, i cili nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme në tri runde votimi, kryetari i Kuvendit, Basha, vendosi ta përcaktonte emrin e ri me short.

As kandidatët tjerë serbë nuk i morën votat e nevojshme dhe ai e mbylli seancën konstituive. Presidenca e Kosovës tha se po bën një “analizë” të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe se presidentja Vjosa Osmani do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me qëllim garantimin e stabilitetit institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës./REL

lista serbe institucionet ne kosove

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë