LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Lista Serbe sfidon Kuvendin dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, dorëzoi një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së nënkryetarit serb, Nenad Rashiq, duke pretenduar se janë bërë shkelje kushtetuese dhe të rregulloreve.

16 Tetor 2025, 22:56 Nga E. D
Analiza: Lista Serbe sfidon Kuvendin dhe rrezikon formimin e Qeverisë
foto ilustruese

KOSOVË- Më pak se një javë pasi Kuvendi i Kosovës u konstituua plotësisht, me kryetarin dhe pesë nënkryetarët, kushtetutshmëria e këtij procesi u vu në pikëpyetje nga Lista Serbe.

Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, dorëzoi një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së nënkryetarit serb, Nenad Rashiq, duke pretenduar se janë bërë shkelje kushtetuese dhe të rregulloreve.

Në ankesën e saj, Lista Serbe kërkoi që gjykata të vendosë një masë të përkohshme, për të ndaluar, siç tha, “veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”.

Nënkryetari nga komuniteti serb u zgjodh më 10 tetor, dhe ky post iu besua Nenad Rashiqit - i vetmi deputet i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Emri i tij u votua pasi asnjë nga kandidatët e Listës Serbe - e cila ka shumicën e vendeve të rezervuara për komunitetin serb në Kuvend - nuk arriti t’i siguronte votat e nevojshme.

Me Kushtetutën e Kosovës, nënkryetari duhet të jetë nga “radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”.

Ndërsa, sipas Rregullores, “kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”.

Gjithashtu, Rashiq u votua veçmas nga nënkryetari tjetër që përfaqëson komunitetet joshumicë - ndryshe nga praktikat e mëparshme, por me miratimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nenad Rashiq dhe sfida për Kushtetutën

Bazuar në këto, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, vlerëson se zgjedhja e Nenad Rashiqit mund të mos ketë qenë në përputhje me Kushtetutën.

“Mund të them se Rashiq nuk e ka marrë nominimin nga së paku gjashtë deputetë serbë në Kuvendin e Kosovës. Nga kjo premisë, mund të konkludohet se ka pasur shkelje kushtetuese në procesin e zgjedhjes së tij si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Ai përmend edhe rastin e Emilija Rexhepit, e cila u zgjodh nënkryetare nga komunitetet joserbe jashtë pakos me kandidatin serb - ndryshe nga praktikat e mëparshme.

Megjithëse situata, sipas tij, duket e qartë, Miftaraj zgjedh të jetë i kujdesshëm në parashikime.

“Gjykata Kushtetuese ka ditur të na befasojë, ka ditur t’i ndërrojë standardet, t’i ndërrojë praktikat. Prandaj, në këtë fazë, është problem të kesh një qëndrim se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, thotë ai.

Ankesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese e sheh si të drejtë legjitime edhe profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Megjithatë, ai e konsideron këtë veprim si të dëmshëm për procesin demokratik në Kosovë, pasi, siç thotë, mund të çojë në pezullimin e punës së Kuvendit.

“Tani varet nga Gjykata Kushtetuese. Jam i bindur se do ta shqiptojë masën mbrojtëse, të përkohshme... dhe pezullohet puna e Kuvendit. Më pas, do të shohim se çka do të ndodhë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Baraliu nuk e konsideron të drejtë vendimin e Kushtetueses për zgjedhjen ndaras të nënkryetarëve nga komunitetet pakicë, prandaj thotë se aktgjykimi për ankesën e fundit të Listës Serbe është vështirë i parashikueshëm.

“Nga kjo që po bën Gjykata Kushtetuese, mishmash me vendimet e veta, gjithçka është e pritshme”, thotë ai.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës u zvarrit për gati gjashtë muaj për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Gjatë këtij procesi, Gjykata Kushtetuese nxori tri aktgjykime bazuar në ankesat e partive, të cilat përcaktuan kushtet dhe afatet për konstituimin e Kuvendit.

Pasojat e mundshme për Qeverinë e re

Sipas Miftarajt, nëse Kushtetuesja vendos në favor të Listës Serbe, situata në Kuvend mund të rikthehet në rrethanat që ishin pas aktgjykimit të 8 tetorit.

“Kjo do të thotë që Kuvendi nuk konsiderohet ende i konstituar. Do ta detyrojë Kuvendin të votojë sërish, në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, për një nënkryetar nga komuniteti serb, i propozuar nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti”, thekson Miftaraj.

Ai shton se një vendim i tillë mund të ndikojë edhe në formimin e Qeverisë së re.

“Me të do të binte poshtë nominimi dhe mandatimi i Lëvizjes Vetëvendosje nga presidentja për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës”, vlerëson Miftaraj.

Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidentja Vjosa Osmani mandatoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryeministër në detyrë, për formimin e Qeverisë së re.

Afati 15-ditor për këtë proces nisi atë ditë dhe përfundon më 26 tetor. E, dyshime mbi zgjedhjen e Rashiqit shprehën më herët edhe ekspertë të tjerë, ashtu si edhe përfaqësues të partive ish-opozitare.

“Ne, praktikisht, po hyjmë në një fazë të shkeljes së vazhdueshme të Kushtetutës”, tha kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në ditën kur Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit./REL

kosove

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë