LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Si po prodhon Inteligjenca Artificiale biografi të rreme në masë

U porositën tri biografi: një për gazetarin investigativ Oliver Schrëm, një për redaktoren e gazetës Zeit, Alice Bota, dhe një për futbollistin dhe ish-kapitenin e ekipit kombëtar gjerman Thomas Müller. Veprat nuk janë libra, por më tepër broshura.

15 Shkurt 2026, 09:18 Nga E.d
Analiza: Si po prodhon Inteligjenca Artificiale biografi të rreme në
Foto ilustruse

Qoftë gazetar, atlet i njohur, autor apo model – kushdo që interesohet për një figurë publike, shpesh dëshiron të mësojë më shumë rreth saj, për shembull përmes një biografie. Në platformën e shitjes online Amazon, libri mund të porositet vetëm me disa klikime dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të mbërrijë në kutinë tuaj postare ditën tjetër.

Por jo të gjitha biografitë e shitura në Amazon janë të vërteta. Këtë e zbuloi një test i kryer nga NDR. U porositën tri biografi: një për gazetarin investigativ Oliver Schrëm, një për redaktoren e gazetës Zeit, Alice Bota, dhe një për futbollistin dhe ish-kapitenin e ekipit kombëtar gjerman Thomas Müller. Veprat nuk janë libra, por më tepër broshura. Ato kushtojnë rreth 16 euro për afërsisht 100 faqe.

Të famshmit nuk i njohin biografitë e tyre

Shtypshkrimi, lidhja dhe dizajni janë disi të papërpunuar. Vizualisht ato i ngjajnë një punimi kursi, të shkruar në mënyrë disi diletanteske. "Autorja" e të tri broshurave e quan veten Christine Hofmann dhe duket se ka interesa të shumëanshme: ajo ka botuar edhe biografi të ish-kryeredaktorit të gazetës Bild, Julian Reichelt, futbollistit Marco Reus, modeles Heidi Klum dhe të disa personave të tjerë pak a shumë të shquar. Asnjëri prej tyre nuk e dinte se po nderohej me një biografi.

Publikimet u shfaqën brenda pak javësh. Christine Hofmann duket të jetë një makinë e vërtetë shkrimi.

Historitë e jetës nga automati i teksteve

Pavarësisht telefonatave të shumta dhe një hulumtimi të gjatë NDR nuk arriti ta gjente "autoren". Nëse i krahason më me saktësi broshurat, zbulon se titujt e kapitujve janë banalë dhe shumë të ngjashëm. Titujt e kapitujve në biografitë e IA - Në stilin e një fjalimi funerali të shkruar keq

Stili i teksteve varion nga i stolisur tek ai bombastik. Disa paragrafë lexohen si fragmente nga një fjalim funebër: "Karriera e Thomas Müller është një dëshmi e vlerave të punës së palodhur, inteligjencës dhe vetëmohimit, që e bëjnë atë një nga figurat më të nderuara në historinë e futbollit", thuhet aty.

Nëse i teston tekstet me një aplikacion si "originality ai.", që e zbulon autorësinë e inteligjencës artificiale (IA), bëhet e qartë se probabiliteti që këto broshura janë shkruar me IA, është gati 100 përqind. Ndërkohë baza faktive për përpilimin e teksteve, është e pakët. Sidomos për protagonistët më pak të njohur ka shumë pak informacione të disponueshme në internet. Aparaturat e teksteve fillojnë pastaj të trillojnë.

Atëherë shpiken anëtarët e familjes dhe sajohen projekte të tëra; familjet e klasës punëtore fantazohen sikur janë pjesë e elitës arsimore. Gazetari Oliver Schröm, për shembull, konfirmon disa paragrafë të pavërtetë në broshurën, e cila u botua pa dijeninë e tij.

Libra të tillë ofrohen nëpërmjet "Books on Demand". Autori i ngarkon librat në bazën e të dhënave të Amazon. Klientët i shkarkojnë ato në lexuesit e tyre elektronikë e Reader, ose i shtypin vetëm me porosi. Në librat thuhet se shtypja bëhet nga një shtypshkronjë në pronësi të Amazon në Poloni. Të dhëna të tjera për shtëpinë botuese apo një adresë kontakti nuk ka.

E pyetur nga NDR, se përse oferta të tilla mediokre po e përmbytin tregun, Amazon Germany u përgjigj: Ne kemi norma përmbajtësore, që rregullojnë, se cilët libra mund të ofrohen për shitje dhe kemi metoda proaktive dhe reaktive, që na ndihmojnë të zbulojmë përmbajtjen,

Deklaratë me shkrim nga Amazon Germany

Amazon gjithashtu siguron NDR se tekstet kontrollohen: Ne investojmë kohë dhe burime të konsiderueshme, për të siguruar, që rregullat tona të ndiqen dhe i heqim librat, të cilët nuk përputhen me to. Ne përpiqemi të ofrojmë përjetimin më të mirë të mundshëm të blerjes, leximit dhe botimit.

Amazon momentalisht nuk i identifikon tekstet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale. Megjithatë mundësia e futjes së këtij funksioni, mund të shqytohet në të ardhmen. Amazon nuk jep asnjë informacion, nëse kjo do të ndodhë apo kur do të ndodhë.

Nëse doni të ankoheni si klient apo si një person, që është nderuar papritur me një biografi, një link i dërguar te NDR nga zyra e shtypit e Amazon mund t´ju vijë në ndihmë. Ai të çon në një faqe në gjuhën angleze, ku mund të raportosh shkelje të udhëzimeve të cilësisë së Amazon. Megjithatë baza e të dhënave të ndihmës nuk përmban asnjë shënim, se çfarë mund të bëhet kundër informacioneve të rreme. Mbetet e paqartë, se kush duhet t´i shqyrtojë sinjalizimet e tilla – një njeri apo inteligjenca artificiale?/DW

inteligjenca artificiale biografi masë

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Shkurt 2026, 22:44 E. D

Analiza: Arsimi i lartë, në udhëkryq

Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit për universitet...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni