LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në Ballkanin Perëndimor?

Projektet infrastrukturore, sipas analizës, janë kanali kryesor për hyrjen kineze në rajon, shpesh të shoqëruara me procedura jotransparente dhe rrezik për korrupsion.

3 Qershor 2025, 20:10 Nga M.B
Analiza: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për
Foto ilustruese

BALLKAN- Kina po e forcon ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes fuqisë ekonomike, projekteve infrastrukturore dhe gjithnjë e më shumë përmes ndikimit kulturor dhe mediatik, thuhet në një analizë të Qendrës së Forenzikës Digjitale (DFC) nga Podgorica, e publikuar më 3 qershor.

Sipas analizës - projekt i financuar nga Ambasada amerikane në Podgoricë - Pekini po shfrytëzon tërheqjen e partnerëve perëndimorë për të rritur praninë e vet në rajon përmes investimeve në infrastrukturë, media dhe kulturë. Projektet infrastrukturore, sipas analizës, janë kanali kryesor për hyrjen kineze në rajon, shpesh të shoqëruara me procedura jotransparente dhe rrezik për korrupsion.

“Çmimet më të ulëta në krahasim me konkurrentët amerikanë dhe evropianë po u mundësojnë kompanive kineze të sigurojnë bashkëpunim me vendet e rajonit. Në këtë kontekst, Ballkani Perëndimor shërben si trampolinë dhe urë për shtrirjen e investimeve kineze në Evropë", tha analisti i DFC-së, Marko Banoviç.

Në nivel global, Kina – ndonëse formalisht neutrale në luftën në Ukrainë – mbështet Rusinë. “Kështu arrin të ruajë partneritetin strategjik me Moskën, duke mbrojtur njëkohësisht interesat e veta ekonomike në Evropë”, vlerëson Banoviq. Përmes iniciativave si “Brezi dhe Rruga” dhe angazhimit në BRICS, Kina po synon t'i vendosë themelet e një rendi të ri ndërkombëtar ku modeli i saj politik dhe ekonomik të ketë rol qendror.

Analiza e DFC-së thekson se Serbia është një nga pikat kyçe të ndikimit kinez në Evropë. Marrëdhëniet janë forcuar sidomos pas ardhjes në pushtet të Partisë Progresive Serbe dhe Aleksandar Vuçiç. Që nga viti 2024, Kina është bërë aleati kryesor politik dhe ekonomik i Serbisë, sipas Banoviç.

Në gjysmën e parë të vitit 2024, Kina ishte investitori i dytë më i madh në Serbi, pas BE-së, me rreth një të tretën e investimeve të drejtpërdrejta. Në Serbi operojnë 1.560 kompani me kapital kinez, që punësojnë rreth 20.600 persona. Kina është partneri më i madh tregtar i Serbisë, me një shkëmbim prej 5.7 miliardë eurosh – nga të cilat 5.13 miliardë janë import.

Marrëveshja për tregti të lirë nga korriku 2024 përfshin mbi 20.000 produkte, nga të cilat 90 për qind do të përjashtohen nga taksat doganore. Nga viti 2012 deri në 2021, janë identifikuar të paktën 61 projekte me vlerë totale 18.7 miliardë euro të realizuara nga kompani kineze. Banka kineze Exim ka dhënë kredi në vlerë 5.7 miliardë euro, ndërsa kompanitë kineze kanë investuar drejtpërdrejt rreth 2 miliardë. Politikisht, Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia mbështet politikën e “një Kine”.

“Ndikimi kinez promovohet si model fitimtar për të dyja palët, pa kushte politike – ndryshe nga BE-ja që insiston në sundimin e ligjit dhe reforma”, thekson Banoviç.

Ndikimi kinez pasqyrohet edhe në ndryshimet ligjore – përfshirë Ligjin e Punës dhe ligjin për procedura të veçanta – të cilat janë përshtatur për të favorizuar investitorët kinezë. Kina i ka shitur Serbisë dronë dhe sistemin antiajror FK-3, duke e zgjeruar tregun e saj të armëve përtej kufijve tradicionalë. Ndërmjet Kosovës dhe Kinës nuk ekzistojnë marrëdhënie diplomatike formale, por ndikimi kinez nuk është krejtësisht i munguar – megjithëse mbetet shumë i kufizuar.

Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008 dhe e mbështet integritetin territorial të Serbisë, duke e parë Kosovën në prizmin e çështjeve të veta të brendshme, si Tajvani dhe Tibeti. Kina ka penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si UNESCO dhe INTERPOL. Ajo nuk ka ambasadë në Prishtinë, por vepron përmes Zyrës Ndërlidhëse në kuadër të ambasadës së saj në Beograd.

Megjithatë, tregtia mes dy vendeve po rritet. Në vitin 2023, Kosova importoi nga Kina mallra me vlerë 650 milionë euro, ndërsa eksportoi vetëm 442 mijë euro. Kryesisht bëhet fjalë për pajisje teknologjike, përfshirë sisteme mbikëqyrjeje të kompanive Dahua dhe Hikvision – të cilat janë nën sanksione në vendet perëndimore për arsye sigurie. Investimet kineze në Kosovë janë pothuajse të papërfillshme. Kina përmendet rrallë në media dhe shpesh në mënyrë neutrale ose negative, me theks të madh te partneriteti me BE-në dhe SHBA-në.

Sipas një sondazhi të DFC-së, 69 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk besojnë se lidhjet e forta me Kinën do të përmirësonin interesat e vendit – duke reflektuar orientimin e thellë pro-perëndimor të shoqërisë kosovare. Kina dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të mira politike, si në nivel dypalësh ashtu edhe përmes iniciativës “Brezi dhe Rruga”. Ndryshe nga Rusia, Pekini nuk përzihet drejtpërdrejt në politikën e brendshme të Malit të Zi dhe madje ka mbështetur anëtarësimin e vendit në BE.

Ndryshe nga BE-ja që përqendrohet në reforma ligjore e institucionale, angazhimi kinez reflektohet përmes bashkëpunimit me institucione konkrete, investimeve në infrastrukturë dhe financa. Kjo përfshin vizita zyrtare, shkëmbime studimore dhe pjesëmarrje të kompanive kineze në tregun malazez.

Kina ende nuk është investitori më i madh në Mal të Zi, por ka rol të rëndësishëm si kreditor dhe kontraktues. Shembulli më i madh është kredia prej afro një miliard dollarësh që Qeveria malazeze mori nga banka Exim për ndërtimin e autostradës Bar–Boljare, projekt i kompanisë kineze CRBC.

Kina është gjithashtu e përfshirë në projekte si rikonstruksioni ekologjik i Termocentralit të Plevlës. Por, shumë prej këtyre projekteve janë jotransparente dhe kanë ndikim negativ në mjedis. Ndikimi i Pekinit në Mal të Zi nuk është vetëm ekonomik – përmes programeve kulturore dhe arsimore, shkëmbimit të studentëve dhe përmbajtjeve mediatike që promovojnë perspektivën kineze. Kina po ndërton ndikim të butë që ndikon diskursin publik dhe orientimin politik.

Sipas një sondazhi të DFC-së nga maji 2024, 33.8 për qind e qytetarëve besojnë se Kina ka ndikim të madh në Mal të Zi, dhe 63.2 për qind e vlerësojnë atë si pozitiv. Ndikimi kinez në Bosnje dhe Hercegovinë është më i dukshëm në entitetin Republika Sërpska, përmes tregtisë, arsimit, mediave dhe diplomacisë. Edhe pse bashkëpunimi paraqitet si ekonomik dhe kulturor, analiza vlerëson se ai ka përmbajtje gjithnjë e më shumë politike.

Në vitin 2023, këtë vend e vizitoi i dërguari special i Qeverisë kineze për çështjet evropiane, Vu Hongbo, me fokus te bashkëpunimi, në kuadër të iniciativës “Brezi dhe Rruga” dhe sigurisë evropiane. Në nëntor të po atij viti, presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, u takua me ambasadorin kinez, Ji Ping për të diskutuar mbi situatën politike dhe Marrëveshjen e Dejtonit, gjë që u interpretua si përfshirje direkte e Kinës në çështjet e brendshme të Bosnjës.

Në vitin 2021, Kina dhe Rusia tentuan përmes Kombeve të Bashkuara të mbyllin Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR), por rezoluta nuk kaloi. Në Maqedoninë e Veriut, ndikimi kinez vjen përmes tregtisë, arsimit, mediave dhe diplomacisë. Edhe pse marrëdhëniet paraqiten si të favorshme për të dyja palët, analiza ngre shqetësime për ndikim të mundshëm negativ që mund të cenojë sovranitetin dhe proceset demokratike.

Kina kritikoi ashpër vizitën e deputetëve maqedonas në Tajvan, ndërkohë që projektet e zhvillimit që ofron shpesh përmbajnë klauzola të fshehta, si mundësia e kërkesës për kthim të menjëhershëm të kredive nëse cenohen interesat kineze. Aktualisht, Maqedonia e Veriut i ka borxh Kinës 479 milionë dollarë - që përbën 8.7 për qind të borxhit të jashtëm të vendit. Shkëmbimi tregtar në vitin 2024 ishte rreth 490 milionë dollarë, me deficit të madh në anën maqedonase.

Instituti Konfuçi në Shkup është instrumenti kryesor i ndikimit kulturor dhe arsimor kinez. Numri i kursantëve është rritur nga 60 në vitin 2013 në 562. Gjysma e librave të përkthyer nga kinezishtja janë për fëmijë – tregues i synimit drejt brezave të rinj. Maqedonia e Veriut ka realizuar më shumë projekte shkencore me Kinën sesa me çdo vend tjetër./ REL

kina ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë