22 Tetor 2022, 19:16
Nga k.m.
Vjollca
TIRANË- Vjollca u bë e famshme me shprehjet e saj gjatë përballjes me burrin në një dalje televizive. Në një intervistë për “Real People” në Euroneës Albania, Vjollca tha se ditën që doli në televizor nuk kishte marrë qetësuesen dhe sipas saj situata i doli jashtë kontrollit. Vjollca theksoi se të gjithë të afërmit i bërtisnin dhe e shanin, gjë e cila e mërziti dhe stresoi shumë.
“Të gjithë bënin zërin tim. Merr çantën, shkon në lokal. Atë ditë nuk kisha parë kokrrën, qetësuesen dhe fola. Dhe Eni më tha që ta shaja sa më shumë. Nuk mbaj mend fare se çfarë kam fol. Kur e kam pa këtu në telefon tim, u çmenda. Gjithë miqtë më bërtisnin, më shanin. Më thoshin pse ke fol kështu. Këtu është mentaliteti, këtu gratë janë të mbylluara ndërsa unë s’kam qenë kështu. Më thoshin si s’ke zor, i vure në siklet çunat. Pastaj më doli se ka vdekur, ishte më keq. Unë dilja se nuk e kisha problem fare. Nuk dilja nëpër lagje të pija kafe, shkoja vetëm në lokal. Nuk më vjen mirë që u bëra e njohur. Më iku mendja nga stresi. Jam penduar se ndjehem keq,”- u shpreh Vjollca.
Pas daljes në "Shihemi në gjyq", Vjollca shprehu pendesë për fjalët e saj në emision, të cilat u bënë shumë virale.
“Nuk më vjen mirë që batuta ime u bë ashtu. U pendova për atë që thashë, sepse ndihem keq. Më thonë ke dalë në televizor, por mu më nxori e keqja,”- tha ajo ndër të tjera.
Vjollca dhe Zenuni u bënë shumë të njohur me historinë e tyre në një emision televiziv, para pak muajsh, ku gruaja kërkonte të drejtat e saj edhe pse nuk jetonte më me bashkëshortin. Po ashtu, foli për jetën e saj personale, ku tregoi se bashkëshortin e pa për herë të parë ditën kur u fejua.
Më tej, ajo theksoi se fëmijën e parë e solli në jetë në moshën 24-vjeçe, një vit pasi u martua.
“Kam qenë 24 vjeç kur jam bërë nënë, 1 vit pasi jemi martuar. Zenuni më mban në pëllëmbë të dorës. Unë kam punuar gjithmonë, edhe Zenuni punonte. Unë Zenunin e kam parë ditën kur jam fejuar. Më pas vinte te puna. Ka qenë shumë i bukur. Herën e dytë më ngjiti pak. Tani më pëlqen shumë politika. Kam qenë socialistë që kur kam lindur. Zenuni është demokrat, por ia kam marrë votën,”- tha ajo.
Ajo tha se Zenuni ishte shumë punëtor dhe që gjithmonë e ka ndihmuar në punët e shtëpisë.
vjollca
Aktualitet
22 Tetor 2022, 18:33
k.m.
Elton Qyno
TIRANË- Para "cash" po vijnë në Shqipëri. Tentativat për të futur para në mënyrë të palig...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 17:21
k.m.
Indrit Ndoj
KURBIN- Vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri u arrestuan sot nga Policia e Shtetit si autorët e vrasjes së 34-vjeçarit ...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 17:04
k.m.
Foto ilustruese
SARANDË- Policia e Sarandës ka nisur hetimet lidhur me një sipërfaqje të madhe tokash në vendin e quajtu...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 17:00
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Në 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 16:37
k.m.
Viktimat e ngjarjes së Klosit
Prokuroria është e bindur se edhe vrasja e Liri Shirës dhe djalit të tij Kenado Shira është...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 16:37
k.m.
Indrit Ndoj
KURBIN- Policia e Fushë Krujës ka dhënë detaje për vrasjen e 34-vjeçarit Indrit Ndoj, ndërsa sot janë...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 16:23
k.m.
Foto e makinës së bandës
ITALI- Personi që u arrestua në Hungari pasi ishte shpallur në kërkim prej më shumë s...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 15:25
k.m.
Foto ilustruese
Aktiviteti i pandërprerë i grupit Iranian “Homeland Justice” në publikimin e të dhënave sensitive nga ...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 15:14
e.k
Pamje nga aksioni i Policisë
VLORË- Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë ndërsa 65 leje dre...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 13:24
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona jamë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një 35-vjeçar si dhe nj&eum...