15 Janar 2026, 11:35
Nga I.A
Altin Ndoci
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për të zbardhur arratisjen e Altin Ndocit nga burgu i Durrësit. Mësohet se Prokuroria e Durrësit, ka marrë në skaner të gjitha takimet e 6 muajve të fundit të Ndocit në burg.
Po ashtu në lupë janë dhe bisedat telefonike të tij si dhe familjarë. Gjithashtu dyshohet se organizatohet e arratishes së tij, janë persona që kanë vizituar Ndocin në burg.
Si ndodhi ngjarja?
Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al
altin ndoci
Aktualitet
15 Janar 2026, 11:07
D.S
Spitali Rajonal i Shkodrës
SHKODËR- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Rreth orës, 09:30, në a...
Aktualitet
15 Janar 2026, 10:50
I.A
KORÇË- Fqinjët e 70-vjeçares e cila ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë pasi banesa e saj u përfshi nga fl...
Aktualitet
15 Janar 2026, 10:44
D.S
Automjeti i vjedhur
TIRANË- Një 18-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se vodhi një automjet në parkim. Sipas po...
Aktualitet
15 Janar 2026, 09:58
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Një banesë ka marrë flakë ditën e sotme në banesën e Korçës. M...
Aktualitet
15 Janar 2026, 09:04
D.S
Burgu i Peqinit
DURRËS- Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të ...
Aktualitet
15 Janar 2026, 08:53
D.S
foto nga vengjarja
TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar 60 kilogramë kanabis sativa, ndërsa arrestoi një 52-vje&cce...
Aktualitet
15 Janar 2026, 08:15
D.S
Burgu i Peqinit
DURRËS- Një masë ekstreme sigurie është ndërmarrë në orët e para të mëngj...
Aktualitet
15 Janar 2026, 08:03
D.S
Foto ilustruese
Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet...
Aktualitet
15 Janar 2026, 07:09
D.S
Moti për ditën e sotme, parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Aktualitet
14 Janar 2026, 22:50
E. D
Fshati Ferras, që ndodhet në anën tjetër të Vjosës, është gjunjëzuar plotësisht. Ai bën pjesë n&eu...