Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Autorët që ndihmuan në arratisjen e Ndocit besohet se planifikuan në detaje planin, në mënyrë që askush të mos dyshonte. Gjithashtu raportohet se modeli i makinës që u vodhën targat dhe makina që u përdor për arratisje është i njëjtë, “Audi A7”.
DURRËS- Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë nga arratisja e Altin Ndoci. Mësohet se targat e automjetit tip “Audi A7”, i cili u përdor për arratisjen rezultojnë të jenë denoncuara të vjedhura pak ditë më parë.
Autorët që ndihmuan në arratisjen e Ndocit besohet se planifikuan në detaje planin, në mënyrë që askush të mos dyshonte. Gjithashtu raportohet se modeli i makinës që u vodhën targat dhe makina që u përdor për arratisje është i njëjtë, “Audi A7”.
Si ndodhi ngjarja?
Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lala, solli dëshmi të familjarëve dhe shokëve t&eum...
TIRANË- Pavlin Preka ishte 19 vjeç kur u vra në banesën e tij, më 26 Shkurt 2025 në fshatin Guci e Re në Shkodë...
Foto ilustruse GJIROKASTRA- Reshjet intensive të shiut dhe moti i keq kanë shkaktuar rrëshqitjen e një pllaje në lartës...
Polici i Burgjeve DURRËS- Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arratisj...
Altin Ndoci, Audi me te cilin u arratis DURRRËS- Automjeti tip “Audi”, me targë ‘AB 700 RS’, me të cilin u arratis d...
foto ilustruese KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka këshilluar të mart&e...
KOSOVË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se vendet që bëjnë biznes me Iranin, do të përballen me n...
Foto ilustruse TIRANË- GJKKO ka dënuar me 1 vit burg babain e kandidates së PSD, Fier, Pandeli Bozha. Ai është akuzuar pë...
foto ilustruese KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të for...
Foto ilustruse DURRËS- Forcat Operaracionale të burgjeve nga Tirana, janë nisur drejt burgut të Durrësit. Ata janë nisur me q...