5 Korrik 2024, 13:33
Nga r.ll
dy te arrestuarit
VLORË- Dy persona të shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Letjano Beluli, 46 vjeç, banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Elbasanit, me 16.05.2019, e ka dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
32-vjeçarit tjetër të arrestuar i kishte caktuar Gjykata e Vlorës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit".
Kapen në qytetin e Vlorës dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, njëri i dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, tjetri i akuzuar për të njëjtën vepër penale.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “City”, si rezultat i të cilit u kapën në qytetin e Vlorës, shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar:
- Letjano Beluli, 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 16.05.2019, e ka dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Elbasan;
- J. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 12.12.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
letjano beluli policia e vlores
Aktualitet
5 Korrik 2024, 13:15
I.A
Dritan Dajti
TIRANË- Dritan Dajti i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë ka kërkuar lirimin nga burgu...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 13:05
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka vendosur rikthimin në burg të Namik Simixhiu, i cili është i akuzuar n...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 12:29
N.F
Protesta
TIRANË- Pas më pas se një orë tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 12:29
r.ll
foto ilustruese
DIVJAKË- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë. Në pranga është v&eu...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 12:15
I.A
Gazment Haxhia
TIRANË- Biznesmeni Gazment Haxhia është një nga personat e vendosur në masë sigurie 'arrest shtëpie' p&eu...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 12:06
r.ll
laert haxhiu
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë për...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 12:05
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kërkoi të premten më 5 korrik dek...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 11:53
N.F
TIRANË- Pas më pak se një orë tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së Tiran...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 11:43
N.F
Aktori
TIRANË- Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në protestën e 15-të para Bashkisë së Tiranës...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 11:33
N.F
Protesta
TIRANË- Ditën e sotme po mbahet protesta e radhës e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë s&e...