17 Shkurt 2024, 13:34
Nga S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Mësohet se këta persona kanë kryer vepra penale si shkelja e arrestit shtëpiak, dhuna ndaj shoferit të autobusit, marrëdhënia seksuale me një të mitur, dhunë në familje, përndjekje si dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur. Për veprime të mëtejshme procedurale do të merret prokuroria e Tiranës.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
- F. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi";
- R. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Babrru, në autobusin e linjës Insitut-Paskuqan-Tiranë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shoferin e autobusit si dhe është konfliktuar me dy shtetas të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
- K. R., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
- A. Ll., 37 vjeç, banues në Rubik, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, arrestuan shtetasin D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, në fshatin Ndroq, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, gjatë parakalimit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, është përplasur me një kamion, dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga përplasja është dëmtuar lehtë pasagjeri, shtetasi E. K., që udhëtonte me shtetasin D. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
vepra penale tirane
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 13:19
S.B
Pika kufitare Muriqan
MURIQAN- Arrestohet 48-vjeçari polak Grzegorz (Daniel) Hermanski ditën e sotme duke tentuar të kalonte në ...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 13:11
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohet një 20-vjeçar dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një 45-vjeçare n&...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 12:33
S.B
foto ilustruese
DIVJAKË- Një mjet bujqësor është përplasur me një motoçikletë ditën e sotme në...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 12:07
I.A
Gentian Mino
GREQI- 39-vjeçari shqiptar, Gentian Mino është vënë në pranga nga autoritet greke pasi ka vrar&eu...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 11:50
S.B
foto ilustruese
BULQIZË- Procedohet penalisht drejtuesi i një subjekti minerar në Bulqizë. 62-vjeçari me inicialet I.L ka s...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 11:49
I.A
Gjykata e Durresit
DURRËS- 35-vjeçari Ilir Koçilja që vrau fqinjin Halil Koka me thikë në Durrës është...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 11:40
I.A
Policia spanjolle
SPANJË- Agjentët e Policisë Kombëtare kanë çmontuar në provincën e Valencias një nga organ...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 11:34
S.B
foto ilustruese
FIER- 2 persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Fierit. Sipas të dhënave këta persona kanë...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 11:18
I.A
Punimet
HIMARË- Organizata OMONIA ka reaguar pas një video të publikuar nga JOQ Albania, në lidhje me punimet që po bëhe...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 11:09
I.A
Spitali i Durresit
KAVAJË- Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë mes dy personave. Nga sherri ka mbetur i lënd...