26 Dhjetor 2024, 10:06
Nga ZH.LL
policia
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar 3 persona në flagrancë, për vepra të ndryshme penale. Nga dhuna në familje, të dehur në timon tek aksident me pasojë vdekje.
Ndërkohë, blutë bëjnë me dije se ka nisur procedim penal për dy persona të tjerë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Njoftimi:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Rr. Gj., 69 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-L. Q., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-G. B., banues në Prrenjas, pasi në Prrenjas, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. G., 34 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin J. K., 61 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 35 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi ka tentuar të godasë me mjet prerës babanë e tij dhe ka dëmtuar autoambulancën me të cilën ai u transportua në spitalin psikiatrik.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. S., 31 vjeç dhe P. S., 19 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
elbasan arrestime
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 10:09
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ditën e djeshme gjatë një...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 10:03
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin ku një 69-vjeçar këmb&e...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 09:50
ZH.LL
bllokim nga debora
FUSHË ARRËZ- Reshjet e denduara të borës kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në segmetin rrugor të Ib...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 09:35
ZH.LL
Kapshtice
KAPSHTICË- Fluksi i emrigrantëve dhe turistëve gjatë festave të fundvitit po vijon me ritme të larta. Në pik&e...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 08:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria ka vendosur që të shpërblejë për festat e fundvitit forcat e rendit. Mësohet se vendimi ...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Për ditën e enjte pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike mbi vendin tonë p&eu...
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 22:57
r.ll
pirro cako dhe parashqevi simaku
SHBA- Biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë në rrjetet e tij sociale video nga një bisedë e artistes Par...
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 22:37
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një ndër kompanitë që duket përsëritëse në gjobat e marra është CCLAB sh.p.k...
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 22:28
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pasi zbuluam abuzimet me transportin e mbetjeve të rrezikshme dhe gjurmueshmërinë e tyre, tashmë do të...
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 22:26
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Shqipëria është përballur dhe më herët me problemet e ndotjeve nga mbetjet e rrezikshme që...