Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se në fshatin Tejdrinë janë gjetur dhe asgjësuar 143 bimë të mbjellura kanabis.
KUKËS- Shpallen në kërkim katër persona dhe procedohen tre të tjerë në Kukës. Mësohet se në fshatin Tejdrinë janë gjetur dhe asgjësuar 143 bimë të mbjellura kanabis.
Janë shpallur në kërkim katër persona familjarë të njëri-tjetrit për prodhim të lëndëve narkotike si dhe ëshë proceduar në gjendje të lirë një tjetër familjar për moskallëzim krimi. Tek shtëpia e ktij të fundit është gjetur një automatik dhe sasi municioni.
Gjithashtu në gjendje të lirë janë proceduar kryeplaku i fshatit si dhe inspektori i pyjeve për shpërdorim detyre.
Njoftimi i Policisë:
DVP Kukës/Vijon intensivisht megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve, gjenden në fshatin Tejdrinë, Kukës dhe asgjësohen 143 bimë narkotike cannabis sativa.
Identifikohen dhe shpallën në kërkim 4 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit), autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Procedohet në gjendje të lirë 1 familjar tjetër, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi muncioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve.
Procedohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve, për moskallëzim krimi dhe për shpërdorim detyre.
Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë gjetur të mbjella në fshatin Tejdrinë, 143 bimë narkotike.
Nga hetimet e kryera janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi, shtetasit L. M., 49 vjeç, N. M., 44 vjeç (vëllezër), si dhe djemtë e 49-vjeçarit, shtetasit A. M., 23 vjeç dhe L. M., 25 vjeç, banues në fshatin Tejdrinë. Vijon puna për kapjen e tyre.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit, shtetasin T. M., dhe për shtetasin M. M. (vëllai i shtetasve N. M. dhe L. M.) për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe për inspektorin e pyjeve, shtetasin A. H., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
foto ilustruese TIRANË- Është publikuar pak pasi maturantë kanë nisur testimin, teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Let...
foto ilustruese MORINË- Një 35-vjeçar turk është arrestuar në doganën e Morinës, me qëllim ekstradimin. 35-...
zjarri VLORË- Një stan në Vlorë është përfshirë në mesnatë nga flakët. Si pasojë e zjarrit jan...
paratë DURRËS- Katër persona janë arrestuar në portin e Durrësit pasi tentuan futjen e mbi 35 mijë eurove të padekl...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do të testohen për njohurit&e...
foto ilustruese LAÇ- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Sipas informac...
foto nga protestat e kaluara TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet protesta e 11 ve thirrur nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" par...
foto ilustruese TIRANË- Të rinjtë shqiptarë po i shikojnë gjithnjë e më shumë si të përshtatshme platform...
foto ilustruese TIRANË- Çmimi i shtëpive është bërë i papërballueshëm për shumicën e popullsis&eum...
foto ilustruese TIRANË- Sipas MeteoAlb, vijon depërtimi i të nxehtit Saharian në Mesdhe, duke bërë që Shqipëria t&e...