44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Si rezultat i këtij aksioni, blutë kanë vënë në pranga 31-vjeçarin me iniciale N. Z., ndërsa kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, 43-vjeçarin me iniciale J. M., të dy banues në fshatin Mukaj.

KRUJË- Policia e Krujës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Mukja”, duke goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në një zonë pyjore.
Si rezultat i këtij aksioni, blutë kanë vënë në pranga 31-vjeçarin me iniciale N. Z., ndërsa kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, 43-vjeçarin me iniciale J. M., të dy banues në fshatin Mukaj.
Gjatë kontrolleve në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë zbuluan dhe asgjësuan 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar në zonën pyjore të fshatit. Përveç bimëve, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë punën intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Njoftimi i policisë:
"Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mukja”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe sekuestrohen 600 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa.
Vihet në pranga një 31-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, sherbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe si rezultat i kontrolleve të organizuara në terren, finalizuan operacionin policor të koduar “Mukja”.
Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Z., 31 vjeç si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. M., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Mukaj.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas kishin kultivuar, në një zonë pyjore të fshatit Mukaj, 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në vendin ku kultivoheshin bimët narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”., njofton Policia./Dosja.al
pamje nga vendngjarja LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e mëngjesit të sot&eu...
TIRANË- Plakja e popullsisë, emigracioni dhe barra në rritje e sëmundjeve kronike po krijojnë kërkesa të reja për...
TIRANË- Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave mbi normalen që mbuloi pjesën më të madhe t...
TIRANË- Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që nga fillimi i viteve 2000, duke shënuar tku...
Foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet ...
Edmond Sula TIRANA- Personi që po shihni në foto është Edmond Sula, 50-vjeçari i cili u qëllua me armë zjarr...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. T&...
Foto ilustruse SARANDA- Policia ka arrestuar këtë mbrëmje një43-vjeçar në Sarandë, pasi ka goditur me sende ...
Pedagogu TIRANA- Një pedagog ka deklaruar këtë mbrëmje se ka punuar më parë te RENEA, por ka dhënë dor&e...
I riu nga Kukësi TIRANA- Një i ri i cili kishe ardhur nga Kukësi tha se etërit e tyre vranë në litar poetin Havzi Nela. ...