Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia e Tiranës tha se të arrestuarit janë administratori i kompleksit të pallateve, inxhinieri që kishte udhëhequr punimet për ndërtimin e tij, si dhe administratori i subjektit që ka bërë punimet për fasadën e pallatit.

Autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri i kanë arrestuar të mërkurën katër të dyshuar si pjesë e një hetimi ndaj një zjarri të madh në një ndërtesë shumëkatëshe banimi një ditë më parë në kryeqytetin e vendit, Tiranë, ndërsa katër të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar në liri, thanë autoritetet.
Policia e Tiranës tha se të arrestuarit janë administratori i kompleksit të pallateve, inxhinieri që kishte udhëhequr punimet për ndërtimin e tij, si dhe administratori i subjektit që ka bërë punimet për fasadën e pallatit.
Që të tre akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, një ditë pasi zjarri përfshiu ndërtesën 12-katëshe, si pasojë e të cilit u lënduan 11 njerëz.
Ndërkohë, i arrestuari i katërt është menaxherja e një dyqani në katin e parë të ndërtesës së prekur nga zjarri, e cila akuzohet për shkatërrim të pronës nga pakujdesia dhe për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Policia theksoi se po i heton edhe për katër njerëz të tjerë, në mesin e cilëve edhe pronarin e kompleksit të pallatit dhe dy punonjëset e subjektit tregtar, prej të cilit nisi zjarri që përfshiu tërë ndërtesën.
Hetimet e para kanë treguar se dyshohet se në pjesën e pasmë të dyqanit, në rrethana të paqarta, nisi djegia e zjarrit në një vend ku ishin grumbulluar mbeturina.
Policia thotë se menaxherja e dyqanit nuk kishte marrë masa për heqjen e mbeturinave.
Ndërsa, administratori i kompleksit të banimit dyshohet se nuk ka kryer veprimet e nevojshme për kontrollin e funksionalitetit të masave mbrojtëse për zjarrin dhe shpëtimin.
Policia sqaron se nga zjarri u lënduan 11 njerëz, përfshirë zjarrfikës dhe banorë të ndërtesës, të cilët vijojnë të marrin mjekim në spital.
Ndërkaq, autoritetet janë duke i bërë përllogaritjet për ta përcaktuar dëmin material të shkaktuar nga zjarri.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, tha të mërkurën se ndërtesa e djegur do të rindërtohet “100 për qind nga vetë ndërtuesi”, pavarësisht se të dhënat paraprake tregojnë se shkaku i zjarrit nuk ka asnjë lidhje me ndërtimin.
“Nuk mund t'i lëmë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre, dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë për një humbje që duhet të mbulohet nga sigurimi - një rast i qartë për të gjithë që të kuptojnë se sigurimi i shtëpive kundër fatkeqësive është absolutisht thelbësor”, tha kryeministri.
Zjarri – që nisi rreth orës 17:00 të martën pasdite – u vu nën kontroll rreth tri orë më vonë, sipas autoriteteve.
Fasada e pallatit mori flakë tërësisht deri në katin e 12-të dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëseve zjarri, depërtoi edhe brenda në banesa./REL
Foto ilustruse TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka goditur një grup kriminal t&eu...
Makina e përfshirë nga flakët SARANDA- Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës n&eu...
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shënkoll të Lezhës, ku një person ka humbur jet&eu...
Foto ilustruse Policia kriminale e Tiranës, ka shtrirë veprimet hetimore tek persona të tjerë që dyshohet se janë drejtuesit ...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi ka kanosur dhe dhunuar një 33-vjeçar. Fillimisht i arrest...
SHBA- Booking.com dhe klientët e saj janë vënë në gatishmëri pasi një shkelje e të dhënave u dha hakerë...
Përveç kryeqytetit, reduktimi i transportit publik ka vijuar ditën e sotme edhe në rrethe. Kryetari i Shoqatës së Transportit...
Forcat e Qeverisë siriane bëjnë roje, teksa para portës së kampit Al-Hol janë mbledhur disa gra. Pasi forcat qeveritare mor&...
Foto ilustruse TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur ditën e sotme vendimin për pagat e gjyqtarëve. Rreth dy muaj më p...
Foto ilustruse VLORA- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në qytetin e Vlorës, pasi kërcënuan me armë zjarri ...