LIVE UPDATES
Aktualitet

Avokati i hakërrehet gazetares, djeg afatet e ankimimit të qytetarit në gjyq

Në bisedën me avokatin, ky i fundit thotë se po pret të marrë vendimin e Gjykatës së Apelit. Ai nuk e di fare, se çfarë ka ndodhur dhe Gjykata Kushtetuese ka afat 45 ditë deri në 6 muaj në rast provash të reja, për ta çuar çështjen.

19 Mars 2025, 22:14 Nga N.F
Avokati i hakërrehet gazetares, djeg afatet e ankimimit të qytetarit
Naim Gjuta dhe gazetarja

TIRANË- Skënder Arapi është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për një ankesë, që lidhet me një çështje gjyqësore të gruas së tij Fahrije Xhahysa, për pronësi. Për këtë çështje janë ndjekur të gjitha shkallët e gjyqësorit deri në Gjykatën e Lartë, e cila nuk ka pranuar rekursin. Në muajin Prill 2024 Skënderi thotë se kanë pajtuar një avokat, për të ndjekur çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Avokatin Naim Gjuta e paguan 500 mijë lekë të vjetra. Pritën një vit dhe morën vesh se nuk ka asnjë çështje të tyren në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë jam bashkëshorti i Fahrije Xhahysës e cila ka pronën dhe e kam ndjekur tek të gjitha shkallët e gjyqësorit. Si përfundim kaluan në Gjykatën e Lartë dhe Gjykata e Lartë u mor vendimi i formës së prerë. Pastaj shkuam tek një avokat Naim Gjuta, ku dhe komunikuam me atë dhe i thamë që do e kalojmë në Gjykatën Kushtetuese, ai ra dakord. I dhamë prokurën, i dhamë dhe 500 mijë lekë të vjetra. Kjo ndodhi në Prill të vitit 2024.

Duke e pyetur vazhdimisht avokatin, duke i thëne që a ka mbaruar çështja, a ka shkuar çështja në Gjykatë Kushtetuese ai më tha që ka shumë radhë. Unë u interesova vetë në Gjykatën Kushtetuese, ku në të vërtet në gjykatë nuk është disponuar asnjë dosje në emër të Fahrije Xhahysës. Avokati nuk e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, për këtë mund të japë llogari vetë ai”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.

Në bisedën me avokatin, ky i fundit thotë se po pret të marrë vendimin e Gjykatës së Apelit. Ai nuk e di fare, se çfarë ka ndodhur dhe Gjykata Kushtetuese ka afat 45 ditë deri në 6 muaj në rast provash të reja, për ta çuar çështjen.

Avokati: Kam bërë një kërkesë në Hipotekë unë. Në hipotekën e përgjithshme online, për të marrë pjesë, për të përcaktuar, se çfarë tokash disponon Fahrija dhe ato. A janë të regjistruara në emër të Fahrijes ndonjë pronë dhe sa është sipërfaqja e regjistruar e pronës. Gjykata e Apelit të Durrësit, nuk ma kanë kthyer, nuk e kam marrë vendimin origjinal, por duhet me shku, me e marr te Gjykata e Apelit në Tiranë, tani që ka ardhur. Ka ardhur arkiva këtu dhe duhet ta marr dhe të kërkoj edhe njëherë rishikim të vendimit. Fahrijes i kam detyrim dhe do t’ia bëj. Atë, që i kam thënë, do t’ia bëj, se s’bën.

Ndërkohë nga vendimi i Gjykatës së Lartë ka kaluar një vit dhe në këtë mënyrë avokati ka penalizuar klienten e tij, për ankimim. “Stop” shkoi të takojmë avokatin Naim Gjuta, i cili sillet me harbutëri dhe e mëson vetëm prej nesh vendimin e Gjykatës së Lartë.

Gazetarja: Për çfarë e keni marrë këtë çështjen e zonjës Fahrije Xhahysa.

Avokati: Nuk e kam marrë për Gjykatën Kushtetuese, e kam marrë për të rishikuar vendimin dhe s’më ka sjellë akoma provat e veta.

Gazetarja: Sa kohë u bë?

Avokati: 6 muaj, ja 1 vit gati.

Gazetarja: Dhe çfarë ka ndodhur me çështjen?

Avokati: Nuk m’i ka sjellë dokumentet.

Gazetarja: Ia keni kërkuar ju?

Avokati: Ia kam kërkuar unë atij burrit të vet. Tani a ka mundësi të lutem. E kuptoni ju se po merrni në qafë kot njerëzit! Dilni përjashta!/ TvKlan

skënder arapi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen