19 Mars 2025, 17:34
Nga r.ll
bora zukali
TIRANË- Kryetari i Shoqatës “Vatra e shqiptarëve” në Stamboll, Bora Zukali ka folur sot lidhur me protestat që po zhvillohen aktualisht në Turqi. Zukali u shpreh për Syri Tv se situata në Stamboll është aktualisht e tensionuar. Ai u shpreh se në protestë ka shumë qytetarë të pranishëm por shumica e protestuesve janë studentë.
Bora Zukali: Situata është e tensionuar çdo sekondë. Studentët po marrin pjesë në këto protesta. Shumë qytetarë kanë marrë pjesë dhe në kryeqytetin e Stambollit. Situata do rëndohet më shumë sepse 6 persona janë hetuar dhe janë aktualisht në komisariatet e policisë. Nëse këto persona dërgohen për tu gjykuar situata do tensionohet edhe më shumë. Këta persona kanë kryer korrupsion dhe kanë abuzuar me tenderat dhe buxhetin e bashkisë. Në këto 6 persona janë kryetari dhe nënkryetari i bashkisë së Stambollit, një sekretar dhe drejtorë. Edhe problemi i diplomës ende vazhdon.
Autoritetet turke kanë arrestuar ditën e sotme rivalin kryesor të presidentit Recep Tayyip Erdogan, Ekrem Imamoglu, nën dyshimin për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist. Partia kryesore opozitare e ka cilësuar arrestimin e tij “tentim për puç kundër presidentit tonë të ardhshëm”. Arrestimi i Imamoglut kryetarit të njohur të Stambollit vjen në një kohë kur shumë figura opozitare janë ndaluar në gjithë vendin, gjë që është cilësuar nga shumë si përpjekje e politizuar për t’i heshtur kundërshtarët.
Arrestimi i Imamoglut ndodhi një ditë pasi Universiteti i Stambollit e shfuqizoi diplomën e tij, vendim i cili, nëse konfirmohet, do ta pengonte atë të garojë në zgjedhjet presidenciale. Zyra e guvernatorit të Stambollit ndaloi të gjitha tubimet dhe protestat në qytet për katër ditë.
Pavarësisht këtij vendimi në Stamboll sot kanë shpërthyer protestat, ku pjesëmarrës janë dhe studentët e Universitetit të Stambollit. Policia u përpoq të bllokonte marshimin, por mijëra protestues duke brohoritur pro-demokracisë, arritën të thyenin bllokadën e policisë. Jashtë portës kryesore, studentët u bënë thirrje studentëve të tjerë që të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre demokratike. Policia turke ndaloi protestuesit para Shkollës Ekonomike. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa studentët deklarojnë se do të vijojnë protestat e tyre.
bora zukali protestat ne stamboll
Aktualitet
19 Mars 2025, 16:36
E. D
foto ilustruese
TURQI- Një zjarr ka përfshirë një zonë me shkurre pranë nënstacionit elektrik në Rrilë të...
Aktualitet
19 Mars 2025, 16:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për të pandehurit Jovan Memajn dhe Bernard Tahirajn, të ar...
Aktualitet
19 Mars 2025, 16:06
r.ll
elton qyno
TIRANË- Gjykata Kushtetuese, vendosi të pranojë kërkesën e avokatëve të gazetarit Elton Qyno, për ndrys...
Aktualitet
19 Mars 2025, 15:20
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur të mërkurën aktakuzë kundër të pandehurit M.I...
Aktualitet
19 Mars 2025, 14:21
B.Z
Foto ilustruese
GJIROKASTËR - Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e koduar "Kilovati" në Gjirokastër n&eum...
Aktualitet
19 Mars 2025, 13:35
B.Z
Nikita
TIRANË - Kryepeshkopi i Thiatires dhe Britanisë së Madhe Nikita, njëkohësisht edhe kryetari i Konferencës së Kish...
Aktualitet
19 Mars 2025, 13:45
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Policia e Kosovës i ka arrestuar 16 të dyshuar, përfshirë një zyrtar policor, për kontrabandë me...
Aktualitet
19 Mars 2025, 13:19
B.Z
Luiza Mandi
TIRANË - Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për shpalljen fajtore t&eu...
Aktualitet
19 Mars 2025, 13:09
E. D
foto ilustruese
DIBËR- Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër, pasi ka dhunuar dhe kërcën...
Aktualitet
19 Mars 2025, 12:33
E. D
foto ilustruese
ANGLI- Policia angleze ka vënë në pranga dy shqiptarë, pasi ka zbuluar një fernë kanabisi. Siç ra...