Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës i kundërshton pretendimet e homologëve maqedonas se në ujin burimor të kompanisë “Rugove” ka prezencë të bakterit koliform. Reagimi i kësaj agjencie vjen dy ditë pas Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi po i inspektonte të gjitha dërgesat e ujit burimor nga Kosova, pasi, siç tha, disa analiza të mëhershme zbuluan praninë e bakterit koliform në një mostër uji.
KOSOVË - Institucionet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë qëndrime të kundërta për cilësinë e ujit nga kompania kosovare “Rugove”.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës i kundërshton pretendimet e homologëve maqedonas se në ujin burimor të kompanisë “Rugove” ka prezencë të bakterit koliform. Reagimi i kësaj agjencie vjen dy ditë pas Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi po i inspektonte të gjitha dërgesat e ujit burimor nga Kosova, pasi, siç tha, disa analiza të mëhershme zbuluan praninë e bakterit koliform në një mostër uji.
Disa media në këtë vend publikuan edhe vendimin e agjencisë, sipas të cilit bëhet fjalë për mostra të ujit “Rugove”. AUV i Kosovës thekson se pas raportimeve në media mbi dyshimet për sigurinë e produktit ujë ‘’Rugove’’, ka nisur gjurmimin e të gjitha të dhënave për ketë operator ekonomik.
Analizat, sipas kësaj agjencie, tregojnë se uji “Rugove” është i sigurt për pije. Por, homologët në Maqedoninë e Veriut, paralajmërojnë analizë të re, sipas tyre, neutrale.
AUV i Kosovës: Nuk ka bakter koliform në ujin ‘Rugove’
Të dhënat, sipas AUV-it, tregojnë se në muajin e fundit janë eksportuar gjithsej 27 ngarkesa, të cilat janë certifikuar në bazë të rezultatit të analizave laboratorike, të cilat janë kryer në Institutin Kombëtar te Shëndetit Publik të Kosovës.
“Ne këto rezultate te analizave është i përfshirë edhe parametri lidhur me ‘prezencën e bakterit koliform’. Në secilin rezultat është konfirmuar se nuk është gjetur ky bakter në produktin uji i ambalazhuar i kompanisë ‘Rugove’”, thuhet në një komunikatë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.
Kjo agjenci po ashtu thekson se nuk ka pranuar asnjë informatë zyrtare nga autoritetet homologe të Maqedonisë se Veriut, lidhur me dyshime rreth sigurisë se ndonjë ngarkese me ujë të pijshëm. Gjithashtu, nga të dhënat e kontrollit kufitar nuk është gjetur se ka pasur ndonjë ngarkesë me ujë të refuzuar, apo kthyer nga ndonjë shtet tjetër në ketë periudhë kohore.
Sipas AUV-it, uji i ambalazhuar ‘’Rugove’’ i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurt për pije. Vërejtjet e autoriteteve kompetente maqedonase lidhur me ujin “Rugove”, një ditë më herët, i ka cilësuar si të paqëndrueshme edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku bëhen analizat e rregullta të këtij uji.
Drejtor i Laboratorëve për Analizat e Ujit dhe Ushqimeve në këtë institucion, Ergyl Binqe i tha Radios Evropa e Lirë se “nuk janë gjetur asnjëherë baktere të dëmshme për shëndetin e konsumuesve” në ujin “Rugove”. Ekspertët për ujëra në IKSHPK, lidhur me konstatimin e kolegëve maqedonas, kanë theksuar se mund të jetë “gabim njerëzor në laborator ose në diagnostikim”.
Më herët, nga kompania “Rugove” kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se produkti i saj është në rregull dhe se shitjet në shtetin fqinj janë duke vazhduar.
Institucionet e Maqedonisë së Veriut paralajmërojnë “super analizë”
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se uji nga Kosova do të testohet sërish përmes një “super analize”.
Boshko Stojkoski nga Sektori i Mbikëqyrjes së Inspektimit në këtë agjenci, tha për Radion Evropa e Lirë se ngarkesa e ujit të importuar nga kompania kosovare “Rugove”, në të cilën agjencia pohon se më 12 shkurt zbuloi se kishte një sasi të shtuar të baktereve koliforme, nuk ishte lëshuar në qarkullim.
"Çelësi tani është që të bëhet super analiza dhe pas marrjes së rezultateve do të vendoset nëse uji është i sigurt apo jo. Ajo do të bëhet në një laborator të tretë me metoda të akredituara", tha Stojkoski.
Ai sqaroi se bëhet fjalë për një ngarkesë prej afërsisht 22 mijë litra ujë nga e cila Agjencia e Kontrollit Kufitar të Maqedonisë së Veriut mori një mostër dhe konstatoi se kishte një sasi të shtuar të baktereve koliforme. Stojkoski shton se përderisa priten rezultatet e “super analizës”, mbetet në fuqi masa protokollare, sipas së cilës nga 10 dërgesat e ardhshme merren mostra për testim të detyrueshëm laboratorik.
“Ajo masë mbetet në fuqi sepse më vonë është gjetur në dërgesat tjera, ku është konstatuar, si në mostrën e parë, se ka dalë pozitive për disa baktere, por nuk do të hyj në detaje se cilat”, thotë Stojkovski, duke mos saktësuar se për çfarë bakteresh bëhet fjalë.
Këto dërgesa të ujit nga Kosova, për të cilat Stojkoski tha se përmbajnë sasi të shtuar të baktereve të paautorizuara, nuk janë lëshuar në qarkullim. Sipas të dhënave të Byrosë së Prokurimit Publik të Maqedonisë së Veriut, janë 23 institucione të këtij vendi, të cilat, përmes një kompanie të atjeshme, furnizohen me ujin “Rugove”.
Disa prej këtyre institucioneve - si Ministria e Administratës Publike - konfirmuan për Radion Evropa e Lirë në Shkup se e kanë konsumuar dhe vazhdojnë ta konsumojnë ujin “Rugove”./REL
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia europiane e Azilit thotë në raportin e saj vjetor të sapo publikuar se 7325 shtetas nga Shqipëria para...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka vënë në dispozicion të qytetarëve një kategori në faqen e ve...
Foto ilustruese ITALI - Një partneritet i fuqishëm biznesi kriminal midis klaneve mafioze italiane dhe shqiptare dhe fraksioneve të tjera kr...
SPAK TIRANË - Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur në sekuestro preventive 90 pasuri t&...
Mëngjesin e 20 janarit, ndërsa përgatitej të raportonte temperaturat e ajrit në Tiranë për Institutin e Gjeoshkencave,...
Jetmir Llanaj TIRANË - Gjykata e Lezhës ka lënë në burg këtë të enjte Jetmir Llanajn, 46 vjeçarin i cil...
Foto ilustruese DURRËS - Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me rastin që u raportua pak ditë më parë në me...
Foto ilustruese ELBASAN- Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë "zbarkuar" sot në vendin ku ndodhet inceneratori i këtij qyteti. Kjo l...
Foto ilustruese TIRANË - Në vitin 2024 u regjistruan 177 aksidente të punë të raportuara nga Inspektorati Shtetëror i Pun&eum...
Maksim Çela ANGLI- Një prej njerëzve më besnikë të ish-kreut të bandës së Lushnjes Aldo Bare, Maksim &C...