LIVE UPDATES
Aktualitet

Banda kishte informacion, si u futën në kurthin e breshërive gardistët

Referuar dëshmisë së kushëririt të Bujar Buzanit, Bozi ka thënë se, forcat speciale kishin përdorur dhunë ndaj një familjeje, duke rrahur të zotin e shtëpisë dhe duke tentuar të përdhunonin gruan e tij. Kjo, ka acaruar grupin e armatosur edhe më tepër.

26 Mars 2025, 21:25 Nga E. D
Banda kishte informacion, si u futën në kurthin e breshërive
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e ngjarjes, rreth orës 07:30 të mëngjesit, Roland Xhepexhiu, Meti Bozi dhe Llazar Bicja, drejtohen për në zonën e kantierit në kryqëzimin e Belshit, zonë e influencës së Arjan Toskës, dhe vëllezërve Buzani.

Ata, informohen për lëvizjet e forcave speciale nga Tirana, të cilat po kryenin një kontrolle në dalje të Cërrikut.

Referuar dëshmisë së kushëririt të Bujar Buzanit, Bozi ka thënë se, forcat speciale kishin përdorur dhunë ndaj një familjeje, duke rrahur të zotin e shtëpisë dhe duke tentuar të përdhunonin gruan e tij. Kjo, ka acaruar grupin e armatosur edhe më tepër.

‘Rastet kur krimi i organizuar, pasi bandat kriminale futen në formën e posaçme të bashkëpunimit e me këtë rast në fushën e gjerë, apo në  termin e gjerë të krimit të organizuar, dhe krimi i organizuar që në atë kohë edhe u konsolidua në formimin e vet, gjeti mekanizmat sesi të arrinte nëpërmjet kërcënimit në vendimmarrjen që kërkonin të kishin’, u shpreh Saida Dollani Kretare Apelit Gjykatës Posaçme.

Pas fjalëve të Met Bozit rreth veprimeve të forcave speciale në familjet vendase, Arjan Toska me njerëzit e tij marrin armët dhe nisen drejt Cërrikut. Kur arrijnë, ata futen në kinemanë e qytetit dhe pozicionohen në katin e dytë. Në dritaret e godinës, rreshtohen kallashnikovët dhe mitrolozët e bandës me pamje të qartë të qytetit. Fill pas pozicionimit të tyre, kalon blindi i parë i forcave speciale.

‘Ngjarja është shumë e rendë është një nga ngjarjet që ka pasur shumë viktima të atyre viteve, nga mënyra sesi është zhvilluar ka qenë me një ashpërsi, rasti i Cërrikut nuk ngjan me grupet e tjera’, u shpreh Kreshnik Muftari, pedagog i Drejtësisë.

‘Kane shkuar efektivet e gardës, me qëllim për t’i çarmatosur pasi ka pasur një armatim shumë të madh si qytet, për aq pak banore sa ka. Është hapur fjala se po vinte e gjithë garda, e u mblodh gjithë qyteti, e me pas ndodhi ajo qe ndodhi’ u shpreh Alban Qafa, avokat

3 efektiv të Gardës, Besnik Sula, Sali Martini dhe Petrit Ndoj, mbetën të vdekur. Dy efektivë të tjerë, Halit Haxhia dhe Bashkim Mnella, nuk mundën të dalin nga blindi, duke u shkrumbuar brenda nga flakët.

‘Drejtësia funksionon në bazë të provave, pra nëse ka ndodhur një vepër penale ngjarja është aty, por që nuk ka prova mbi autorin që ka kryer këtë vepër penale, ndoshta duket si pak e vonuar që pse në atë moment autori që ka kryer këtë vepër penale nuk është përballur me drejtësinë dhe duket sikur diçka është vonuar. Por po ti referohemi faktit të zbulimit të autorit dhe përballjes së tij me drejtësinë, del që drejtësia funksion. Kështu ka ndodhur edhe me disa ngjarje të vitit 1997’ u shpreh Saida Dollani Kretare Apelit Gjykatës Posaçme.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe 16 punonjës të gardës së Republikës. Referuar dëshmive të kohës, prita ishte realizuar nga rreth 50 persona. Por, organet ligjzbatuese identifikuan 13 persona, 9 prej të cilëve u morën të pandehur, pasi 4 kishin ndërruar jetë. Për këtë ngjarje gjykata dha tri dënime të përjetshme dhe 131 vite burg.

“Me ndryshimet e bëra në vitin 2016, shkruar prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe gjykata e posaçme kundër krimit të organizuar të cilat, kanë kompetencë lëndore për trajtimin e këtyre çështjeve, pra grupet kriminale , banda të armatosura, organizatë terroriste, janë objekt i veprimtarisë së SPAK e GJKKO” u shpreh Ardit Kuka, gjyqtar në Gjykatën Juridiksionit të përgjithshëm Elbasan./Top Channel

roland xhepexhiu

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë