LIVE UPDATES
Aktualitet

Banorët e Kombinatit peticion për Ramën dhe Veliajn: Po u bëjnë presion gjykatave

Këtë peticion banorët e zonës së Kombinati e kanë dorëzuar në ambasadat më të rëndësishme në vend.

30 Qershor 2022, 23:51 Nga I.A
Banorët e Kombinatit peticion për Ramën dhe Veliajn: Po u
Banoret e kombinatit

TIRANË- Një grup banorësh të lagjes së Kombinatit në Tiranë kanë shpërndarë një peticion kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Këtë peticion banorët e zonës së Kombinati e kanë dorëzuar në ambasadat më të rëndësishme në vend.

Peticioni ka të bëj me vendimin e prishjes së disa ndërtesave në Kombinat, pasi tërmetit të 26 nëntorit 2019, të cilat nuk kishin nevojë për shëmbje por për riparime. Por pasi bashkia vendi prishjen e tyre banorët e dërguan çështjen në gjykatë dhe sipas tyre vendimet kanë qenë në favor. Por ata kanë deklaruar se Rama dhe Veliaj po u ushtrojnë presion gjykatësve të çështjes.

Denoncimi i Plotë:

Ne, një grup i familjeve të prekura nga vendimmarrjet e Bashkisë Tiranë në zonën e Kombinatit Tiranë, dhe avokatët e tyre, shprehim indinjatën tonë të thellë ndaj deklaratave publike të papërgjegjshme të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe Kryeministrit Edi Rama, kundër gjyqtarëve që gjykojnë çështjet e ngritura nga ana jonë në gjykatë. Me përbuzje dënojmë këto akte rrugaçërie politike të këtyre dy individëve të veshur me pushtet, që nuk kanë aspak respekt për shtetformimin, pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe figurën e gjyqtarit.

Erion Veliaj është përfaqësuesi zyrtar i palës së paditur në këto procese gjyqësore dhe flet nga kjo pozitë, si një gjyqhumbës. Ai gënjeu publikun sikur i ka fituar të gjithë gjyqet, ndërkohë që nuk ka fituar asnjë. Ai tashmë ka ushtruar edhe presion hapur publikisht ndaj gjyqtarëve që gjendur përballë fakteve të abuzimit të Bashkisë Tiranë, kanë vendosur të shfuqizojnë aktet e paligjshme që dëmtojnë interesat legjitime të qytetarëve të zonës së Kombinatit. Ai gjithashtu ka aluduar se “banorët e Kombinatit janë yshtur nga partitë politike opozitare”, pa asnjë bazë jo vetëm faktike, por edhe logjike, për sa kohë asnjë banor i prekur dhe as avokatët nuk janë të atashuar në asnjë forcë politike dhe madje me raste edhe të anatemuar nga segmente të caktuar opozitarë.

Edi Rama është përfaqësuesi i organit më të lartë të pushtetit ekzekutiv. Pavarësisht se nuk i takon aspak të ndikojë te pushteti gjyqësor, ai po e bën këtë gjë hapur dhe publikisht, duke ushtruar presion ndaj gjyqtarëve të çështjeve, pasi nuk pranon dot idenë që një gjykatë lokale mund të ndërhyjë në misionin e tij të vetshpallur prej lideri global.

Të dy bashkë, gjoja nën petkun e interesit publik për të rehabilituar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, po shprehen se janë disa padi absurde që po pengojnë zhvillimin. Ndërkohë që këto padi “absurde” janë fituar në gjykatë dhe gjejmë rastin të falenderojmë gjyqtarët për kurajon, profesionalizmin që kanë.

Erion Veliaj, pa asnjë bazë, në mënyrën më të poshtër të mundshme, shprehet publikisht se gjyqtarët po marrin para nga qytetarët. Nëse është kështu, i kërkojmë Erion Veliajt që të bëjë kallëzimin në organet e drejtësisë për këto “fakte” që paska dijeni. Nëse nuk e bën, e paralajmërojmë që po kryen veprën penale të moskallëzimit të krimit. Por nëse del që ai nuk ka fakte, ka vepra të tjera penale për të cilat mund të përgjigjet.

Qytetarët e Kombinatit janë njerëz të ndershëm që jetojnë në banesa modeste dhe po i mbrojnë ato në mënyrën më qytetare të mundshme, duke kërkuar që veprimet e Bashkisë Tiranë t’i nënshtrohen kontrollit gjyqësor. Dhe ata po i fitojnë gjyqet njëri pas tjetrit. Atyre nuk i është kërkuar asnjë pagesë nga asnjë gjyqtar, por përkundrazi, fitoret e tyre mbështeten tërësisht mbi faktet e administruara në gjykatë, që janë të qarta si drita e diellit, të vërtetuara katërcipërisht nga provat shkresore dhe ekspertët e fushës.

Nëse këta dy individë, Erion Veliaj dhe Edi Rama do të donin interesin publik kaq shumë sa e deklarojnë, atëherë t’i bëjnë punët mirë dhe në përputhje me ligjin dhe të mos u vijë aspak keq kur qytetarët i drejtohen gjykatës. Fundja, veprimet e administratës duhet të kontrollohen nga gjykata, u vjen mirë apo u vjen keq ndokujt. Qytetarët e ndershëm dhe të guximshëm nuk kanë vdekur akoma në këtë vend. As gjyqtarët me integritet që i marrin vendimet në përputhje të plotë me bindjen e tyre të drejtë dhe me ligjin.

Ne jemi të bindur që dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi, ndërhyrjeje apo paragjykimi, nga palët në proces dhe zyrtarët e lartë. Qendrime të tilla nuk bëjnë gjë tjetër, veçse nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj pushtetit gjyqësor, krijojnë imazhin e gabuar mbi gjyqësorin dhe cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarit. Gjithashtu, ato ndikojnë negativisht në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët, duke u bërë presion për dhënien e vendimeve në kundërshtim me bindjet e tyre, në cenim të pavarësisë dhe paanësisë. Praktika e marrjes nëpër gojë e gjyqtarëve nga qeveritarët e pakënaqur duhet të ndalojë me çdo kusht. Përndryshe, të gjitha fjalët e bukura të thëna në shqip apo anglisht për reformën në drejtësi, do të mbeten thjesht fjalë pa përmbajtje.

 

edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet