LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Burokracia i mban larg fermerët shqiptarë nga fondet e BE-së

Fondet e ndihmës për bujqësinë – si programi IPARD i Bashkimit Evropian, mbeten të paarritshme për fermerët dhe blegtorët në Dibër, për shkak të burokracisë dhe mungesës së informacionit.

8 Gusht 2024, 15:25 Nga r.ll
BIRN: Burokracia i mban larg fermerët shqiptarë nga fondet e
foto ilustruese

TIRANË- Pasi punoi për vite me radhë si emigrant në Greqi, Bari Kika, 63 vjeç, u kthye në vendlindje dhe vendosi të investonte në një fermë të vogël e të mbarështonte dhi. Pas katër vitesh tufa e dhive numëron 270 krerë, por Kika, si shumë fermerë të tjerë të zonave, ka vështirësi ta sigurojë bazën ushqimore për dhentë pasi moti këtu është i ashpër. Ai përfiton një subvencion nga qeveria të barabartë me 1,200 lekë për çdo kokë bagëti, por ankohet se kjo shumë është shumë e vogël për të mbuluar shpenzimet.

“Kam nevojë për të ndërtuar një stallë, por as që bëhet fjalë,” tha Kika, ndërsa shtoi se qumështin e dhive ua le kecave pasi shitet me çmim shumë të ulët. “Punoj vetëm me djalin tim, të cilin e kam ndaluar të shkojë në emigrim,” shpjegoi ai.

Fondet e mbështetjes për bujqësinë në Shqipëri ndahen nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), por fermerët ankohen se nuk e kanë të lehtë t'i qasin këto para, për shkak se përballen me burokraci gjatët hartimit dhe plotësimit e dokumentacionit të kërkuar.

Në qarkun e Dibrës punojnë mbi 30 mijë fermerë dhe blegtorë, por Agjencia Rajonale Ekstensionit Bujqësisë Dibër (AREBD), shprehet se vetëm 6 për qind e tyre kanë përfituar mbështetje financiare nga fondet për bujqësinë gjatë vitit 2023.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT në qarkun Dibër në vitin 2023 u mbollën rreth 47 mijë hektarë me kultura të ndryshme bujqësore, përfshirë foragjere, drithëra, grurë, misër, perime, elb, thekër, fasule, bimë medicinale dhe patate.

Shumica janë fermerë të vegjël, për shkak se veprojnë në zona rurale me toka të parecelizuara dhe e kanë të vështirë për të plotësuar kushtet, kriteret dhe normativat për të përfituar subvencione nga qeveria ose fondet e BE-së.

Shumica dërmuese e fermerëve në Dibër nuk subvencionohen pasi nuk i përmbushin kërkesat e duhura për të përfituar financimin, të cilat shpesh herë i perceptojnë si barriera të qëllimshme.

“Fondet tona, dyshoj se përvetësohen nga persona abuziv, që nuk lidhen me asnjë fushë me bujqësisë”, tha një fermer, njëherësh specialist në fushën e bujqësisë, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Ai tha se në zonën ku punon ai asnjë nga fermerët nuk arriti të marrë fonde nga programe të mëdha financimi si IPARD.

“Këto fonde nuk vijnë tek ne, por tek persona të “zgjedhur””, theksoi specialisti.

Ai kujtoi se shpenzoi 150 mijë lekë për të plotësuar dokumentet për një aplikim që do e ndihmonte të mbulonte vreshtin me rrjetë për ta mbrojtur nga breshëri, por nuk e fitoi dhe as nuk mësoi se pse kërkesa e tij u refuzua.

Xhaferr Leti, fermer dhe bletërritës nga Dibra, tha se e vetmja ndihmë që merr nga shteti është një pagesë prej 1 mijë lekësh për koshere bletësh, por që sipas tij është shumë pak krahasuar me vende të rajonit si Kosova, ku për çdo koshere financohesh me 30 euro.

“Madje në Kosovë, financohesh edhe me makineri për nxjerrjen e mjaltit, kosha modernë bletësh”, shpjegoi Leti.

Ai u ankua se bletërritësit shqiptarë janë të pambrojtur nga dëmet që mund t'i shkaktohen për shkak të motit apo sëmundjet.

“Unë kam 250 koshere dhe dua ti dyfishoj ato, por mungojnë financimet nga qeveria,” tha Leti.  “Për ta zhvilluar këtë biznes nuk më mungon përvoja, pasi familja ime është marrë me rritjen e mbarështimin e bletëve që nga viti 1938”, shtoi ai.

Leti shpresoi ta siguronte mbështetje nga fondet e Bashkimit Evropian, përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit IPARD edhe pse ishte i vetëdijshëm që procesin ishte  i komplikuar.

“Duhet të themi të vërtetën, se për të përfituar këto fonde është tejet e vështirë, në mos e pamundur”, tha ai.

Por përpara se Leti të aplikonte, fondet e programit IPARD III u bllokuan, pasi Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove nga autoritetet shqiptare.

Skandali  u zbulua pasi disa nga qytetarët shqiptarë që aplikuan për fonde denoncuan zyrën shqiptare për praktika korruptive. Sipas sqarimit nga OLAF, hetimi i tyre zbuloi se aplikuesve u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit te kompani konsulence “të parapërzgjedhura” të cilat lehtësonin realizimin e kontratave me AZHBR.

Disa fermerët në Dibër ankohen që jo vetën nuk kanë qasje në fonde, por as në informacion mbi ekzistencën e tyre.

“Nuk jam në dijeni, që dikush të na ketë prezantuar me këtë program”, tha Sali Bici, i cili ka investuar në frutikulturë.

Megjithatë, Blerim Dibra, drejtor i AREB Dibër, i tha BIRN se puna për orientimin e duhur të fermerëve dhe seancat e informit për të aplikuar në fondet e AZHBR-së nuk ka munguar.

“Në çdo bashki, janë organizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe koherente sidomos nga zyrat e AZHBR, si dhe nga Agropikat, të cilat shpërndajnë informacionin e duhur, për mënyrën e aplikimit”, theksoi ai./Reporter.al


 

birn fermeret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje