LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Prokurori Klodian Braho, që përfaqëson në këtë çështje drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, parashtroi se u qëndronin në parim shkaqeve të ankimit.

28 Tetor 2025, 22:50 Nga E. D
BIRN: KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani
foto ilustruese

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 28 tetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani. Prokurori Klodian Braho, që përfaqëson në këtë çështje drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, parashtroi se u qëndronin në parim shkaqeve të ankimit.

Sipas tij, subjekti i rivlerësimit nuk arrin të provojë të kundërtën e barrës së provës lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, pasi gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe kontradiktor, si dhe se rezulton me të ardhura të pamjaftueshme për të justifikuar ligjshmërinë e burimeve të pasurisë. Duke iu referuar gjendjes së akteve, ai kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Ervin Pollozhani. Ndërkohë, Braho vërejti se gjatë procesit në Kolegj, subjekti mund të paraqesë prova dhe argumenta shtesë për të përmbysur barrës e proves.

Gjyqtari Pollozhani paraqiti në mënyrë të detajuar parashtrimet ndaj shkaqeve të ankimit, duke nënvizuar se disa pasaktësi të vërejtura nuk cënojnë ligjshmërinë e burimit të pasurisë që zotëron, që sipas tij është krijuar me burime të ligjshme. Ai dorëzoi në Kolegj prova të reja dhe kërkoi që, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, të lihet në fuqi konfirmimi i tij në detyrë.

Parashtrimet u përqëndruan në burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2014 kundrejt vlerës 120 mijë euro, të blerë me të ardhura nga shitja e një apartamenti të mëparshëm, po për shumën 120 mijë euro. Sipas prokurorit Braho, shpjegimet e subjektit lidhur me burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e apartamentit të parë, nuk janë bindëse.

Apartamenti rezulton të jetë porositur nga bashkëshortja e subjektit në vitin 2007, me burime të deklaruara të ardhurat e saj si mjeke, kursimet e familjes së origjinës dhe aktivitetin tregtar të prindërve të saj. Megjithëse gjyqtari Pollozhani ka deklaruar se nuk ka kontribut në blerjen e apartamentit të mëparshëm, në kontratën e shitblerjes të janarit të vitit 2012, ai rezulton të jetë bashkëpronar me pjesë takuese 50%.

Ndërkohë, shoqëria ndërtuese për arsye se ka ndryshuar përcaktimet në kontratën e porosisë lidhur me sipërfaqen dhe cilësinë, si dhe për shkak të dorëzimit të pasurisë tej afatit, u ka kthyer bashkëshortëve Pollozhani një vlerë të konsiderueshme. Bazuar në këto të dhëna, Braho u shpreh se subjekti ka detyrimin të vërtetojnë burimet financiare të ligjshme që kanë shërbyer për krijimin e kësaj pasurie.

Sipas drejtuesit të SPAK, nuk qëndron pretendimi për pamundësinë objective për të siguruar dokumentet lidhur me burimet e krijuara. Në vijim Braho konstatoi mosdeklarimin e kursimeve në vite, si dhe se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë për shpenzimet e mobilimit, pasi ka shënuar vlera të ndryshme.

Në përfundim, prokurori Braho tha se në gjendjen që janë aktet, drejtuesi i SPAK çmon se subjekti duhet të shkarkohet nga detyra. Gjyqtari Ervin Pollozhani deklaroi se u qëndron gjithë shpjegimeve që ka dhënë në Komision. Sipas tij, ankimi nuk evokon ndonjë referim ligjor. Po ashtu, pretendoi se Komisioneri Publik e ka ushtruar ankimin në mungesë të provave të reja.

Ai theksoi se për të ardhurat e familjes së bashkëshortes, vërtetohet pamundësia objektive për sigurimin e dokumenteve, pasi bëhet fjalë për të ardhura të vitit 1995 e në vijim. Ai këmbënguli se nuk ka qenë contributor në këtë pasuri, pasi është financiuar nga bashkëshortja dhe prindërit e saj, përpara martesës dhe përpara bashkëjetesës.sipas subjektit, të ardhurat e bashkëshortes dhe të familjes së saj vërtetohet se janë krijuar nga aktivitete të ligjshme.

Në vijim, Pollozhani shpjegoi se me bashkëshorten janë njohur në vitin 2005, por për arsye se punonin në vende të ndryshme takimet nuk ishin të shpeshta dhe se bisedat mes tyre nuk kishin arritur në atë nivel sa të diskutohej për vendimarrje të përbashkëta. Ai shtoi se edhe pse martesa ishte kryer në korrik të vitit 2008, bashkëjetesa kishte filluar në tetor të atij viti.

Subjekti solli në vëmendje se bashkëshortja e ka deklaruar rregullisht këtë pasuri. Po ashtu, theksoi se në deklaratën veting, kur ka deklaruar burimet për apartamentin që zotëron, ka deklaruar dhe burimet që kanë shërbyer për apartamentin e mëparshëm, me qëllim që të ishte i qartë dhe transparent për gjithçka.

Ai shpjegoi se prindërit e bashkëshortes kishin hequr dorë nga kjo pasuri. Gjyqtari Pollozhani theksoi se është e nevojshme përnt’u përcaktuar se cili është momenti i blerjes së apartamentit të parë nga ana e bashkëshortes. Sipas tij, ky moment konsiderohet kur kryhet pagesa e çmimit. Ndërsa si moment të dytë që duhet vlerësuar, konsideroi verifikimin e individëve që kishin krijuar fondet për atë pasuri.

Subjekti u shpreh se nuk mund të ngarkohej me detyrimin për dokumentimin ligjor të të ardhurave të bashkëshortes e familjarëve të saj, përpara martesës. Ai solli në vëmendje praktikën e KPA-së dhe të Komisionit, sipas të cilave, pamundësia për të vërtetuar ligjshmërinë e të ardhurave para marteseës, sipas këresave të legjislacionit të vetingut të magjistratëve, nuk mund të përbëjë shkak për penalizim.

Pollozhani u shpreh se Komisioneri Publik e ka ngarkuar me përgjegjësi për arsye se rezulton si bashkëpronar në vitin 2012. Ai e cilësoi këtë rrethanë si fakt juridik dhe jo faktik. “Është një akt formal që nuk ç’bënë pronarin real dhe kontribuesin e vërtetë”, pohoi ai dhe i kërkoi Kolegjit që në analizën e kësaj pasurie të mbahet në vëmendje se kur është kryer pagesa dhe koha kur është lidhur martesa. Subjekti shtoi se në kontratën e shitblerjes figuron për shkak të statusit bashkëshortor.

Për kthimin e vlerës 4.4 milionë lekë nga shoqëria ndërtuese, Pollozhani tha se kjo rrethanë nuk mund ta lidhte me burimin. Në vijim, ai parashtroi se iu ishte kthyer përgjigje zyrtare se pagesat për punën e bashkëshortes si përkthyese ishin kryer cash. Sipas subjektit, bashkëshortja kishte siguruar të ardhura dhe nga puna si mjeke, ndërsa prindërit e saj nga shitja e bimëve medicinale.

Për pasaktësi të konstatuara në deklarimin e gjendjes cash, Pollozhani argumentoi se mosdeklarimet në vite nuk mund të konsiderohen të tilla, pasi është pasqyruar në deklaratën veting. Ai kërkoi që të gjitha provat të vlerësohen bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit dhe të lihet në fuqi vendimarrja për konfirmimin në detyrë.

Gjatë seancës të martën, vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, i drejtoi disa pyetje subjektit lidhur me transaksionet e kryera për blerjen e apartamentit. Jacobs solli në vëmendje se, pas kthimit të një vlerë nga ana e shoqërisë ndërtuese, prindërit e bashkëshortes që kishin kontribuar, nuk kishin marrë ndonjë pjesë. Po ashtu, sipas vëzhguesit, çmimi i blerjes sipas kontratës së vitit 2012, mbetet me një diferencë të konsiderueshme prej 4.5 milionë lekësh, me atë të shitjes në 2014-ën.

“Nuk përputhet me logjikën ekonomike. Ndërkohë, paratë nga shitja janë depozituar në llogarinë tënde bankare. Është një ‘abrakada’ financiare. Këtu në Shqipëri kam parë gjëra të tilla”, vërejti Jacobs dhe kërkoi shpjegime për këto rrethana.

Për kthimin e shumës nga shoqëria ndërtuese, subjekti shpjegoi se kishte të bënte me sipërfaqen me të vogël të apartamentit të mëparshëm të dorëzuar në vitin 2012. Sipas tyij, prindërit nuk morën pjesë, pasi kontirbuesja më e madhe për pagesën e çmimit të apartamentit të mëparshëm kishte qenë bashkëshortja, me rreth 90% të vlerës. Lidhur me çmimin e shitjes më të lartë, subjekti parashtroi se apartamenti ishte dhënë me gjithë orenditë që kanë kosto plus, si dhe evoluimin e çmimit të tregut.

Në disa denoncime të reja nga publiku nuk u gjetën shkaqe për hetimin e mëtejshëm të tyre. KPA vendosi të çeli hetimin gjyqësor dhe të administrojë si prova aktet e depozituara nga subjekti. Po ashtu, u mbyll hetimi gjyqësor dhe palët u ftuan të përgatisin konkluzionet përfundimtare që do të paraqiten në Kolegj më datë 11 nëntor, në orën 09:00./BIRN

kpa

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës