LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Rama shemb me tritol hotelin e medias kundërshtare

Hoteli “Prestige Resort” është ndërtuar disa vite më parë, është reklamuar gjerësisht në media dhe madje është vizituar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, por duket se ekzistenca e tij si ndërtim i paligjshëm u zbulua vetëm këtë vit.

5 Dhjetor 2022, 16:40 Nga A.B

BIRN: Rama shemb me tritol hotelin e medias kundërshtare

Punonjësit e Inspetoratit Kombëtar të Mbrotjes së Territorit, një institucion i shënjuar nga Departamenti i Shtetit më herët si ligjshkelës, punuan si rrallëherë në fundjavë të shtunën dhe të dielën më 3 dhe 4 dhjetor 2022, për të hedhur në erë një hotel shumëkatësh në bregdetin e Kavajës, për të cilin, qeveria pretendon se është ndërtuar pa leje ndërsa pronari i kompleksit, biznesmeni Irfan Hysenbelliu, thotë se është ndërtuar me leje dhe se shkaku i shembjes lidhet me qëndrimin kritik që mediat e tij, dy gazeta dhe një televizion, kanë mbajtur ndaj qeverisë “Rama”.

Hoteli “Prestige Resort” është ndërtuar disa vite më parë, është reklamuar gjerësisht në media dhe madje është vizituar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, por duket se ekzistenca e tij si ndërtim i paligjshëm u zbulua vetëm këtë vit.

“Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median,” deklaroi Rama në Tëitter të dielën në darkë, ndërsa pretendoi se operacioni do t’i japë fund ndërtimeve pa leje, për të cilat vendi është i famshëm.

Hysenbelliu, i cili ka aktivitete ekonomike në media, në prodhimin e birrës, në ndërtim, turizëm dhe fusha të tjera, deklaroi pas shembjes se shkaku i operacionit kishte të bënte me median e tij.

“Unë jam i qartë për gjithcka ka ndodhur. E njoh shumë mirë trurin e Ramës. Kemi qëndruar shpesh sëbashku,” deklaroi ai. Sipas tij, fakti që IKMT shkoi fillimisht shtatorin e kaluar për të shembur pishinat dhe më pas, në dhjetor, për të shembur hotelin, tregon natyrën mafioze të veprimit të Ramës, e cila, fillimisht paralajmëron dhe, nëse paralajmërimi nuk ecën, vijon me shkatërrim.

Hysenbelliu deklaroi se ka në plan të krijojë degë të medias së tij në Shtetet e Bashkuara për të vijuar të luftojë atë që e konsideroi si korrupsion i Edi Ramës.

Pjesa tjetër e medias në Shqipëri duket se zgjodhi ta konsiderojë shembjen e hotelit si një jongjarje, duke mos raportuar asgjë për të.

Sherri mes Hysenbelliut dhe Ramës nisi në fillim të këtij viti, kur mediat nën pronësinë e Hysenbelliut shënjestruan disa drejtorë qeverie, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, si njerëz të korruptuar me pasuri të pajustifikuar. Në maj, tatimet lëshuan urdhër sekuestroje për Birra Tirana, për detyrime tatimore të papaguara ndërsa në nëntor, Kuvendi i Shqipërisë ndryshoi ligjin për akcizat, duke sjellë automatikisht dyfishim të akcizës së birrës, tregu ku Hysenbelliu është i pranishëm përmes Birra Tirana dhe Birra Korça, dy ish-ndërmarrje shtetërore të privatizuara dy dekara më parë nga një qeveri tjetër socialiste.

Inspektorati Kombëtar të Mbrotjes së Territorit, i cili drejtohet nga Dallëndyshe Bici, është raportuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si institucion që kryen shembje të paligjshme.

Në raportin e vet të vitit 2018 për Klimën e Investimeve, Departamenti Amerikan i Shtetit vërejti: “Ka pasur raportime të besueshme se qeveria ka shembur disa shtëpi pa proces të rregullt ligjor si pjesë e një fushate më të gjerë për shembjen e ndërtimeve pa leje. Qytetarët kanë dorëzuar ankesa se INUK ka injoruar kërkesat e qytetarëve për të shembur disa ndërtime pa leje, ndërsa kanë zgjedhur të shembin ndërtesa të tjera, për të cilat qytetarët nuk janë ankuar.”

Rasti i fundit nuk bën përjashtim. Duke punuar në mënyrë të pazakontë në fundjavë për të vendosur tritolin, IKMT duket se i mohoi Hysenbelliut mundësinë që t’i drejtohej gjykatave për të kërkuar masë mbrojtjeje paraprake./Marre nga Reporter

edi rama prestige resort

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen