LIVE UPDATES
Aktualitet

Tokë dhe apartamente! Sekuestrohet pasuria e ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë (EMRI)

Frakulla është arrestuar nga policia e Vlorës në 2006, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

5 Dhjetor 2022, 14:36 Nga A.B
Tokë dhe apartamente! Sekuestrohet pasuria e ish-drejtorit të Tatimeve
Prokuroria

VLORË- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuritë e ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë, Edison Frakulla, i dënuar më parë për veprën penale të “Korruspionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Prokuroia ka sekuestruar dy apartamente dhe një sipërfaqe toke me sipërrfaqe 2900 m2. Frakulla është arrestuar nga policia e Vlorës në 2006, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

PASURITË E SEKUESTRUARA:

-Pasuria nr.6/1 ZK 1012 Aliban Vlorë, vol 1 faqe 98 llojit tokë Arë me sip 2900 m2, blerë nga shtetasi E. F., shtetasit Dh.Q., etj, sipas kontratës nr 952 rep 436 kol datë 08.04.2015, për vlerën e 800.000 Lekë.

-Pasuria nr 109/239+2-6, vol 46 fq 14, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 49.30 m2 dhe verandë me sip 21.8 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol, datë 22.02.2019, për vlerën e 49,690 Euro, regjistruar në emër të E. F.

-Pasuria nr 109/239+2-5, vol 46 fq 13, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 81 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol datë 22.02.2019, për vlerën e 56,710 Euro, regjistruar në emër të E. F.

Prokuroria thotë se pasuritë e evidentuara janë pasuri të marra nëpërmjet korrupsionit si dhe zotërohen si subjekt i ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara.

“Së treti, ka arsye të bazuara për të besuar se lidhur me pasuritë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive”-thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në datë 01/12/2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në Ligjin me nr.10192 datë 03/12/2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar, ka regjistruar procedimin pasuror me nr.01, në ngarkim të shtetasit E. F.

Ky procedim pasuror, është regjistruar mbi bazën e referimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë si dhe pas administrimit të akteve të procedimit penal me nr.509 të vitit 2019.

Rezulton se shtetasi E.F., është arrestuar nga policia e Vlorës në datë 03/06/2006, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Me vendimin penal me nr.380 datë 08.11.2006 të Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Korruspionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe është dënuar me 16 muaj burgim dhe 1 milion lekë gjobë.

Ky vendim ka marrë formë të prerë pasi nuk është ankimuar.

Në përfundim të verifikimeve të kryera si dhe pas administrimit të akteve të procedimit penal me nr.509 të vitit 2019 (regjistruar për nenin 287 të Kodit Penal), ka rezultuar se shtetasi E.F., ka në pronësi dhe disponon pasuri që nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të realizuara ndër vite.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit E. F. dhe familjarëve të tij, rezulton e provuar se:

Së pari, pasuritë e evidentuara janë pasuri që plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi jo vetëm ekziston dyshimi i arsyeshëm por është e provuar se shtetasi E. F., ka qënë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike″, parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si dhe pasuritë në fjalë janë krijuar pas përfshirjes së këtij shtetasi në veprimtarinë kriminale të mësipërme.

Së dyti, pasuritë e evidentuara, zotërohen nga shtetasi i sipërpërmendur si subjekt i ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme, në vlerën dhe masën e përcaktuar në aktin e ekspertimit kontabël të kryer.(-13,960,441 lekë).

Së treti, ka arsye të bazuara për të besuar se lidhur me pasuritë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, sekuestrimi i pasurive, si më poshtë:

Pasuria nr.6/1 ZK 1012 Aliban Vlorë, vol 1 faqe 98 llojit tokë Arë me sip 2900 m2, blerë nga shtetasi E. F., shtetasit Dh.Q., etj, sipas kontratës nr 952 rep 436 kol datë 08.04.2015, për vlerën e 800.000 Lekë.
Pasuria nr109/239+2-6, vol 46 fq 14, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 49.30 m2 dhe verandë me sip 21.8 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol, datë 22.02.2019, për vlerën e 49,690 Euro, regjistruar në emër të E. F.
Pasuria nr109/239+2-5, vol 46 fq 13, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 81 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol datë 22.02.2019, për vlerën e 56,710 Euro, regjistruar në emër të E. F.

Me vendimin me nr.524 datë 02/12/2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur masën e sekuestros mbi pasuritë e mësipërme, bazuar në ligjin me nr.10192 datë 03/12/2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.

Lidhur me zbatimin e vendimit të mësipërm është nxjerrë urdhri i ekzekutimit i cili është zbatuar nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore duke u vendosur pranë regjistrave kadastralë në ASHK lidhur me pasuritë e mësipërme.

edison frakulla sekuestrim pasurie

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë