LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Rezidentët e huaj dhe turistët rrisin kostot e jetesës në ‘lungomaren’ e Durrësit

Pallatet përgjatë shëtitores bregdetare në Durrës po blihen gjithnjë e më shumë nga pensionistë të huaj që kërkojnë një apartament me diell me pamje nga deti Adriatik.

14 Qershor 2024, 15:17 Nga r.ll
BIRN: Rezidentët e huaj dhe turistët rrisin kostot e jetesës
foto ilustruese

DURRËS- Zona përballë shëtitores bregdetare në Durrës është mbushur me pallate deri në 25 kate, të ndërtuara kryesisht pas viteve 2000.

Interesi i banorëve për tu jetuar në këtë territor u rrit veçanërisht në 5 vitet e fundit, kur të huajt filluan të marrin banesa me qira ose të blejnë apartamente.

“Pamja e detit, e cila ne durrsakëve nuk na bën përshtypje, i tërheq më shumë se sa gjithçka të huajt,” tha për BIRN Florian Tahiri, i cili drejton një agjenci immobiliare.

Më pas ai rendit edhe një sërë lehtësish të tjera për banorët e rinj të zonës, siç janë afërsia me qendrën e qytetit, me institucionet bankare, autobusët urbanë, baret dhe restorantet më të mira në Durrës, si dhe shëtitorja, e cila në mbrëmje është hapësira më e frekuentuar.

Kjo e ka rritur së tepërmi vlerën e apartamenteve, garazheve dhe lokaleve të shërbimit në lagjen nr 1, siç emërtohet ajo zyrtarisht.

“Që nga viti 2019, numri i shitjeve u dyfishua,” tha Floriani, sipas të cilit njëlloj u dyfishuan edhe çmimet e apartamenteve, si në shit-blerje, edhe në qiradhënie.

Italianët, veçmas pensionistët, përbëjnë grupin më të madh të interesit, por nuk mungojnë edhe polakë, çekë, rusë e ukrainas, pa folur për turistët, të cilët qëndrojnë në periudha të shkurtra me qira.

Hasan Hashuli, i cili bashkë me një koleg administron dy nga pallatet e ngritur 20-vjet më parë, konfirmon se numri i të huajve në lagje është rritur ndjeshëm.

“Janë 12 familje të huajsh në dy pallate, kryesisht italianë, tha Hasani, sipas të cilit disa apartamente të tjerë janë adoptuar për qëndrime disa-ditore,” tha ai.

“Pa folur për ndonjë tjetër banor, që e jep apartamentin për të huaj, ndërsa është transferuar vetë në lagjet periferike, ku çmimet janë më të ulta,” shtoi Hashuli.

Por lagjia po njeh edhe një rritje jopërpjestimore të çmimeve të shërbimeve dhe të mallrave ushqimore.

“Fruta – zarzavatet në tregtoret e lagjes kanë çmime 15-20 përqind më të larta,” tha për BIRN Masimo Biz, i cili që prej një dhjetëvjeçari jeton me familjen në një nga pallatet buzë rrugës.

Masimo ka vënë re se çmimet janë më të larta në dy ditët e fundjavës se sa gjatë javës. Apo, se  ende pa filluar sezoni turistik, çmimet ditore të çadrave të plazhit janë më të larta se sa në vitin e kaluar.

“Unë besoj se më shumë dëmtohen banorët vendas,” tha sipërmarrësi italian që punon në Shkozet, ndërsa shton se kosto e jetesës po bëhet mjaft e shtrenjtë.

Sipas Masimos, “ky fenomen ka ndodhur edhe në vende si Spanja apo Portugalia, dhe nuk çuditem, sikur edhe këtu të ndodhë një ndryshim tjetër i madh.

Aktualisht, kjo është një lagje rezidenciale, ku shumicën e banorëve e përbejnë vendasit, por mbërritja masive e turistëve të huaj, në të ardhmen mund ta kthejë atë në një lagje turistike,” tha sipërmarrësi italian.

“Ligji shqiptar i pengon të huajt vetëm në blerjen e tokave, ndërsa nuk ka kufizime në blerjen e apartamenteve,” tha për BIRN Roland Cobani, administrator i njësisë nr.1 në qytetin bregdetar.

Ai shtoi se po kërkojnë – në bashkëpunim me zyrën e Kadastrës, vendosjen e adresave të sakta për banorët e rinj dhe po të njejtën gjë edhe për emërtesat e rrugëve në këtë zonë mjaft të populluar të Durrësit.

Jeta e lagjes nr 1 është mjaft intensive, veçanërisht në mbrëmje, kur tingujt muzikorë të lokaleve ndonjëherë e tejkalojnë masën.

“Ne të huajt nuk ankohemi për muzikën, por për jetën në komunitet dhe për administrimin e pallatit,” tha Giuseppe Palumbo, një artist napoletan në pension që banon pranë pishinës publike.

Ai shton se për të zhbllokuar rrugën e pallatit ku banon nga automjetet e shumtë të qytetarëve, që nuk gjejnë vende parkimi, jo pak herë kërkojnë edhe ndihmën e Policisë Bashkiake.

“E keqja është se përsëritet shpesh, sidomos në stinën e verës,” tha Palumbo, i cili ka edhe një shqetësim tjetër.

Ai tha se para dy muajsh, ngjitur me trotuarin e rrugës “Taulantia” shtruan një tubacion të ri për të tërhequr ujrat e shiut, në rast përmbytjeje.

“Po gjithçka ka mbetur si më parë, edhe pusetat e hapura pa kapake, edhe kanali i paasfaltuar,” përfundoi Giuseppe Palumbo./Reporter.al

lungomare ne durres birn

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë