2 Prill 2024, 17:05
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Bujqësia shqiptare, një nga sektorët më me potencial për zhvillim në një vend që përjeton bum turistik, pësoi një rënie vjetore në prodhim prej 0.68% gjatë vitit 2023, ndërsa kishte pësuar një rritje minimale prej 0.06% në vitin paraardhës. Rënia e bujqësisë vjen në një kohë kur fondet e shumta të Bashkimit Evropian dhe subvencionet e paguara nga qeveria, supozohej se do të duhej të kishin dhënë efekt në rritjen e saj. Situata as nuk pritet të përmirësohet së shpejti për shkak se Bashkimi Evropian i pezulloi fondet e ndihmës për Shqipërinë në korrikun e vitit të kaluar pas dyshimeve për korrupsion.
Ekonomia shqiptare në tërësi u rrit me 3.44% në vitin 2023 sipas vlerësimit paraprak të INSTAT, duke u ngadalësuar nga kuota 4.86% e vitit 2022 dhe 8.91% e vitit 2021.
Rritja ekonomike prej 3.44% është poshtë potencialit të rritjes së vlerësuar nga FMN në rreth 4.5%, por nga ana tjetër, kjo është një rritje e pabarabartë. Kështu, ndërsa sektori i bujqësisë, në të cilin vlerësohet se punon një pjesë domethënëse e popullsisë shqiptare, pësoi recesion, rritja prej 3.44% u furnizua në pjesën më të madhe nga investimet në sektorin e ndërtimit dhe aktiviteti i pronave të patundshme, sektorë nga i cili përfitojnë një numër i vogël shqiptarësh.
Kështu, sektori i ndërtimit u rrit me 9.7% ndërsa ai i pronave të patundshme u rrit me 11.3%.
Të dhënat mbi rritjen ekonomike, të ballafaquara me ato të bilancit të pagesave, duket se i përkasin dy botëve të ndryshme. Ndërsa te rritja ekonomike nuk vërehet asgjë e jashtëzakonshme, në kuptimin që rritja është poshtë potencialit dhe e përafërt me rritjen mesatare shumëvjeçare të dekadës së fundit, bilanci i pagesave paraqet ndryshime domethënëse. Llogaria korrente, e cila mat hyrjet dhe daljet e valutës për arsye të ndryshme, kishte një deficit në nivelin e mbi 1 miliardë eurove në vitin 2022 dhe kjo është situata e zakonshme e ekonomisë shqiptare gjatë viteve të fundit. Por deficiti i llogarisë korrente u reduktua në mënyrë dramatike në vetëm 191 milionë euro, shifra më e ulët në histori. E megjithatë, pavarësisht se deficiti është reduktuar në mënyrë dramatike, ai vijon të mbetet deficit. Do të thotë që, të 191 milionë eurot e dala më shumë se sa hyrjet valutore do të duhej të rëndonin në vlerën e lekut në kursin e këmbimit. Ajo që ndodhi ishte e kundërta. Një shumë parash me origjinë të panjohur duket se ka mbuluar deficitin dhe ka qenë mjaftueshëm më e madhe sa të shkaktojë një forcim të lekut me gati 10%.
Dhe këto ndryshime dramatike në bilancin e pagesave dukshëm kanë dhënë, jo efekt pozitiv në ekonominë e gjerë, por me gjasa, kanë dhënë efekt negativ. Rritja ekonomike vijon të mbetet vetëm 3.44% në një kohë që Shqipëria mbetet një vend me të ardhura të ulëta, e për rrjedhojë, me potencial për rritje ekonomike normale prej 5 apo 6 përqind në vit./Reporter.al
bujqesia ne shqiperi rritja ekonomike
Aktualitet
2 Prill 2024, 16:22
N.F
Baste online
VORË-Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi u kap në flagrancë duke v&...
Aktualitet
2 Prill 2024, 15:50
r.ll
ARTAN GACI, ERION ISAI DHE LEONARD KONICA
TIRANE- Në kohën që Kuvendi është duke pritur të shqyrtojë në Kë...
Aktualitet
2 Prill 2024, 15:44
Dosja.al
deborah keci
TIRANË- Deborah Keçi nuk ishte vetëm specialistja që firmoste “qyl” tenderat në favor të 5 drejto...
Aktualitet
2 Prill 2024, 14:50
Anila Hoxha
Foto Ilustruese
TIRANË- Në fillim të shkurtit, Lindita* vjen vërdallë në dyert e Gjykatës Penale të Tiranës n&...
Aktualitet
2 Prill 2024, 14:38
M.B
Foto ilustruese
FIER- Një 26-vjeçar me inicialet O. G., ësht arrestuar në Fier pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ...
Aktualitet
2 Prill 2024, 14:01
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
PËRMETI- Lidhur me aksidentin me 8 të vdekur të ndidhur në aksin Kylcyrë-Përment, është i...
Aktualitet
2 Prill 2024, 14:04
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet ka përndjekur ish-bashk&eum...
Aktualitet
2 Prill 2024, 13:35
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
PËRMET- Në lidhje me aksidentin e rëndë që u regjistrua në orët e para të mëngjesit ...
Aktualitet
2 Prill 2024, 13:30
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Legjislatura demokrate e Kalifornisë e miratoi ligjin vitin e kaluar, me qëllimin për të nënvizuar faktin se...
Aktualitet
2 Prill 2024, 13:20
M.B
Foto ilustruese
RROGOZHINA- 24-vjeçari Endri Bregaj, banues në Shkodër, është arrestuar në flagrancë duke transpo...