Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mediat që publikojnë masivisht postimet e kirurgut Prifti nuk duket se u kushtojnë rëndësi këtyre detajeve. Mbi 20 lajme me interpretimet e Priftit mbi vaksinat dhe COVID-19 u publikuan vetëm javën që shkoi në mediat online.

Në dy postime të veçanta brenda katër ditësh, kardiokirurgu Edvin Prifti i bëri jehonë “një studimi izraelit”, që sipas tij ka provuar se vaksinat mRNA të Pfizer-it janë terapi gjenetike që depërtojnë në placentë, në spermë dhe kalojnë tek gratë shtatzëna të pavaksinuara përmes marrëdhënieve seksuale.
Sipas Priftit, komponentët gjenetikë të vaksinës janë gjetur në 88% të grave shtatzëna, në 100% të meshkujve në spermë dhe në 50% të grave shtatzëna të pavaksinuara.
“Studimi është refletuar në të gjithë botën. Aq shumë ishte interesant sa është zhdukur nga interneti,” shkroi më tej Prifti.
Një komentues i kthjellët pyeti poshtë statusit: “Si është dalluar ARN e vaksinës nga ARN e virusit kur spike është praktikisht i njëjtë?!”. I vënë në dyshim, Prifti këmbënguli se gjetjet qëndronin dhe shtoi se “studimet duhet të vijonin”.
Postimi në Facebook i Priftit u bë viral në media, pavarësisht se bazohej në një studim të publikuar nga një revistë me kredeciale të dyshimta – i tërhequr më pas për shkak të problemeve të gjetura në të. Kjo nuk është hera e parë që kardiokirurgu Prifti bëhet viral në faqet e mediave online me informacione konspirative mbi vaksinat kundër COVID-19. Për të mbështetur pretendimin, Prifti ndau edhe një studim serioz mbi pasojat e atij që njihet si “Covidi i gjatë” në mpiksjen e gjakut.
“Me të drejtë lind pyetja se pse vaksinat do të shkaktonin më shumë arreste kardiake? Më poshtë po ju jap një studim në nivel submolekular të sapopublikuar, i cili tregon që në 100% të pacientëve të vaksinuar me mRNA për Covid-19 zhvillohen mikro-trombet e amiloidit, të cilat janë më evidente dhe më të mëdha në pacientët me Long Covid”, interpretoi Prifti studimin e publikuar nga Journal of Medical Virology.
Problemi është që studimi i cituar nuk përmend në asnjë moment lidhjes mes historikut të vaksinimit dhe pasojave të Covidit të gjatë. I pyetur nga BIRN për këtë fakt, Prifti këmbënguli: “Të gjithë pacientët me Long Covid (Covid të gjatë) që u studiuan kishin një histori vaksinimi me disa doza”.
Ndryshe nga sa pretendon Prifti, studimi thekson se “të testuarit u pyetën për historinë e vaksinimit”, por kjo e fundit nuk referohet në asnjë pikë të studimit.
Jehona pa filtra
Mediat që publikojnë masivisht postimet e kirurgut Prifti nuk duket se u kushtojnë rëndësi këtyre detajeve. Mbi 20 lajme me interpretimet e Priftit mbi vaksinat dhe COVID-19 u publikuan vetëm javën që shkoi në mediat online.
Si shumica e komentuesve, ata i besojnë apriori postimet dhe i ripublikojnë ato masivisht, duke shtuar mbi spekulimet e mjekut edhe titujt e tyre “click-bait” dhe apokaliptikë të tipit: “COVID-19/ Mjeku ndan studimin: Numri i lartë i vdekjeve dyshohet se ka ardhur nga vaksinat”.
Për epidemiologun Erion Dasho, këto publikime spekulative, sidomos kur vijnë nga mjekë dhe shoqërohen me keqinterpretime të rezultateve dhe seriozitetit, kanë pasoja të rënda në shëndetin e popullatës.
Në një postim në Facebook, Dasho, pa iu referuar Priftit, vë në dukje se dezinformimi i tillë nxit mosbesimin te vaksinat, duke shtyrë të moshuarit të heqin dorë nga vaksinimi ndaj gripit apo prindërit të mos vaksinojnë fëmijët. “Rrezik i shtuar për vete dhe fëmijët! Në rastin e këtyre të fundit, rrezik që imuniteti të ulet nën pragun e imunitetit të grupit dhe të krijojë rrezik për shpërthime epidemike”, tha Dasho.
Ai vë në dukje se jo të gjitha tekstet e publikuara në internet mund të konsiderohen studime serioze dhe shton se, përkundër teorive konspirative, studimet serioze kanë gjetur se vaksinimi ndaj Covid-19 ka ulur me 74% vdekshmërinë e atyre që preken nga viroza dhe nuk ka ndikim në vdekshmërinë e palidhur me këtë të fundit.
Në komente, Dasho shkroi: “Një konspiracionist jo mjek që deklaron se toka është e sheshtë, është thjesht zbavitës, ndërsa një mjek konspiracionist është i rrezikshëm”./Reporter.al
TIRANA- Sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundë...
Foto nga KLP TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë këtë të enjte kreun e ri të Struktu...
Foto ilustruese Migrantët mund të dërgohen në “qendra kthimi” jashtë shtetit sipas reformave të reja të krit...
Adnan Xholi, Klodian Braho, Elvin Gokaj dhe Doloreza Musabelliu TIRANA- Mandati i Altin Dumanit në krye të SPAK po i afrohet fundit, ndë...
Foto nga vendngjarja FIER- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Levan, në zon&eum...
Altin Dumani, SPAK TIRANA- Mandati i Altin Dumanit në krye të SPAK po i afrohet fundit, ndërsa sot në orën 09:00 Këshilli i L...
Foto ilustruese Ekonomia e vendit tonë gjeneron punë krahu të lirë, ndërsa në Bashkimin Europian “Menaxherët e shi...
Foto ilustruese Përqendrimi i aktivitetit ekonomik dhe i popullsisë në Tiranë po thellon pabarazinë ekonomike ndërmjet 11 qar...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të...
foto ilustruese Një shteg turistik prej 3 kilometrash në zonë e Dumresë synon të lidhë disa zona pranë liqeneve në...