LIVE UPDATES
Aktualitet

BKT inauguron degën e rinovuar në Elbasan: Një hap drejt së ardhmes, me rrënjë në traditë!

Në aktivitet morën pjesë Bordi Drejtues i BKT, drejtues të lartë dhe punonjës të bankës, prefekti dhe nën kryetari i bashkisë së Elbasanit, klientë individë dhe biznesi si dhe shumë partnerë të tjerë.

28 Maj 2025, 14:38 Nga DOSJA
BKT inauguron degën e rinovuar në Elbasan: Një hap drejt së
Bordi Drejtues i BKT

Banka Kombëtare Tregtare përuroi zyrtarisht më datë 27 maj, degën e saj historike në qytetin e Elbasanit, pas një procesi të plotë rinovimi dhe restaurimi që bashkon trashëgiminë e pasur kulturore me standardet më moderne të shërbimit bankar. Ndërtesa është dëshmi e pothuajse 100 viteve histori. Ajo është inauguruar në dhjetor 1926 dhe aktualisht gëzon statusin “Monument kulture i kategorisë së dytë”.

Në aktivitet morën pjesë Bordi Drejtues i BKT, drejtues të lartë dhe punonjës të bankës, prefekti dhe nën kryetari i bashkisë së Elbasanit, klientë individë dhe biznesi si dhe shumë partnerë të tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bordit Drejtues të BKT, Z. Mehmet Usta u shpreh se “Kjo godinë e restauruar bukur dhe me kujdes, një simbol i shpirtit të qëndrueshmërisë së Elbasanit, tashmë është gati t’i shërbejë klientëve tanë në Elbasan me energji të reja. Ne kemi rikonceptuar dizajnin dhe modelin operacional, duke ndërthurur risitë e orientuara ndaj klientit me vlerat e palëkundura që na kanë udhëhequr prej një shekulli. Përkushtimi ynë ndaj besimit të klientit - një shtyllë themelore e sistemit bankar shqiptar - fuqizohet sot nga teknologjitë më të avancuara dhe arkitekturë e të dhënave të mëdha, një hap i guximshëm drejt qëndrueshmërisë dhe përsosmërisë.

Kjo nismë vjen si pjesë e 100-vjetorit të themelimit të bankës, një moment historik për ne që po shënohet me projekte konkrete si rinovim të rrjetit të degëve kudo në Shqipëri si dhe restaurim të godinave historike si kjo e Elbasanit, Korçës e Vlorës dhe ajo e Durrësit e përfunduar në vitin 2023.

Në qendër të këtij transformimi qëndron Klienti. Modeli i ri operacional ofron një përvojë të re bankare, të ndërtuar mbi parimin e thjeshtësisë, komoditetit dhe efikasitetit. Hapësirat janë projektuar për të lehtësuar ndërveprimin dhe për të mundësuar një shërbim më të shpejtë, më të personalizuar dhe të orientuar drejt nevojave reale të klientëve tanë individë dhe biznese. Me teknologji të përparuar, staf të kualifikuar dhe ambiente mikpritëse, ne riafirmojmë angazhimin tonë për t’u qëndruar pranë klientëve në çdo hap të rrugëtimit të tyre financiar.

Në kuadër të këtij përvjetori të rëndësishëm dhe si pjesë e angazhimit për qëndrueshmëri dhe trashëgimi afatgjatë, BKT mbolli 100 rrape në qytetin e Elbasanit dhe në çdo qytet ku ndodhen degët e saj historike. Këto pemë simbolizojnë rrënjët e thella të bankës në shoqërinë shqiptare, si dhe përkushtimin për të kontribuar në një mjedis më të gjelbër për brezat që vijnë”.

BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarë në baza të konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 800,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore.

Falë performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj. Aksioneri i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll që operon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës.

banka kombëtare tregtare elbasan

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës