LIVE UPDATES
Aktualitet

Botoxi kontrabandë pushton tregun, barna të paregjistruar por që askush nuk merr masa

Personi i parë që kontaktuan ishte Pirro i cili i fut  në vendin tonë këto produkte dhe i shet. Ai në takimin me gazetarët e Fiksit çon  një përfaqësuese të tij, Julian.

9 Qershor 2022, 21:47 Nga DOSJA
Botoxi kontrabandë pushton tregun, barna të paregjistruar por që
biseda

TIRANË- Këto produkte nga informacione që Fiksi ka marrë hyjnë në Shqipëri në rrugë ilegale, çka ka bërë që normalisht të tregetohen nën dorë. Pas një interesimi të bërë nga gazetarë të Fiksit, ata arritën të gjenin dy persona të cilët i shesin këto produkte.

Pas kontaktit të parë në telefon ata nisin listën e produkteve dhe çmimet. Për të vazhduar më thellë investigimin gazetarët e Fiksit kërkuan t’i takonin nga afër këta persona. Personi i parë që kontaktuan ishte Pirro i cili i fut  në vendin tonë këto produkte dhe i shet. Ai në takimin me gazetarët e Fiksit çon  një përfaqësuese të tij, Julian.

Julia gjatë bashkëbisedimit  Julia  tregon mbi çmimet  që janë sot në treg të cilat variojnë nga 150 -170 euro për botox. Produktet vinin në kushte shumë të mira frigoriferike. Produktin pas porosisë e sjellin po vetë ata dhe pagesa bëhej me kesh në dorë, nuk lëshohej asnjë faturë fiskale, pasi ka hyrë pa doganë në vendin tonë.  Në këtë listë hynte edhe produkti Profhilo, i cili po përdoret masivisht së fundmi.

Fiksi gjithashtu kontakton edhe me shitësin e dytë, me një djalë të quajtur Endrit. Ai u shpjegon se produktet vinin nga Turqi dhe garantonte për cilësinë  e tyre, pasi siç shprehet vetë ai në treg qarkullojnë shumë produkte false të cilat shiten me çmimin e produkteve origjinale. Për pagesën edhe me këtë shitës funksionon  njësoj, merr produktin paguan kesh.

Por këto produkte në vendin tonë futen në mënyrë kontraband, pasi disa prej tyre nuk janë të regjistruara fare  në Regjistrin Kombëtar të Pajisjeve Mjekësore, po ashtu edhe botoksi. Për këtë Fiks Fare u interesua pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Inspektoriatit Shteteror Shëndetësor dhe në Agjencinë Kombëtare të Barnave.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në përgjigjen e tyre sqaron se ky intsitucion nuk  mund të identifikojë  të gjithë llojshmërinë e  barnave  të importuara, pasi Nomenklatura e Kombinuar e Mallrave nuk ka  kode të  specifikuar për barna të  veçantë.

“Barnat e importuar janë  të listuar në  autorizimin e lëshuar nga Qendra  Kombëtare e  Barnave , që  ndodhet  në praktikën e  zhdoganimit”,sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Ndërsa Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore sqaron  për Fiksin sqaron se botoxi dhe prophilo janë të paregjistruar, produkti prophilo klasifikohet si pajisje mjekësore dhe nuk është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Pajisjeve Mjekësore. Ndërsa  Produktet Dysport, Masport, Botox, Nabota klasifikohen si barna, por nuk janë të Autorizuara për Tregtim në vendin tonë.Sipas Agjencisë së Barnave,  pajisjet mjekësore dhe barnat që nuk janë të pajisura me Autorizim Për Tregtim në Republiken e Shqipërisë, nuk lejohen të tregtohen në tregun farmaceutik.

Ndërkohë sipas kësaj përgjigje edhe Agjensia e Barnave ka konstatuar barna të tilla në treg edhe pse janë të paregjistruara.  Ajo që ka bërë kjo agjenci është marrja e masave  administrative . Janë marrë 27 masa administrative për pajisjet mjekësore pa Certifikatë Regjistrimi dhe 51 masa administrative për barna pa Certifikate Regjistrimi. Pra, edhe Agjencia Kombëtare e Barnave është në dijeni që nëper qendra e klinikat estetike, qarkullojne lloje të ndryshme botoxi dhe prophilo kontrabandë.

Takimi me Julian

Fiksi – Unë sapo kam ardhur nga jashtë dhe kam hapur një sallon,i kam futur të gjitha dhe doja të fusja dhe këto. Fola me Pirron, ça ke ça nuk ke si produkte? Më çoi vetëm listën edhe më tha që tani kishte vetëm Dysportin në gjëndje.
Julia – Edhe Juedermën, Masportin Botox.
Fiksi- Po Masportin edhe Dysportin.
Julia – Pret që të vij edhe një produkt tjetë që kam përshtypjen jua ka dërguar te lista.
Fiksi- Profhilon thua?
Julia – Një produkt tjetër.
Fiksi – Te lista ai më thotë mua që te fillarat ka Ultra smaile, 3-4 dhe volumën nuk i ka aktualisht, dhe më thotë në gjëndje kam Dysportin, Masportin edhe profhilon.
Julia – Profhilo është filler. Dysport ka, Masport ka. Këtë tjetrin Allergan edhe ky është një produkt tjetër në kategorinë e Botoxit dhe që duhet ta kemi, por mendoj që do të vij.
Fiksi – Nga vijnë këto?
Julia – Këto vijnë nga Turqia.
Fiksi – Po për çmimet?
Julia – Po, në përgjithësi ne bashkëpunojme me mjekët, me klinikat. Kemi një bashkëpunim të qëndrueshëm. Ka çmim domethënë, nëqoftëse flasim për Dysportin është 150 deri në 155 euro.
Fiksi – Po për këto fillerat këtu?
Julia – Këto pastaj  janë te 180 euro.Shiko, ky është një treg shumë i parregulluar besoj më kupton, për sa kohë nuk ka një kompani apo disa kompani që kanë eksluzivitetin e këtyre produkteve në vënd. Ne këto i sjellim nga një kompani farmaceutike në Turqi.Mund të ketë përshëmbull që i sjellin edhe nga Greqia, por me çmime goxha më të lartë .Varet se sa palë janë të përfshirë në furnizim e tyre, varet se sa është marzhi i fitimit, varet edhe nga i marrin.Të gjitha produktet vijnë në kushte shumë të mira transporti ajo që është parësore.Jo vetëm me Masportin dhe Dysportin është që duhet të transportohen në kushte shumë specifike, deri ne 8 gradë temperatura, gjatë gjithë kohës te jetë me akull dhe këto janë gjëra që ne kujdesemi, domethënë i kemi……
Fiksi- Standarte këto dhe strikte. Po produktet unë kur i marrë, i marr me faturë i shkarkoj apo jo? Që të di si të manovroj në rast se t’a themi në thonjëza kam një kontroll?
Julia – Fatëkeqësisht këto produkte nuk hyjnë në Shqipëri
Fiksi – A nuk janë në librin, ça i thojnë në rregjistrin farmaceutik? Të themi që nuk janë akoma të ligjërueshme.
Julia – Të gjitha këto produkte të kësaj kategorie që sheh këtej, nuk vijnë nga një distributor apo nga një kompani farmaceutike, vjen nga dikush që i merr, që i merr në kompani apo ….
Fiksi – Të themi që i vijnë…. Bëj unë një rrugë marr një çantë
Julia – Po
Fiksi – Dhe i sjell
Julia – Kështu që …..
Fiksi – Po e kuptova
Julia – Fatura e blerjes është fatura e blerjes në kompani, por është në volume të mëdha, por juve ajo nuk ju shërben.
Fiksi – Produktet m’i sillni ju, apo duhet të vij t’i marr vetë? Pagesa bëhet kesh në dorë? Si funksionon?
Julia – Produktet i sjellim ne, pagesa bëhet kesh në dorë, vetëm nëse bëjmë një marrëveshje bashkëpunimi.Ju na thoni sasinë që ju duhet dhe ne jua sjellim. Ka datën e vet të prodhimit, datën e skadencës, të gjitha këto gjërat, për sa kohë ka hyrë në treg mendoj se ka dhe nevojë. Këto janë gjërat që mund të flasim.
Fiksi – Keni bashkëpunime me shumë klinika besoj?
Julia – Kemi bashkëpunime me disa klinika. Kami bashkëpunotorë edhe mjek maksilofacial edhe kemi djalog edhe marrim edhe për tregun domethënë.
Takimi me Endritin
Endriti -Unë nuk para takohemi, se nuk është se kam ndonjë produkt, unë 4 produkte kam gjithsej.
Fiksi – Kam marrë edhe një mjeke dhe dua të bëj edhe këto injeksionet.
Endriti – Ça do bëni vetëm filler – botox apo edhe lazer, kështu gjërash?
Fiksi – Të gjitha. Sikur janë hapur shumë këto kohë.
Endriti -Janë hapur shumë një, dhe janë futur shumë produkte fallco dy, dhe ka shumë të lira tre. Po bëjnë botox full me 100 euro, me 120 euro. Produkti që kam unë kushton 170 euro ai e bën botoxin 120 euro, e kupton.
Fiksi – Kush është ai Dysporti?
Endriti – Dysporti.
Fiksi – Nga e merr ti?
Endriti – Nga Turqia, nuk prodhohet në Turqi , allergani, botoxi nuk japin të drejtën asnjë shteti të prodhohet produkti i tyre. Allergani prodhohet në Francë, edhe botoxi allergan prodhohet në Francë.  Nga Franca shpërndahet,në Greqi, në Serbi.
Fiksi – Po Masporti? Korean?
Endriti – Masporti është iranian.
Fiksi – Po përse më thanë korean dhe me 80 euro?
Endriti – Iranian. Mos të kanë thënë për Nabotin. Unë kam Juvedermën, Restiline, Dysportin, Allerganin.
Fiksi – Të gjitah këto me çfarë çmimesh i ke ti?
Endriti – 150 ( euro ) është Allergani, 170 ( euro ) është Dysporti. Për ata që marrin me shumicë Dysportin ja jap 160 ( euro), Juvedermi ultra3, ultra 4 është 200( euro), 240 ( euro ) është Voluma, Restilaini pastaj është 105 ( euro) 100 ( euro).
Fiksi – Po profhilo nuk ke?
Endriti – Profhilo, pres të më vijë javën tjetër.E gjejmë se nuk është problem.
Fiksi – Kam dëgjuar, nuk je vetëm ti që ke.
Endriti – Nëse do të krijosh cilësi duhet të marrësh cilësi. Po të kesh çmime të lira, do punosh me Nabotin, që bën 50 euro edhe këto klinikat e mira përshëmbull bëjnë ofertë 150 euro full botox, provojnë i vejnë Nabotin nuk  i vejnë Dysportin ose allerganin.Problemi qëndron kështu, tek ne që të hyj me doganë duhet ta rregjistroj, që të rregjistrohet produkti duhet të marri çertifikatën nga fabrika e prodhimit. Çertifikatën nuk t’a jep ty ai, sepse ti nuk bëhesh dot distributor i botoxit, duke shitur nga 150, 200,300 copë në të gjithë Shqipërinë, se aq shiten nuk shiten më.  Kështuqë nuk e rregjistron dot edhe me e pasë mikun e fortë nuk e rregjistron dot.
Fiksi – Unë kur t’abëj porosinë, do ta çoj lokacionin dhe vjen? Kështu për pagesat, kesh ëëë?
Endriti – Po

Marrë nga Top Channel

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen