Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëria është një mikrokozmos i Mesdheut, që përfshin plazhe të virgjëra, monumente historike dhe jetë nate brenda kufijve të saj.
Dikur jo shumë e njohur por tani Shqipëria po cilësohet një nga destinacionet më unike për turistët skocezë, falë rritjes së fluturimeve që lidhin dy vendet tona. Si një nga perlat e fshehura të Europës, ky vend ballkanik ofron një kombinim plazhesh mesdhetare, arkitekturë osmane dhe peizazhe mahnitëse malore.
Shqipëria është një mikrokozmos i Mesdheut, që përfshin plazhe të virgjëra, monumente historike dhe jetë nate brenda kufijve të saj.
Por cilat janë 10 mrekullitë e Shqipërisë, sipas prestigjozes skoceze, duke filluar nga bregdeti deri tek vendet historike.
Plazhi i Dhërmiut
I shtrirë përgjatë rivierës Shqiptare, plazhi i Dhërmiut u ofron vizitorëve ujë të pastër kristal dhe bukuri natyrore mahnitëse. Me shpella dhe limane të fshehura, ky plazh cilësohet si një nga më të mirët në vend.
Berati, qyteti i një mijë dritareve
Berati është një qytet unik, i fortifikuar që ofron një udhëtim në histori me arkitekturën e tij otomane me tulla të bardha, e cila është mbrojtur nga UNESCO.
Dritaret e veçanta të qytetit krijojnë një një horizont magjepsës që shpalos të kaluarën e Shqipërisë. Kalaja e Beratit dhe muzeu i Onufrit kushtuar artit bizantin janë dy atraksione që nuk duhet t’i humbisni.
Alpet e Shqipërisë
Alpet e Shqipërisë ofrojnë një arratisje emocionuese për entuziastët e natyrës. Shtigjet e saj, ujëvarat befasuese dhe fshatrat tradicionale malore ofrojnë një përvojë autentike. Vetëm mos harroni kini kujdes nga arinjtë.
Piramida e Tiranës
Piramida e Tiranës, dikur një muze kushtuar udhëheqësit afatgjatë komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, është një strukturë ikonike që simbolizon historinë komplekse të vendit.
Edhe pse një monument i diskutueshëm për shumë vite, në vitin 2017 u vendos që kjo pjesë e jashtëzakonshme e arkitekturës të rinovohej dhe jo të prishej. Por ajo u shndërrua në një qendër për teknologjitë kreative, e cila hapi dyert e saj në maj 2023. Ngjitni një nga shkallët e shumta të piramidës për një pamje spektakolare të Tiranës dhe disa foto perfekte.
Parku Kombëtar i Butrintit
Parku Kombëtar i Butrintit është një tjetër vend i bukurisë natyrore në Shqipëri. Një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, ky vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s përfshin kulturën e qytetërimeve greke, romake dhe bizantine.
Ishulli i Sazanit
Dikur një bazë ushtarake, ishulli i Sazanit është tani një destinacion intrigues, duke ofruar një kombinim unik të bukurisë natyrore dhe historisë së Luftës së Ftohtë. Ishulli ka një vijë bregdetare kryesisht shkëmbore, por gjithashtu ka një plazh fantastik dhe disa resorte luksoze.
Mos e humbisni mundësinë për të bërë skuba në ujërat e ishullit dhe për të zbuluar një botë magjepsëse.
Jeta e natës në bllokun e Tiranës
Nëse jeni duke kërkuar për të kaluar një natë të mrekullueshme në qytet ndërsa jeni në Shqipëri, Blloku në Tiranë është një destinacion perfekt.
Dikur ekskluzive për elitën komuniste, zona tani është e mbushur me bare, klube dhe restorante luksoze që janë të hapura për të gjithë, duke ofruar një pjesë të gjallë të kulturës moderne shqiptare.
Gjirokastra, qyteti i Gurit
I shtrirë në jug të Shqipërisë, Gjirokastra njihet si “Qyteti i Gurit”. Rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës dhe qyteti i vjetër ofrojnë një dritare në një epokë të së kaluarës.
Mos e humbisni pa parë kalanë mbresëlënëse të Gjirokastrës, e cila ofron pamje panoramike mbi qytet dhe më gjerë.
Ksamili
I shtrirë pak larg rivierës shqiptare, Ksamili është i njohur për plazhet e tij të mrekullueshme. Ishujt e Ksamilit janë gjithashtu një arratisje perfekte për ata që kërkojnë të shijojnë rrezet e diellit dhe për t’u zhytur në ujëra të pastër kristal.
Liqeni i Komanit dhe Fierzës
Përfundoni udhëtimin tuaj duke marrë tragetin për të shkuar në Koman përmes një rrjeti liqenesh dhe shkëmbinjve në veri të Shqipërisë. Ky udhëtim mahnitës shpesh krahasohet me fjordet norvegjeze.
Me fluturimet direkte për në Shqipëri nga Edinburgu, skocezët tani mund të zbulojnë këto përvoja të jashtëzakonshme shqiptare.
Marrë dhe përshtatur nga The Herald
Ahmetaj dhe avokati TIRANE- Kredi të shumëfishta të paguara nga ‘bamirës të paidentifikuar' në dokumente bankare dhe b...
gomonia e bllokuar DHËRMI- Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, kanë bërë bllokimin e një mjeti lundrues, si dhe ...
Gjykata e Sarandes SARANDË- 34-vjeçari Arjan Hyseni është dënuar me 4.5 vite burg nga Gjykata e Sarandës për “t...
Banoret e Lushnjes LUSHNJE- 3000 banorë të fshatit Zhamë e Sektor, buzë autostradës Lushnjë-Tiranë kanë shprehur sh...
Gezim Domi DURRËS- Gëzim Domi, nuk do të jetë më arkivist i teatrit dhe i qendrës kulturore Aleksandër Moisiu. Ai ë...
Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani TIRANË- Henrik Hoxhaj, i cili rrëfeu variantet e tij për disa vrasje të ndodhura në vend, iu &e...
Foto ilustruese TIRANË-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në superstradën Tiranë-Durrës. Dy kamionë janë p&...
Nisma e Qeverisë në Shqipëri për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe in...
Autori GREQI-Gjykata në Greqi ka lënë në burg 45-vjeçari shqiptar që vrau me armë zjarri bashkëkombasin e tij n&e...
Saimir Sula TIRANË- Zemra e shqiptarit Saimir Sula që ndërroi jetë në spitalin ‘Del Mar’ të Barcelonës,...