27 Prill 2024, 18:37
Nga r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me veprimtarinë e SPAK, ndërsa është pyetur edhe në lidhje me intimidimet me të cilat prokurorët mund të përballen.
E ftuar në News24, ajo u shpreh se do të preferonte që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme, ndërsa theksoi se SPAK ka problemet e veta, duke përmendur prokurorë që edhe mund të intimidohen dhe ndikohen nga politika. Megjithatë ajo shtoi se ka një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet për të vendosur drejtësi.
Lala tha se kur politikanët paraqiten dhe dalin nga SPAK, dikush bën mbrojtje, dikush refuzon të flasë. Sipas saj kjo tregon se ky institucion ka hije të rëndë dhe se kjo peshë ndihet.
"Do të preferoja si qytetare që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme. Nëse dikush sigurohet me prova për t’u dërguar pas hekurave, prokurorët duhet të veprojnë. Jam kundër reagimeve të tyre publike. Mendoj se SPAK ka përplasjet e veta, problemet e veta, ka prokurorë që intimidohen dhe që ndikohen nga politika. Edhe ky institucion nuk ka mbetur pa pasur hijen e intimidimit që vjen në forma të ndryshme. Megjithatë ka një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet. Prokurorët janë njerëz dhe ditët e fundit ka qenë shumë hermetike dhe nuk ka pasur asnjë reagim për mediat.
Sa herë vijnë politikanët, ka hije të rëndë ky institucion. Kur dalin nga ambientet e SPAK dikush bën mbrojtje, dikush refuzon të flasë, ndaj kjo peshë e SPAK ndihet. Korrupsioni është kthyer në institucion. Kemi raportuar për korrupsione deri në 20% për tendera, por me rastin 5D doli se ata merrnin gjithë tenderin dhe ia jepnin kompanisë së tyre.
Zyrtarët shqiptarë kanë menduar duke vepruar se do ishin të paprekshëm. Fakti që shkatërruan sistemin TIMS duke dashur të fshijnë gjurmët e tyre, që mund të ishte prova më e fortë se si kanë udhëtuar me biznesmenë apo kriminale jashtë vendit. SPAK me gjithë problematikat e tyre, për Metën ka pasur perceptim për korrupsion për të. Ai bëri një betejë për Gjykatën Kushtetuese, e ka këtë meritë, por nëse ka kryer një vepër penale, siç edhe dyshohet duhet të japë shpjegime para drejtësisë. Duke përmendur këtë duket se po fryn një erë e re në këtë institucion.", u shpreh Lala.
klodiana lala spak
Aktualitet
27 Prill 2024, 17:19
r.ll
pamje nga vendngjarja
KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një motor ka ...
Aktualitet
27 Prill 2024, 17:10
r.ll
busti i skenderbeut ne zvicer
GJENEVË- Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit...
Aktualitet
27 Prill 2024, 17:04
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Raportohet se një motomjet i p...
Aktualitet
27 Prill 2024, 16:33
r.ll
foto ilustruese
FIER- Policia ka arrestuar 35-vjeçarin i cili ditën e djeshme përplasi me makinën e tij tip "Benz", një ...
Aktualitet
27 Prill 2024, 14:21
S.B
foto ilustruese
SARANDË- Niset me helikopter drejt Tiranës oficeri i policisë së Sarandës. Mësohet se mëngjesin e s...
Aktualitet
27 Prill 2024, 14:01
S.B
pamje ilustruese
HANI I HOTIT- Arrestohet në Hanin e Hotit i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Mësohet se And...
Aktualitet
27 Prill 2024, 13:25
S.B
pamje nga ngjarja
VLORË- Gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatit, dhe ka caktuar masën ar...
Aktualitet
27 Prill 2024, 13:09
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohen tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në Tiranë.&n...
Aktualitet
27 Prill 2024, 12:43
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohet provizorisht në Durrës për t’u ekstraduar në Itali 65-vjeçari i shpallur n&eu...
Aktualitet
27 Prill 2024, 12:30
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimet që u bënë në Kadastër, pë...