LIVE UPDATES
Aktualitet

BSH: Sulmet kibernetike ndaj sektorit bankar në 2023 dështuan

Kjo situatë u shoqërua me rritjen e nivelit të alarmit dhe të masave parandaluese, në raport të drejtë me kërcënimet. Megjithatë, Banka e Shqipërisë vëren se sistemi financiar ka administruar në mënyrë të kujdesshme sulmet e vazhdueshme dhe të shumëllojshme, të cilat kanë pasur si synim fundor dëmtimin e imazhit dhe besimit ndaj institucioneve financiare dhe, veçanërisht, bankave në publikun e gjerë, më shumë sesa për qëllime përfitimi të vlerave monetare.

25 Prill 2024, 07:21 Nga N.F
BSH: Sulmet kibernetike ndaj sektorit bankar në 2023 dështuan
Foto ilustruese

TIRANË- Sektori bankar tregoi aftësi të përmirësuar për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike vitin e kaluar. Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në rrafsh global dhe pozicionimit të Republikës së Shqipërisë në mënyrë aktive ndaj këtyre zhvillimeve, edhe gjatë vitit 2023, sektorë kritikë, përfshirë sistemin bankar dhe më gjerë atë financiar, kanë qenë nën kërcënime të vazhdueshme kibernetike të përshkallëzuara.

Kjo situatë u shoqërua me rritjen e nivelit të alarmit dhe të masave parandaluese, në raport të drejtë me kërcënimet. Megjithatë, Banka e Shqipërisë vëren se sistemi financiar ka administruar në mënyrë të kujdesshme sulmet e vazhdueshme dhe të shumëllojshme, të cilat kanë pasur si synim fundor dëmtimin e imazhit dhe besimit ndaj institucioneve financiare dhe, veçanërisht, bankave në publikun e gjerë, më shumë sesa për qëllime përfitimi të vlerave monetare.

Për rrjedhojë, banka qendrore vë në dukje se sulmet kibernetike nuk kanë arritur të përmbushin në mënyrë të suksesshme qëllimin e tyre. Gjatë vitit 2023 veçohen sulmet e mohimit të shërbimit (DoS – Denial of Service) të vërejtura në tremujorin e tretë, të cilat kanë pasur si shënjestër edhe bankat e nivelit të dytë, me qëllim ndërprerjen e shërbimeve të ofruara nga faqet e tyre të internetit.

Ndërsa në tremujorin e katërt të vitit 2023 pati disa tentativa për smishing (imitimin e faqeve zyrtareve të bankave), të cilat kanë rezultuar gjithashtu të pasuksesshme, falë masave të marra nga bankat dhe fushatave të ndryshme për ndërgjegjësimin e klientëve.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë thekson se po vërehet një vëmendje e shtuar e klientëve në rastet e aksesimit në distancë të lidhjeve me shërbimet e bankës, dhe, nga vetë klientët e bankave, janë identifikuar dhe raportuar disa tentativa për vjedhjen e kredencialeve të tyre.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se ka forcuar shkallën e komunikimit dhe ndërveprimit veçanërisht me sektorin bankar dhe autoritetet rregulluese përgjegjëse të fushës, duke shtuar fokusin dhe vëmendjen në këtë drejtim, veçanërisht në procesin e inspektimeve në vend.

Në këtë kontekst, me qëllim përditësimin e kuadrit rregullator me zhvillimet e sigurisë se informacionit dhe përmirësimin e proceseve mbikëqyrëse, Banka e Shqipërisë po vijon me procesin e rishikimit të kuadrit rregullator sipas standardeve dhe praktikave më të mira të Bashkimit Evropian.

Ky proces, sipas Bankës së Shqipërisë, do të finalizohet edhe me bashkëveprimin e industrisë bankare, me qëllim përfshirjen edhe të praktikave më të mira të tregut. Qysh prej vitit 2022, sektori bankar është përballur me një valë sulmesh kibernetike ndaj sektorëve me rëndësi kritike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe sistemin bankar.

Nëse në vitin 2022, disa prej sulmeve ndaj sektorit bankar rezultuan pjesërisht të suksesshme, duke krijuar edhe probleme për klientët e bankave, për vitin 2023 sektori bankar duket se i ka menaxhuar më mirë rreziqet e lidhura me sulmet kibernetike.

Marrë nga Monitor

bsh sulmet kibernetike sektori bankar

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale