LIVE UPDATES
Aktualitet

"Bumi i turizmit në Shqipëri, një përfitim i papritur për Kushner!" The Economist: Investitori pret që qeveria të gjejë burime uji edhe për projektet e tij

“The Archers”, një serial i njohur radiofonik i BBC-së për jetën rurale në Angli, ndiqet çdo javë nga më shumë se 4 milionë dëgjues. Këtë verë, familja imagjinare Archer po mendonte të kalonte pushimet në Shqipëri.

17 Korrik 2025, 20:06 Nga M.B
"Bumi i turizmit në Shqipëri, një përfitim i papritur
Foto ilustruese

SHQIPËRI- "The Economist" ka publikuar një artikull ku shkruan se bumi i turizmit në Shqipëri është një përfitim i papritur për Jared Kushner, referuar planeve të dhëndrit të presidentit amerikan për investime në jug të vendit. Në artikull shkruhet se Kushner ka pasur më shumë fat me qeverinë shqiptare pasi ai ka shprehur interes për të ndërtuar një resort në Zvërnec, një zonë e virgjër mes detit Adriatik dhe lagunës së Nartës, e njohur për kolonitë e flamingove. 

Gjithashtu "The Economist" shton se Kushner dëshiron të zhvillojë ishullin e Sazanit, 10 kilometra larg. Artikulli shton se pak përpara betimit të Trump si president, qeveria shqiptare miratoi një plan fillestar që i hapte rrugë një investimi prej 1.4 miliardë eurosh në Sazan.

"The Economist" thekson se Zvërneci ndodhet në një zonë të mbrojtur dhe se EcoAlbania ka çuar në gjykatë qeverinë për një ligj të ri që lejon zhvillimet luksoze në këto zona të mbrojtura. Sipas artikullit, nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. 

Në artikull shkruhet se tashmë përflitet gjithnjë e më shumë edhe mbingarkesa turistike, pasi vendpushime dikur të qeta si Saranda dhe Ksamil janë tejmbushur ndërsa hotelet, për shkak të mungesës së stafit të kualifikuar, po rekrutojnë punonjës nga Filipinet. Sipas "The Economist" ky bum turistik ka nisur të krijojë edhe tensione për një pasuri të pakët: ujin. Në parim, sipas artikullit, Shqipëria ka mjaft burime ujore, por pas një shekulli me investime të pamjaftueshme, qytetet e saj po përballen me mungesa.

Artikulli i "The Economist": 

“The Archers”, një serial i njohur radiofonik i BBC-së për jetën rurale në Angli, ndiqet çdo javë nga më shumë se 4 milionë dëgjues. Këtë verë, familja imagjinare Archer po mendonte të kalonte pushimet në Shqipëri.

Deri pak vite më parë, kjo do të tingëllonte si një ide e rrezikshme – Shqipëria shihej si një vend i egër dhe i pasigurt. Por udhëtimi i mundshëm i Archerëve pasqyron qartë transformimin e Shqipërisë në një destinacion turistik kryesor – me pasoja të papritura.

Në kohën e komunizmit, vendi priste rreth 5 mijë turistë në vit. Tirana kishte vetëm dy hotele për të huajt dhe në restorantet jashtë kryeqytetit menuja shpesh kufizohej në një konservë toni me një qepë të njomë.

Megjithatë, deri në vitin 2014 Shqipëria kishte arritur në rreth 3.4 milionë vizitorë të huaj, ndërsa vitin e kaluar u raportua një shifër zyrtare prej 11 milionësh. Kjo shifër është disi e fryrë, pasi shumë prej tyre janë pjesëtarë të diasporës shqiptare që kanë pasaporta të huaja dhe regjistrohen disa herë në vit sa herë hyjnë në vend. Por është e qartë se turizmi po rritet me shpejtësi.

Komplekset hoteliere dhe vilat po mbijnë përgjatë bregdetit. Së shpejti pritet të hapet një aeroport i ri për të shërbyer zonën turistike të Vlorës në jug. Edhe pse diaspora nuk është “turistike” në kuptimin klasik, ajo blen apartamente pushimi, frekuenton plazhet dhe restorantet njësoj si çdo vizitor tjetër. Agjencitë imobiliare po reklamojnë në gjuhën ruse. Italianët vijnë për të kryer trajtime dentare me kosto të ulët. Madje, shtetasit e Kosovës kanë nisur të ankohen se tashmë Turqia është më e lirë se Shqipëria.

Po përflitet gjithnjë e më shumë edhe mbingarkesa turistike, pasi vendpushime dikur të qeta si Saranda dhe Ksamil janë tejmbushur. Hotelet, për shkak të mungesës së stafit të kualifikuar, po rekrutojnë punonjës nga Filipinet. Ky bum turistik ka nisur të krijojë edhe tensione për një pasuri të pakët: ujin. Në parim, Shqipëria ka mjaft burime ujore. Por pas një shekulli me investime të pamjaftueshme, qytetet e saj po përballen me mungesa.

Ndërkohë që ndërtimet përgjatë bregut shtohen me ritme të vrullshme, po vendosen tuba për të sjellë ujë nga zonat e brendshme. Banorët aty thonë se mezi kanë ujë për vete dhe për bujqësi; tani ai po kanalizohet për të mbushur pishinat e turistëve. Një rast i bujshëm lidhet me planet për të devijuar ujin e lumit Shushicë drejt rajonit bregdetar të Himarës. Pjesa më e madhe e lumit ndodhet brenda një parku kombëtar.

Astrit Balilaj, kryeplaku i fshatit Kuç, një nga mbi 30 komunitetet që po protestojnë, thotë se lumi ka gjithnjë e më pak ujë për shkak të ndryshimeve klimatike. Ai shton se autoritetet lokale i kanë informuar instancat më të larta për shqetësimet, “por janë injoruar”.

Olsi Nika, drejtues i organizatës mjedisore EcoAlbania, paralajmëron se humbja e ujit do të dëmtonte ekosistemin lokal. Ai thekson gjithashtu se brenda parkut janë ndërtuar restorante turistike pa leje dhe se në afërsi ka rrjedhje nafte nga puse të amortizuar.

Vitin e kaluar, banorët e fshatit Dukat në jug të Vlorës bllokuan punimet për një projekt 9 milionë eurosh për devijimin e ujit drejt zonave turistike luksoze. Në mars, edhe fshatarët e Tragjasit fqinj u përleshën me policinë për të njëjtin projekt. Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka ujë për të gjithë.

Por sipas Olsi Nikës, kjo do të ishte e vërtetë vetëm nëse shteti do të kishte planifikuar në mënyrë afatgjatë. “Qeveria kujdeset vetëm për interesat e veta,” thotë Salibe Daupi, një pronare restoranti lokal. “Ata duhet të kujdesen për ne.”

Edhe kufizimi i turizmit mund të nxisë zemërim. Javën e kaluar në Theth, një fshat malor në veri, protestuesit hodhën koktej Molotovi ndaj fadromave që po prishnin kabina të ndërtuara pa leje për turistët alpinistë. Pronarët thonë se qeveria u kishte premtuar legalizimin e tyre.

Ndërkohë, Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump-it, ka pasur më shumë fat me qeverinë shqiptare. Ai ka shprehur interes për të ndërtuar një resort në Zvërnec, një zonë e virgjër mes detit Adriatik dhe lagunës së Nartës, e njohur për kolonitë e flamingove.

Gjithashtu dëshiron të zhvillojë ishullin e Sazanit, 10 kilometra larg. Pak përpara betimit të Trump-it si president, qeveria shqiptare miratoi një plan fillestar që i hapte rrugë një investimi prej 1.4 miliardë eurosh në Sazan. Por Zvërneci ndodhet në një zonë të mbrojtur. EcoAlbania ka çuar në gjykatë qeverinë për një ligj të ri që lejon zhvillimet luksoze në këto zona të mbrojtura.

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të luftosh të pasurit dhe të fuqishmit në Shqipëri është dekurajuese, sepse zakonisht e marrin çfarë duan. Por shpresa, njësoj si uji, buron gjithmonë. Përveç në rastet kur devijohet. 

jared kushner

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty