All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm/ BIRN: Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Një koalicion organizatash që ndihmojnë afganët që punuan për qeverinë apo kompani amerikane që t’i shpëtojnë përndjekjes nga Talebanët në pushtet llogariti se urdhri i Trump ka bllokuar evakuimin e gati 40 mijë aleatëve të Shteteve të Bashkuara, që gjenden aktualisht në Afganistan, Pakistan dhe vende të tjera.

4 Shkurt 2025, 10:26 Nga B.Z
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm/ BIRN: Urdhri ekzekutiv i
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHËNGJIN - Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vajza e tij e vogël 4-vjeçare luan këmbëzbathur në rërën e plazhit të Shëngjinit në fund të janarit. Ai dhe familja e tij prej gjashtë anëtarësh kishin planifikuar të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara më 30 janar, por fluturimi – pjesë e operacionit AfghanEvac u anulua.

“Kur unë dhe familja dëgjuam për anulimin e fluturimit, u shokuam, mbetëm pa frymë”, tha Soban, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit nga frika e hakmarrjes ndaj familjes së tij në Afganistan.

Soban mbërriti në Shqipëri një muaj më parë nga Mazar e Sharif, një qytet në veri të Afaganistanit. Së bashku me rreth 400 afganë të tjerë, ai ndodhet i bllokuar pa rrugëdalje në Shëngjin, pas një vendimi të presidentit Donald Trump për të ngrirë programin e pranimit të refugjatëve në SHBA.

#AfghanEvac, një koalicion organizatash që ndihmojnë afganët që punuan për qeverinë apo kompani amerikane që t’i shpëtojnë përndjekjes nga Talebanët në pushtet llogariti se urdhri i Trump ka bllokuar evakuimin e gati 40 mijë aleatëve të Shteteve të Bashkuara, që gjenden aktualisht në Afganistan, Pakistan dhe vende të tjera.

“Këta njerëz kanë luftuar përkrah forcave të SHBA-ve, kanë derdhur gjak përkrah tyre, shumë kanë humbur anëtarë të familjes, shumë kanë rrezikuar jetën e tyre dhe shumë prej tyre na kanë shpëtuar jetën. Ne u detyrohemi këtyre njerëzve,” tha Shawn VanDiver, përfaqësues i AfghanEvac përmes një mesazhi në X.

VanDiver i kërkoi presidentit Trump përjashtimin e kësaj kategorie nga urdhri i tij ekzekutiv për refugjatët.

Vendim i përkohshëm?

Pas një lufte të kushtueshme 20-vjeçare në Afganistan, Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre në verën e vitit 2021, ndërsa militantët talebanë morën pushtetin. Përmes operacioneve humanitare, mijëra afganë që kishin punuar për Shtetet e Bashkuara, aletatët e tyre apo kompani amerikane u larguan nga vendi për t’i shpëtuar hakmarrjes dhe përndjekjes.

Rreth 2 mijë prej tyre mbërritën fillimisht në Shqipëri dhe pas procesimit të dokumenteve të tyre, u larguan më pas në drejtim të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë apo vendeve të tjera aleate. Por vendimi i administratës së Trump për të pezulluar programin e pranimit të refugjatëve në SHBA ka lënë në pasiguri rreth 400 afganë që gjenden aktualisht në Shëngjin.

Emal, 30 vjeç nga Kabuli, thotë se punoi për SHBA-të si asistent administrator para vitit 2021. Pasi talebanët morë nën kontroll Afganistanin, ai në pamundësi për t’u larguar zgjodhi të fshihej. “Pasi talebanët morë kontrollin ne kemi jetuar fshehur, një herë këtu, njëherë aty, një herë në një provincë tjetër. Ne që punuam për SHBA u detyruam t’i linim shtëpitë”, thotë 30-vjeçari që ka mbërritur në Shqipëri 5 ditë më parë.

Emal thotë se arratisja nga Afganistani ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar për ta dhe familjet e tyre. Ai thotë se në çdo vend tjetër përpos vendlindjes ndjehet i sigurt dhe në Shqipëri, gjithçka ka shkuar mirë, por shpreson që presidenca në SHBA ta rikonsiderojë vendimin.

“Nuk është se e kemi menduar shumë, por kemi shpresë që Trump do ta rikonsiderojë dhe do të lejojë fluturimet për ne, pasi ne punuam për SHBA-të dhe jeta jonë është në rrezik e nuk mund të kthehemi në Afganistan”, thotë ai.

Edhe një 51 vjeçar, i cili mbërriti në Shëngjin 10 ditë më parë, shpreson se pezullimi është i përkohshëm dhe gjërat do të kthehen në normalitet në vijim. Ai thotë se fakti që pati një fluturim vetëm katër ditë më parë tregon se operacioni i evakuimit të afganëve që punuan me aleatët do të vazhdojë.

“Unë mendoj që vendimi i zotit Trump është normal, pasi është i përkohshëm dhe jo i përhershëm”, tha ai. Burri që si shumë refugjatë po shëtiste me bashkëshorten buzë bregdetit i tha BIRN se ishte në Shqipëri me 3 vajzat. Ai tregoi se kishte punuar si inxhinier ndërtimi për amerikanët dhe se kjo CV e vendoste në rrezik.

“Nuk është e sigurt atje për ne. Është shumë e rrezikshme për ne, pasi unë kam punuar me projekte amerikane në Afganistan”, tha ai.

‘S’ka kthim pas’

Soban i tha BIRN se e përjetoi me akth dhe frikë largimin nga Afganistani.

“Ditën e fluturimit, që nga momenti që hipëm në avion në Kabul e deri sa dolëm nga hapësira ajrore afgane isha i përfshirë nga frika. Çdo sekondë mendoja se aeroplani do kthehej pas dhe do na dorëzonin në duart e Talebanëve”, kujton ai.

Ashtu si të tjerët, Soban shpreson që vendimi i Trump të rikonsiderohet, pasi ai thotë se për të dhe familjen e tij nuk ka kthim pas.

“Kthimi pas në Afghanistan na vendos ne në rrezik serioz. Atje nuk kemi siguri për vete, dhe rrezikojmë arrestimin, torturën dhe ndoshta edhe vdekjen”, thotë ai.

32 vjeçari thotë se personat që bashkëpunuan me SHBA përndiqen nga talebanët dhe shpesh i nënshtrohen torturës dhe poshtërimit e dehumanizimit. Vetë ai thotë se e ka përjetuar në kurriz një torturë të tillë, pasi talebanët zbuluan që kishte punuar për një kompani amerikane.

“Unë jam një prej viktimave të brutalitetit. Kur u arrestova nga talebanët dhe kur pas marrjes në pyetje ata mësuan nga telefoni që kisha bashkëpunuar me forca të SHBA, iu nënshtrova një torture fizike e mendore të tmerrshme”, thotë ai. Për të dhe të tjerë afganë që ndodhen në Shëngjin kthimi pas është dënim me vdekje.

32-vjeçari thotë se shpreson që arratia nga Afganistani do i mundësojë atij dhe 4 fëmijëve një jetë më të mirë. Ai thotë se ka një vajzë 13-vjeç që ëndërron të bëhet doktoreshë dhe shpreson që kjo t’i bëhet e mundur, pasi talebanët ua kanë hequr këtë mundësi vajzave.

“Gjithçka shpresoj është që SHBA të mbajnë premtimin që u kanë dhënë aleatëve të tyre afganë dhe të na transferojnë në një vend të sigurt”, thotë ai.

Megjithatë 32-vjeçari nuk e fsheh frikën se gjërat mund të mos shkojnë siç ai do të donte dhe anulimi i fluturimit të 30 janarit ia ka shtuar ankthet.

“Sërish m’u shfaq parasysh situata e rëndë në Afganistan. Jemi frikësuar se qeveria e SHBA na ka braktisur dhe do të na dërgojnë sërish pas”, tha ai./BIRN

emigrante donald trump

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje