4 Shkurt 2025, 10:08
Nga I.A
Policia
TIRANË- Një 42-vjeçar izraelit është arrestuar ditën e sotme në Tiranë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim. Mësohet se 42-vjeçari me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze është shpallur në kërkim për mashtrim në Gjermani dhe kërkohet nga Gjykata e Bambergut. Ndërkohë që pas arrestimit pritet që të ekstradohet drejt Gjermanisë.
Njoftimi i Plotë:
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania), operacioni policor i koduar “Operacionalja 25”. Operacioni, rezultat i bashkëpunimit me Zyrën Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA) dhe i koordinimit nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST. Ndalohet në Tiranë, një shtetas i akuzuar në Gjermani, për mashtrim në mënyrë të përsëritur. Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania) dhe Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA), nëpërmjet rrjetit ENFAST, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 25”.
Gjatë operacionit, u lokalizua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, Tiranë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. G., 42 vjeç, me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze. Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Gjermani.
gjermani fast albania
Aktualitet
4 Shkurt 2025, 09:53
I.A
Daut Laze
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për arratisjen e Daut Lazes nga burgu i Shën Kollit gjatë nat&...
Aktualitet
4 Shkurt 2025, 09:26
Hekuran Nikollari
GJIROKASTËR- Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë k&eum...
Aktualitet
4 Shkurt 2025, 08:10
B.Z
Burgu i Shënkollit
LEZHË - Daut Laze, i dënuar me burg për dhunë në familje është arratisur nga burgu. Laze ishte d...
Aktualitet
4 Shkurt 2025, 07:21
B.Z
Tirana
TIRANË - Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 8,575 dol...
Aktualitet
4 Shkurt 2025, 07:18
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet m...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 22:27
N.F
Krypeshkopi Janullatos
GREQI- Një intervistë e papublikuar më parë e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është publikuar së...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 22:07
N.F
Petro Zisi
SARANDË- Petro Zisi, një qytetar i Sarandës tregon se ka marrë një shesh ndërtimi 34 vjet më parë, por ...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 22:00
N.F
Kostandin Plaku
BERAT- Kostandin Plaku është një 72-vjeçar nga Berati. Ai thotë se prej vitit 2005 nuk merr dot certifikatat e p...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 21:51
N.F
Përmbytjet në Durrës
DURRËS- Vendi ynë u përfshi javën e kaluar nga moti i keq. Reshje të dendura shiu "pushtu...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 21:29
N.F
Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama, duke folur për abuzimet me inceneratorin inekzistues të Tiranës, deklaroi se landfilli ku mblidhen mbe...