LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ishte rrënuar aftësia e brezit të ri për të besuar", intervista e papublikuar e Kryepeshkopit Janullatos: U pajtova me dyshimet e njerëzve dhe vazhdova!

Kryepeshkopi teksa përshkruante situatën në vend tha se në fillim kishtë kishim përshtypjen se feja ortodokse kishte marrë fund. Ai theksoi se ajo që e shqetësonte ishte fakto se me prishjen e Kishave në vend ishte rrënuar aftësia e brezit të ri për të besuar dhe zgjedhur lirisht.

3 Shkurt 2025, 22:27 Nga N.F
"Ishte rrënuar aftësia e brezit të ri për të
Krypeshkopi Janullatos

GREQI- Një intervistë e papublikuar më parë e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është publikuar së fundmi nga media greke, "Protothema". Media greke ka ndarë audio të intervistës me Kryepeshkopin i cili ka treguar ndodhitë më të rëndësishme të jetës së tij. Ai gjithashtu në intervistë ka rrëfyer vështirësitë që hasi gjatë punës së tij kur erdhi në Shqipëri në vitin 1991.

“Fraza e parë që mësova në shqip ishte Krishti u ringjall,” kështu tha kryepeshkopi Janullatos në një intervistë. Biseda mësohet se u regjistrua në vjeshtën e vitit 2017 ku ai ka treguar vështirësitë që ai hasi në vitin 1991 kur erdhi në Shqipëri, por edhe me dyshimet me të cilat ai u përball.


“Ishte viti 1991 kur ai shkoi për herë të parë në Shqipëri, pasi kishte përfunduar tashmë një rrugëtim misionar shumë të rëndësishëm në Afrikë dhe u dallua me aftësitë dhe punën e tij në komunitetin ortodoks global. Për habinë e tij të madhe, Patriarkana i kërkoi të udhëtonte në vendin fqinj për të parë se çfarë kishte mbetur në këmbë nga periudha e ndalimeve të ashpra fetare që i kishin paraprirë”, shkruan Protothema.

Imazhi i parë që ai hasi ishte mallëngjyes: “Zbrita në aeroport, që atëherë ishte një ndërtesë fshati, më prisnin një grup i vogël të moshuarish dhe më çuan në Katedralen e Ungjillit, e cila ishte kthyer në palestër. Aty takova njerëz të sëmurë, të varfër… Më duhej të komunikoja me njerëzit edhe pse nuk e dija fare gjuhën. Po mendoja se si mund ta përmbledh kuptimin e misionit tim dhe bëra si më poshtë: pyeta një zotëri të moshuar, i cili dinte shumë mirë greqishten, si  thuhej “Krishti u ringjall” në shqip dhe ai më tregoi. Kështu u dhashë të gjithëve një qiri, ndeza edhe timin dhe thashë “Krishti u ringjall”. Ishin fjalët e para shqipe që mësova. Krishti u ringjall: Një mesazh shprese. Të gjithë filluan të qajnë dhe të përgjigjen “Ai është ringjallur me të vërtetë”. Ishte një nga momentet më prekëse që kam përjetuar ndonjëherë… “Krishti u ringjall” u bë motoja jonë. Kemi ecur me këtë si në ditët e mira ashtu edhe në ato shumë të vështira, sepse ishte një mesazh i fortë shprese”, ka treguar Anastas Janullatos.

Ai ka treguar se Kisha Ortodokse e Shqipërisë kishte pushuar së ekzistuari prej shumë vitesh. Kryepeshkopi teksa përshkruante situatën në vend tha se në fillim kishtë kishim përshtypjen se feja ortodokse kishte marrë fund. Ai theksoi se ajo që e shqetësonte ishte fakto se me prishjen e Kishave në vend ishte rrënuar aftësia e brezit të ri për të besuar dhe zgjedhur lirisht.

“Ishte një vend pa kisha. Ishin bërë magazina, stalla… Ishte e pamundur të kishte një qendër fetare apo çfarëdo forme shprehjeje fetare, si p.sh. ikonografia. Dhe kjo ndodhi për një periudhë shumë të gjatë kohore, që korrespondon me rritjen e një brezi të tërë. Pra, kishim përshtypjen se feja ortodokse kishte marrë fund”, përshkroi ai me qartësi, duke shtuar: “I gjithë ky ndalim fetar ishte një përpjekje për të çrrënjosur atë që ishte në zemrat e njerëzve. Unë ndonjëherë them: “Nuk jam i shqetësuar për prishjen e Kishës. Më shqetëson fakti që kanë rrënuar aftësinë e brezit të ri për të besuar dhe zgjedhur lirisht”.


Kryepeshkopi ka deklaruar se u desh shumë kohë dhe shumë pengesa domethënëse për t’u kapërcyer përpara se të hidheshin themelet e forta mbi të cilat do të ngrihej rilindja e Ortodoksisë.

“Vështirësia më e madhe ishte dyshimi- tregon Anastas Janullatos- shumë njërëz mendonin “Pse erdhi këtu? .Edhe pas gjithë këtyre viteve që jam këtu, dyshimi mbetet. U pajtova me dyshimet e njerëzve dhe vazhdova. Sepse mendova se është vërtet e vështirë për shumë njerëz që kanë jetuar 23 vjet persekutim absolut fetar, të cilëve u është mësuar, që nga kopshti në universitet, se nuk ka Zot, të pranojnë thjesht atë njeri, për të cilin dëgjojnë kaq shumë lëvdata , erdhi papritur në vendin e tyre sepse ai thjesht beson në Zot.

Madje në shumë kontekste kam përdorur identitetin e profesorit, jo atë të Fortlumturisë së Tij. Më kujtohet një herë një deputet dhe profesor nxitoi të më prezantohej si ateist. Dhe unë iu përgjigja: “Shiko, fjala është greke, nuk po e përdor drejt. Nuk je ateist siç e imagjinon, je jofetar, por e sigurt është se Zoti është shumë afër teje”. Ai buzëqeshi, u përgjigj se ishte dakord dhe ne kemi qenë miq që atëherë.

Kryepeshkopi gjithashtu komentoi shpifjet që ishin hedhur ndaj tij të cilat thonin se Kryepeshkopi nuk donte të vinte në Shqipëri. Ai gjithashtu tha se nga gjithë kjo situatë kishte menduar për të dhënë dorëheqjen në atë kohë.

“Gjëja më e keqe për mua ishte kur disa, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi, filluan të shpifin sistematikisht se Anastasi nuk donte të vinin mitropolitë të tjerë. por Shqipëria ishte një vend tjetër që të pranohej një sinod i tërë grek. Unë mendoja shumë seriozisht për të dhënë dorëheqjen në atë kohë: E dija se dikush tjetër që dha dorëheqjen në një kohë tjetër, bëri një gabim të madh, por çfarë do të ndodhte më pas? Të gjitha këto gjëra të rëndësishme që krijoi Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk do të kishin ekzistuar”.

Slogani “Të gjithë së bashku” ka qenë një fener dhe udhërrëfyes i ndritshëm gjatë gjithë këtij rrugëtimi krijues dhe suksesi i krijimit të një komuniteti fetar, në të cilin njerëzit me origjinë, fe dhe klasa shoqërore të ndryshme mund të bashkëjetonin, ishte padyshim një nga arritjet më të rëndësishme dhe më të paprecedentë të të bekuarit Anastas.

“Kishte tundimin nga vendet fqinje për të krijuar të ndarë foletë fetare në Shqipëri: Kisha e Greqisë folenë e saj, Rumania folenë e saj, Serbia folenë e saj, Shkupi të tyren. Ne zgjodhëm të ishim të gjithë bashkë. Dhe ne jemi të gjithë bashkë, shqiptarë, grekë, me origjinë sllave, vllehë, disa të lidhur me Greqinë, të tjerë me Rumaninë. Për ta bërë më të kuptueshme këtë bashkëjetesë, sjell shembullin e mëposhtëm: Në Greqi themi “Rrofshin grekët”, këtu nuk ka një gjë të tillë. Që në vitin e parë që erdha thosha: “Pylli nuk është i bukur nëse ka vetëm një lloj peme, por kur ka lloje të ndryshme pemësh, të gjitha të lira të rriten”.

Në 33 vitet që Anastas jetoi në Shqipëri, shumë gjëra ndryshuan për mirë dhe në shumë prej tyre Kisha Ortodokse mori drejtimin, duke ofruar punë të paçmueshme jo vetëm fetare, por edhe shoqërore e arsimore. Ai ndërtoi shkolla, kopshte, një Shkollë Teologjike model në të cilën, me insistimin e tij, studiojnë edhe gratë, qendra rinore, kampe, qendra shëndetësore, qendra metropolitane, bujtina, punishte, kuzhina ushqimore për të varfërit, u ngritën më shumë se 150 kisha të reja. Mes tyre edhe Katedralen mbresëlënëse të Ngjalljes së Krishtit, në zemër të Tiranës, ku u bë varrimi i tij, u organizuan një mori ngjarjesh fetare, kulturore dhe sociale, shkruan media greke.

kryepeshkopi anastas janullatos

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen