LIVE UPDATES
Aktualitet

Investimet 20 milionë euro “përmbytën” Durrësin!

Në Durrës ka Impiant të Trajtimit të Ujërave të Zeza, por ai ka vetëm ujërat e zeza dhe jo kanalet e mëdha në Spitallë dhe ish-Kënetë. Bashkia e Durrësit pranoi se Hidrovori duhet të përfundonte në fund të 2022-shit, por ka pasur probleme të mëdha me shpronësimet.

3 Shkurt 2025, 21:19 Nga N.F
Investimet 20 milionë euro “përmbytën” Durrësin!
Durrës

DURRËS- Fiks Fare u rikthye në zonën e Spitallës dhe Kënetës, disa muaj pasi emisioni investigativ filmoi ndotjen masive në ato lagje, teksa edhe investimet miliona euroshe nuk larguan ujërat nga sipërfaqja. U ndërtua një Hidrovor i ri, i cili pas denoncimit u vu në punë, por në fund të muajit janar 2025, e gjithë zona u përmbyt!

Në qershor të vitit 2024, Fiksi trajtoi problematikën e ujërave të zeza në Durrës, ku megjithëse ishin investuar plot 20 milionë euro, gjendja ishte e njëjtë. Bashkia e Durrësit kishte hapur disa tendera, njëri me vlerë 87 milionë lekë për hartimin e studimit për rrjetin e ujërave në zonën e Porto Romanos dhe ish-Kënetës. Në fund të 2021-shit u bë tenderi i madh me vlerë 20 milionë euro, për kanalet e ujërave dhe ndërtimin e hidrovorit në Porto Romano.

Procedura kishte një afat 12 mujor, ku vepra duhet të përfundonte në fund të vitit 2022. Verën e kaluar, plot 1 vit e gjysmë pas përfundimit të afatit, Hidrovori s’ishte vënë në punë. Më pas u bë një tjetër me vlerë 54 milionë lekë për sistemimin e këtyre ujërave.

Në Durrës ka Impiant të Trajtimit të Ujërave të Zeza, por ai ka vetëm ujërat e zeza dhe jo kanalet e mëdha në Spitallë dhe ish-Kënetë. Bashkia e Durrësit pranoi se Hidrovori duhet të përfundonte në fund të 2022-shit, por ka pasur probleme të mëdha me shpronësimet. “Do të ulë sasinë e ujërave në kanale dhe më shumë është për përmbytjet” tha drejtori.

Pas denoncimit në qershor 2024, Bashkia e Durrësit e vuri në punë hidrovorin e ri në Porto Romano. Investimet në kanalizime dhe në këtë vepër s’e larguan problemin, pasi banorët e Spitallës dhe ish-Kënetës jo vetëm që jetonin me ujëra të zeza, por tashmë shtëpitë iu përmbytën.

Fiksi bisedoi me banorë të ish-Kënetës, të cilët tregojnë se para 11 viteve ka ndodhur një përmbytje, por jo e këtyre përmasave. “Kjo përmbytje na zuri të papërgatitur dhe se kjo fatkeqësi nuk vjen nga reshjet e shiut por vjen si pasojë e mos hapjes dhe pastrimit të kanaleve që janë në të gjithë lagjen” pohojnë banorët.

Ata shprehen se përmbytja ka ardhur si pasojë e mos funksionimit të Hidrovorit, teksa tregojnë edhe dëmet që u janë shkaktuar. Disa të tjera tregojnë se ujërat sipas tyre ishin të zeza dhe ato të shiut, teksa kërkojnë nga shteti që të merren masa dhe t’u vlerësohet dëmshpërblimi. Banorët treguan edhe dëmet brenda banesave të tyre, që nga orenditë shtëpiake të prishura, mobiljet, apo edhe muret dhe dyshemeja gjithë lagështirë.

Ata thonë se niveli i ujit qëndroi për shumë orë në shtëpitë e tyre dhe u desh shumë kohë që niveli të ulej. Fiksi bisedon edhe me disa grupe vlerësimit të dëmeve. Ata thanë se janë ngritur 15 grupe vlerësimi, pasi ka shumë banesa në gjithë zonën e Durrësit të Ri dhe në disa fshatra.

Këto grupe i treguan Fiksit mënyrën se si bëhet vlerësimi i dëmeve në secilën banesë dhe familje, ku një fazë tjetër miratohet nga Bashkia e Durrësit se çfarë dëmesh janë bërë dhe shuma monetare që duhet të marrë secila familje. Dhe në fund, shpërndarja e fondit. Grupet tregojnë edhe dokumentet që duhen nga familja, certifikata e pronësisë, një mjet identifikues.

Fiksi shkoi në Porto Romano, ku janë dy hidrovoret, i vjetri dhe i riu. Te Hidrovori i vjetër punonjësit thanë se është jashtë funksioni, ndërkohë që është vënë në punë Hidrovori i ri. Në këtë objekt të ri, punonjësit thanë se është në kapacitet të plotë dhe se përmbytja ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura. “Ky shi po bën 10 vjet që s’ka rënë” pohojnë ata.

Gazetarët e Fiksit intervistuan edhe z. Aljon Hysko, Drejtor i Ndërmarrjes “Rruga” në Bashkinë e Durrësit. Ai tha se Hidrovori është në fazë testimi dhe, nëse do ketë probleme, do t’u kërkohet firmave që të bëjnë riparime elektrike, mekanike apo edhe në kanalet që e furnizojnë. Sipas tij, përmbytja ka ardhur si pasojë e natyrës!/ TCH

permbytjet ne durres

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale