LIVE UPDATES
Aktualitet

Vodafone ka realizuar me sukses video-telefonatën e parë hapësinore në botë nëpërmjet telefonit dhe satelitit

Video-telefonata u bë midis Rowuan Chesmer, një inxhinier i Vodafone dhe Margherita Della Valle, Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Group, nga një zonë e thellë në Uells të Britanisë së Madhe, duke përdorur satelitë të ndërtuar për të ofruar një përvojë të plotë të brezit të gjerë celular, në bashkëpunim me partnerin e Vodafone, AST SpaceMobile.

3 Shkurt 2025, 18:53 Nga Dosja.al
Vodafone ka realizuar me sukses video-telefonatën e parë
foto ilustruese

TIRANË- Vodafone ka realizuar me sukses video-telefonatën e parë hapësinore në botë duke përdorur telefona inteligjentë 4G/5G dhe satelitë, që do t’u mundësojë përdoruesve të shumtë në zona pa mbulim celular të bëjnë dhe të marrin video call, të kenë akses në internet dhe të përdorin shërbimin e mesazheve online. Kjo është e vetmja teknologji satelitore e llojit të saj e ndërtuar për të ofruar një përvojë të plotë të brezit të gjerë celular, duke i hapur rrugën lidhjeve universale digjitale dhe duke mbyllur boshllëqet e lëna nga mbulimi i kufizuar me rrjet celular.

Video-telefonata u bë midis Rowuan Chesmer, një inxhinier i Vodafone dhe Margherita Della Valle, Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Group, nga një zonë e thellë në Uells të Britanisë së Madhe, duke përdorur satelitë të ndërtuar për të ofruar një përvojë të plotë të brezit të gjerë celular, në bashkëpunim me partnerin e Vodafone, AST SpaceMobile.

Ndryshe nga shërbimet e sotme satelitore, përdoruesit nuk kanë nevojë për një antenë të veçantë satelitore, as për një terminal apo telefon satelitor të shtrenjtë për të përfituar nga lidhja e plotë me brez të gjerë celular. Shërbimi që ata do të marrin bazohet në përvojën ekzistuese të rrjeteve celulare 4G dhe 5G, duke u mundësuar atyre të përdorin telefonat inteligjentë të përditshëm dhe për të kaluar automatikisht nga rrjeti hapësinor tek ai tokësor dhe anasjellas.

“Detyra e Vodafone është të sigurohet se të gjithë janë të lidhur në rrjet, pavarësisht se ku ndodhen. Rrjeti ynë i avancuar evropian 5G tani do të plotësohet me teknologjinë më të avancuar satelitore. Ne po iu sjellim klientëve rrjetin më të mirë dhe po iu sigurojmë akses atyre që nuk e kanë pasur kurrë më parë në komunikimet celulare. Kjo do të reduktojë hendekun digjital, duke mbështetur njerëz nga gjithë Evropa të ruajnë kontaktet me miqtë dhe familjen, si dhe të sigurojnë ndërlidhje në raste urgjencash”, tha Margherita Della Valle, Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Group.

Ky është i vetmi shërbim satelitor sot në botë që operon nga orbita e ulët e Tokës dhe ofron brez të gjerë celular direkt në shumë telefona inteligjentë 4G ose 5G apo funksionon pa probleme si një zgjatim i rrjeteve kryesore të Vodafone në tokë. Sateliti është një teknologji plotësuese, që ofron mbulim të vlefshëm aty ku aktualisht nuk ekziston asnjë alternativë e mundshme celulare ose fikse. Së bashku, shërbimi satelitor dhe rrjeti tokësor do t’i japin Evropës një infrastrukturë komunikimi për përdorim në çdo vend, duke përfshirë malet apo dhe në det të hapur.

Call-i i sotëm është një arritje historike për Evropën në këtë front të ardhshëm emocionues të teknologjisë. Vjen 40 vjet pasi Vodafone bëri thirrjen e parë celulare në Mbretërinë e Bashkuar, kur Michael Harrison telefonoi babain e tij, Sir Ernest Harrison, themeluesin dhe drejtuesin e parë të Vodafone, vetëm pas mesnatës së 1 janarit 1985 nga Sheshi i Parlamentit, Londër.

Vodafone Group synon të ofrojë shërbimin e parë komercial satelitor me brez të gjerë direkt në smartphone brenda 2025-ës ose 2026-ës.

vodafone albania

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës