LIVE UPDATES
Aktualitet

Heshtje dhe pikëllim: Jabllanica vajton për Vetonin, Idealin e Ramën

Veton Morina, 13 vjeç, Ideal Rama, 15 vjeç, dhe Ramë Mehmetaj, 15 vjeç, humbën jetën më 1 shkurt nga shembja e një objekti të vjetër në Jabllanicë – pjesa jugperëndimore e Kosovës.

3 Shkurt 2025, 21:02 Nga r.ll
Heshtje dhe pikëllim: Jabllanica vajton për Vetonin, Idealin e
tre femijet qe humben jeten

GJAKOVË- Ajri në Jabllanicë është i rënduar nga pikëllimi. Rrugët e ngushta të fshatit i ka mbuluar heshtja. Banorët janë në zi për Vetonin, Idealin e Ramën…

Na kanë mbytur me dhimbje këta tre djem. Asnjë problem prej tyre nuk e kemi pasur kurrë”, thotë Mehreme Ahmetaj nga ky fshat i Gjakovës.

Veton Morina, 13 vjeç, Ideal Rama, 15 vjeç, dhe Ramë Mehmetaj, 15 vjeç, humbën jetën më 1 shkurt nga shembja e një objekti të vjetër në Jabllanicë – pjesa jugperëndimore e Kosovës.

Policia tha se objekti u shemb në rrethana ende të panjohura dhe se të miturit ishin brenda në kohën kur ra pllaka e tij. Familjarët, të ngufatur nga dhimbja, refuzojnë të flasin shumë.

“Rama e kishte shumë qejf futbollin. Njësoj edhe Ideali”, tregon për Radion Evropa e Lirë, kushëriri i Ramës, Berati.

Teksa lufton për të pranuar realitetin mizor, ai ndalet për ca sekonda dhe vazhdon të flasë sërish…

“Vetoni vinte nga një mëhallë tjetër e fshatit, por të tre kanë qenë shokë shumë të ngushtë, kanë ndenjur bashkë, kanë luajtur bashkë. Nuk kanë bërë kurrë probleme”, thotë Berati.

Ai supozon se tre djemtë tashmë të ndjerë kanë qenë duke luajtur brenda objektit, në kohën kur ai është shembur. Për vdekjen e tyre tregon se familjarët kanë mësuar 4-5 orë pas incidentit. Atë moment thotë se nuk mund ta përshkruajë dot me fjalë.

“Shumë rëndë, shumë, jo vetëm për ne familjarët, por për gjithë katundin, e për gjithë Kosovën”, thotë Berati mes lotësh.

Objekti i rrënuar, që u bë vend i kësaj tragjedie, ishte i braktisur që pas përfundimit të luftës në Kosovë, më 1999. Deri në atë kohë kishte qenë dyqan ushqimor.

“Askush në fshat nuk ka folur për të. Ka qenë i rrethuar me tela. Ka qenë në rrugë anësore, por nuk ka pasur shumë lëvizje përreth tij”, thotë Bajrush Brahimaj, banor i Jabllanicës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se kurrë nuk ka pasur ndonjë paralajmërim nga autoritetet për sigurinë e tij “i braktisur ka qëndruar me dekada”, ashtu si edhe objekte të tjera në zonë.

“Fati e deshi që ta pësojnë këta djem të rinj e të kushtojë kaq shumë”, thotë Bajrushi.

Bajrushi thotë, po ashtu, se trupat e pajetë të tre djemve janë gjetur disa orë pas shembjes së objektit. Me rënien e territ, ai thotë se familjarët kanë nisur të kontaktojnë njëri-tjetrin dhe fqinjët e tjerë në fshat, për të pyetur nëse i kanë parë djemtë.

Një shok i tyre ka treguar, sipas tij, se ka marrë një mesazh në telefon nga tre shokët, të cilët i kanë treguar se ku janë dhe e kanë ftuar të shkojë edhe atë, por ai nuk ka shkuar.

“… dhe kur familjarët e kanë parë objektin e rrëzuar, i kanë thirrur fëmijët në telefon dhe telefonat u kanë cingëruar nën këmbë”, rrëfen Bajrushi.

Me të dëgjuar për rastin, Bajrushi thotë se ka marrë traktorin e tij dhe është nisur drejt vendit të ngjarjes, për të ndihmuar sadopak policinë e zjarrfikësit që t’i largonin gurët e rënë.

“Dy prej djemve duket se kanë qenë në lëvizje… kanë bërë përpjekje për t’u larguar, kurse tjetri ka qenë më poshtë, i shtrirë për tokë. Duket se objekti është shembur shumë-shumë shpejt”, thotë Bajrushi.

Të tri viktimat u varrosën ditën e hënë në varrezat e fshatit Jabllanicë.Njerëz të mbledhur për funeralin e tre të miturve që humbën jetën nga shembja e një objekti të vjetër të pabanuar Ideali dhe Rama kishin qenë edhe nxënës të Jeton Mrasorit, i cili në shkollën e fshatit kishte dhënë Gjeografi.

Tani drejtor i kësaj shkolle, Mrasori thotë se të dy ata, pos që ishin nxënës të shkëlqyeshëm, ishin edhe shumë të hareshëm dhe të dhënë pas teknologjisë.

“Të dy kanë qenë në një klasë e në një bankë. Në asnjë moment nuk janë ndarë prej njëri-tjetrit… as edhe në vdekje”, përfundon Mrasori.

I kujt ishte objekti që u shemb?

Komuna e Gjakovës konfirmon se objekti i rrënuar ishte privat dhe i ndërtuar në pronë private.

“Në këtë moment nuk mund ta dimë me saktësi vitin e ndërtimit, por, sipas informacioneve tona, është i ndërtuar shumë vite para luftës së vitit 1999 dhe ka shërbyer si dyqan. Objekti i njëjtë ka qenë i djegur gjatë luftës”, thuhet në përgjigjën e komunës dhënë Radios Evropa e Lirë.

Aty po ashtu theksohet se, duke qenë në pronësi private, komuna nuk ka pasur kompetenca të ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me objektin.

“Rastet kur komuna guxon të ndërhyjë në pronë private, ndodhin vetëm atëherë kur nga pronari legjitim bëhet një kërkesë apo ankesë te komuna”, thuhet në përgjigje dhe shtohet se, sa i përket rastit në fjalë, nuk ka pasur ndonjë kërkesë apo ankesë të tillë.

Prokuroria e Shtetit tha shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë se, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

Bajrushi thotë, po ashtu, se trupat e pajetë të tre djemve janë gjetur disa orë pas shembjes së objektit. Me rënien e territ, ai thotë se familjarët kanë nisur të kontaktojnë njëri-tjetrin dhe fqinjët e tjerë në fshat, për të pyetur nëse i kanë parë djemtë.

Një shok i tyre ka treguar, sipas tij, se ka marrë një mesazh në telefon nga tre shokët, të cilët i kanë treguar se ku janë dhe e kanë ftuar të shkojë edhe atë, por ai nuk ka shkuar.

“... dhe kur familjarët e kanë parë objektin e rrëzuar, i kanë thirrur fëmijët në telefon dhe telefonat u kanë cingëruar nën këmbë”, rrëfen Bajrushi.

Me të dëgjuar për rastin, Bajrushi thotë se ka marrë traktorin e tij dhe është nisur drejt vendit të ngjarjes, për të ndihmuar sadopak policinë e zjarrfikësit që t’i largonin gurët e rënë.

“Dy prej djemve duket se kanë qenë në lëvizje... kanë bërë përpjekje për t’u larguar, kurse tjetri ka qenë më poshtë, i shtrirë për tokë. Duket se objekti është shembur shumë-shumë shpejt”, thotë Bajrushi.

Të tria viktimat u varrosën ditën e hënë në varrezat e fshatit Jabllanicë.  Ideali dhe Rama kishin qenë edhe nxënës të Jeton Mrasorit, i cili në shkollën e fshatit kishte dhënë Gjeografi.

Tani drejtor i kësaj shkolle, Mrasori thotë se të dy ata, pos që ishin nxënës të shkëlqyeshëm, ishin edhe shumë të hareshëm dhe të dhënë pas teknologjisë.

“Të dy kanë qenë në një klasë e në një bankë. Në asnjë moment nuk janë ndarë prej njëri-tjetrit... as edhe në vdekje”, përfundon Mrasori./REL

vdekja e tre femijeve

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës