LIVE UPDATES
Aktualitet

“Thonë më jep një shtëpi të certifikojnë të tjerat”, denoncimi i qytetarit

Sipas të moshuarit persona që kanë lidhje me Kadastrën, i kanë propozuar që t’u japë një shtëpi, për të certifikuar të tjerat.

3 Shkurt 2025, 22:00 Nga N.F
“Thonë më jep një shtëpi të certifikojnë
Kostandin Plaku

BERAT- Kostandin Plaku është një 72-vjeçar nga Berati. Ai thotë se prej vitit 2005 nuk merr dot certifikatat e pronësisë së 4 objekteve që zotëron në zonën e Kalasë së Beratit. Kostandini thotë se në vitin 2005 një prej banesave të tij u dogj bashkë me dokumentet e pasurive dhe që nga ai vit, Kostandini nuk merr dot certifikatat.

“Kam lindur unë, im atë , gjyshi dhe stërgjyshi im në lagjen Kala të Beratit. Në vitet ’90 pa hyrë ’90 unë u arratisa. Nga mali kam ikur në Greqi. Disa më akuzonin që jo po la gruan, se aq dinin njerëzit. Kam jetuar për disa kohë në 5-6 kampe në Greqi sepse nuk dinim gjuhën pastaj filluam në zanatet tona. I kam bërë të tëra me dyer, dritare, saldime e të gjitha të tjerat.

Dyqanin e ka privatizuar nusja ime siç u privatizuan shumë dyqane në të gjithë Shqipërinë në 1992. Dy objektet e tjera i kam blerë unë për shkak të parave të emigracionit. Nuk i hodha në ‘rrush e kumbulla’, në makina e në shejtan, por i hodha në banesa. Objekti numër katër është i trashëguar nga familja, me vulë e më të gjitha, janë të gjitha në hipotekë”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.

Sipas të moshuarit persona që kanë lidhje me Kadastrën, i kanë propozuar që t’u japë një shtëpi, për të certifikuar të tjerat.

“Kur u ktheva nga emigracioni në vitin 2005 më ndodhi një fatkeqësi që m’u dogj total kapitali im. U dogjën një palë shtëpi, shteti nuk më ndihmoi. M’u dogjën dokumentet, kur m’u dogj shtëpia, por i ripërsëritëm. Unë po them vetëm një gjë Koço plaku këtij shteti i ka dhënë e nuk i ka marrë asgjë, i ka punësuar njerëz dhe nuk i ka marrë asnjë lekë. Nuk e kuptoj unë këtë, mua të më bëhen këto pengesa, është çmenduri. Doni tani që të ikim t’i shesim këto 3 objekte sepse kur dalin ata lepujt që thonë që për 24 orë t’i nxjerrim ne certifikatat. Shit një shtëpi që të nxjerr unë certifikatat. Do u them vetëm dy fjalë atyre që vijnë. Kanë ardhur shumë veta, ‘rri se e rregullojmë ne me dokumente’. Janë zyrtarë, ose të dërguar nga të tjerë”, thotë më tej denoncuesi.

Bashkë me 72-vjeçarin “Stop” shkon dhe sheh katër pasuritë e tij në zonën e Kalasë. Zëvendësdrejtori i Kadastrës Berat, Thanas Kace tregon rrugën e zgjidhjes, duke thënë se për rreth një muaj Kostandini do pajiset me certifikatat e pasurisë për të katër objektet e tij.

Thanas Kace: Për zonjën Vjollca Plaku është mbajtur një korrespodencë me Ministrinë e Financave për shkak se dokumentet e privatizimit ndodhen atje. ASHK bëri një korrespondencë për të marrë një kopje të dokumenteve të privatizimit. Pavarësisht se qytetari ka dokumentet e veta ne bëjmë anën tonë procedurale, të cilat pasi të vijë përgjigja nga Ministria e Financave zonja Plaku mund të pajiset shumë thjeshtë me një certifikatë pronësie, bëhen verifikimet përkatëse dhe ajo bën një riaktivizim të aplikimit të mëparshëm. Zoti Konstadin Plaku ka aplikuar për certifikatë pronësie në datën 26 Dhjetor 2024 për këtë pasuri që është përfituar në kontratën e shitjes më datën 2 Shkurt të vitit 2000.

Gazetari: Çfarë problematike ka kjo pronë që nuk pajiset me një certifikatë pronësie? Çfarë procedurash duhet të ndjesë zoti Plaku për të marrë një certifikatë pronësie?

Thanas Kace: Korrespondenca që është bërë me zotin Plaku pasi ka aplikuar i është kthyer një kthim-përgjigje e regjistrimit fillestar e cila në fillim është bërë nga një kompani private është bërë një gabim. Kjo pronë ekziston si një e vetme, por realisht ajo është e ndarë në 2 gjysma. Një pjesë i takon zotit Plaku dhe një pjesë një zotërie tjetër. Për këtë ne i kemi kërkuar akt-verifikimi të cilin i kemi kthyer përgjigje që zoti Plaku që të bëjë një plotësim dokumentacioni. Normalisht duhet të bëjë dhe një deklaratë me kufitarin me të cilin është ngjitur. Kjo pjesë do të ndahet dhe secili do të pajiset me certifikatën më vete. Procedura sipas afateve ligjore të aplikimit do të zgjasë 2 deri në 3 javë.

Gazetari: Po për sa u përket dy pasurive të tjera që kanë një certifikatë pronësie, por për shkak të një incidenti që ka ndodhur në vitin 2005-2006 ku zotit Plaku i është djegur shtëpia bashkë me dokumentacionet, figuron që një certifikatë pronësie e kësaj prone është djegur. Si mund që ta rimarrë zotëri Plaku këtë certifikatë pronësie?

Thanas Kace: Ky është një rast shumë i thjeshtë për zotin Plaku. Mjafton që ai të paraqesë në një zyrë noteriale një deklaratë noteriale. Në rast e dokumentit që atij i ka humbur dhe ai nuk e gjen dot bëhet shpallja për një afat 15 ditor dhe mund të pajiset pa problem me një certifikatë pronësie për atë pronë. Sipas verifikimeve që kryem prona tjetër është e pajisur me certifikatë pronësie mund të bëjë rifreskim kartele, pasi certifikata e pronësisë është një dokument i vlefshëm që del vetëm një herë dhe prodhohet vetëm një herë.

Gazetari: Pra mund ta themi me plot gojë e me pak reverza që t’u lëmë pak kohë procedurave dhe afateve të nevojshme, që e zgjidhëm këtë rast?

Thanas Kace: Patjetër që po! Me të mbaruar korrespodenca zoti Plaku pajiset me certifikata pronësie dhe të gëzojë pronën e vet./ TvKlan

kostandin plaku

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës