4 Shkurt 2025, 09:53
Nga I.A
Daut Laze
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për arratisjen e Daut Lazes nga burgu i Shën Kollit gjatë natës së kaluar. Sipas drejtorisë së burgjeve, Laze është larguar duke shfrytëzuar ambientin e mjekimit në këtë burg, për tu larguar nga rrethimi i institucionit. Ndërkohë që drejtoria thekson se po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Njoftimi i Plotë:
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në burgun e Shën Kollit në Lezhë, është konstatuar mungesa e Daut Hysen Laze, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë. Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”
Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se se Laze me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit. Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes. Për ngjarjen është njoftuar SHKBB dhe po punohet intesivisht në bashkëpunim me strukturat e policisë për kapjen e tij.
drejtoria e burgjeve daut laze
Aktualitet
4 Shkurt 2025, 09:26
Hekuran Nikollari
GJIROKASTËR- Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë k&eum...
Aktualitet
4 Shkurt 2025, 08:10
B.Z
Burgu i Shënkollit
LEZHË - Daut Laze, i dënuar me burg për dhunë në familje është arratisur nga burgu. Laze ishte d...
Aktualitet
4 Shkurt 2025, 07:21
B.Z
Tirana
TIRANË - Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 8,575 dol...
Aktualitet
4 Shkurt 2025, 07:18
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet m...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 22:27
N.F
Krypeshkopi Janullatos
GREQI- Një intervistë e papublikuar më parë e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është publikuar së...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 22:07
N.F
Petro Zisi
SARANDË- Petro Zisi, një qytetar i Sarandës tregon se ka marrë një shesh ndërtimi 34 vjet më parë, por ...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 22:00
N.F
Kostandin Plaku
BERAT- Kostandin Plaku është një 72-vjeçar nga Berati. Ai thotë se prej vitit 2005 nuk merr dot certifikatat e p...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 21:51
N.F
Përmbytjet në Durrës
DURRËS- Vendi ynë u përfshi javën e kaluar nga moti i keq. Reshje të dendura shiu "pushtu...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 21:29
N.F
Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama, duke folur për abuzimet me inceneratorin inekzistues të Tiranës, deklaroi se landfilli ku mblidhen mbe...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 21:19
N.F
Durrës
DURRËS- Fiks Fare u rikthye në zonën e Spitallës dhe Kënetës, disa muaj pasi emisioni investigativ filmoi ndotjen...