LIVE UPDATES
Aktualitet

Deklasifikimi i dosjeve gjatë regjimit komunist, Autoriteti për Informim: Procesi do kryhet brenda vitit

Brenda vitit parashikohet të kryhet deklasifikimi i po aq dokumenteve sa në pesë vitet e shkuara.

4 Prill 2023, 13:36 Nga A.B
Deklasifikimi i dosjeve gjatë regjimit komunist, Autoriteti për
Dosje

TIRANË- Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka bërë me dije se janë marrë hapat për përmbushjen e procesit të deklasifikimit të dosjeve të epokës së komunizmit. Në një reagim në Facebook, sqarohet se brenda vitit parashikohet deklasifikimi i po aq dokumenteve sa në pesë vitet e shkuara.

NJOFTIMI I PLOTË:

Autoriteti ndërmerr hapat për përmbushjen e procesit të deklasifikimit të dosjeve të epokës së komunizmit

-Brenda vitit parashikohet deklasifikimi i po aq dokumenteve sa në pesë vitet e shkuara

Tiranë 4.04.2023- Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi disa ndryshime ligjore që lidhen edhe me procesin e deklasifikimit të dokumenteve në përmbushje të detyrave funksionale të Autoritetit për Informimin mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si:

1) deklasifikimi i të gjithë dokumenteve nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë,

2)klasifikimi, sipas legjislacionit në fuqi për “Informacionin e klasifikuar” për të gjithë dokumenteve që përmbajnë informacione që  lidhen me cënimin e sigurisë kombëtare dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera.

Ndryshimet e miratuara synojnë të shmangin vështirësi dhe vonesa të ndeshura gjatë procesit të deklasifikimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të përmirësojnë efektivitetin dhe eficencën në dhënien e shërbimeve subjekteve kërkuese.

Autoriteti nxori vendimin me nr.31për zbatimin e ndryshimeve ligjore.

Bazuar në këtë vendim vijoi deklasifikimi sipas listës së inventarëve të dokumenteve ku prioritet për deklasifikim morën dosjet e ndjekjeve dhe bashkëpunëtorëve.

Më parë deklasifikimi nga AIDSSH bëhej duke shqyrtuar fletë më fletë, ndërsa ky vendim parashikon shqyrtimin e tyre në nivel dosje.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit, i krijuar pranë Autoritetit,  deklasifikoi  609 njësi arkivore me rreth  13.300 fletë dokumente.

Brenda vitit, Autoriteti ka parashikuar deklasifikimin e një sasie të konsiderueshme dokumentesh, që mendohet  të kalojë shifrat e pesë viteve të shkuara, 2018-2022.

Sipas të dhënave statistikore nga drejtoria e Arkivit të Autoritetit, në vitet 2018-2022 janë deklasifikuar dokumente arkivore me tipologji të ndryshme: dosje ndjekjeje, bashkëpunëtorësh, fashikuj të ndryshëm, kartela, regjistra etj., në total 317.051 fletë. Po gjatë kësaj periudhe, Autoriteti ka shërbyer edhe një sasi të  madhe të dokumenteve arkivore, të cilat nuk kanë patur nivel klasifikimi.

Autoriteti po përgatit  ndryshimet me aktet nënligjore për përjashtimin nga deklasifikimi ose kufizimin për rastet kur mund të cënohet siguria kombëtare.

Bëjmë thirrje, që çdo autoritet publik dhe arkiv t’i  dorëzojë atij dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që disponon duke përfshirë kopjet dhe dublikatat të tjera duke sjellë në vëmendje se AIDSSH-së është Autoriteti i vetëm për mbledhjen, ruajtjen, administrimin, grumbullimin dhe deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Realizimi i procesit të deklasifikimit është në harmoni me një nga pikat  e projekt-rezolutës së Parlamentit Evropian mbi raportin e Komisionit të vitit 2022 për Shqipërinë, ku theksohet, në zërin – “Pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë – Nevoja për përfundimin e procesit të deklasifikimit të dosjeve të epokës së komunizmit dhe bërjen e tyre të aksesueshme për studiuesit dhe publikun e gjerë me qëllim avancimin e drejtësisë  dhe pajtimit”.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) ka nënvizuar vazhdimisht rëndësinë e transparencës së autoriteteve publike në një shoqëri pluraliste, demokratike, të drejtën e aksesit publik në dokumentet zyrtare, si dhe arritjen e ekuilibrit midis sigurisë kombëtare dhe aksesit ndaj një informacioni të tillë.

autoriteti i dosjeve

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen