LIVE UPDATES
Aktualitet

Denoncimi i babait nga Përrenjasi: Gruaja braktisi familjen për të dashurin! Mori vajzën dhe e la pa shkollë

Në Bashkinë Përrenjas, punonjësja e mbrojtjes së fëmijëve, Adriana Zoto, tha se ky rast është referuar pranë zyrës në muajin Janar. Sipas saj, vajza është larguar me nënën fillimisht në fshatin Qerrisht dhe pastaj janë shpërngulur për në Durrës.

14 Prill 2025, 21:21 Nga N.F
Denoncimi i babait nga Përrenjasi: Gruaja braktisi familjen për
Ilirjan Çelniku

PËRRENJAS- Emisioni “Stop” ndodhet në Qukës të Përrenjasit, ku Ilirjan Çelniku tregon se që në Dhjetor 2024 gruaja e tij Sabria, ikën nga shtëpia me të dashurin. Fillimisht ajo merr dhe dy fëmijët, por më pas Ilirjani arrin të marrë djalin. Tani vajza, që mbeti me të ëmën, ka humbur çdo kontakt dhe nuk shkon në shkollë prej 3 muajsh. Nga ana tjetër Ilirjani thotë se është kërcënuar nga partneri i gruas, Lulzim Biçaku.

“Unë isha në Maqedoni, në punë dhe më merr një numër telefoni. I thashë ku je më tha jam në Qerrisht, kam ikur, nuk të dua më. Kishte ikur, mori dhe të dy fëmijët me vete. Shkova mora djalin. Lulzim Biçaku më tha se mua nuk ma ndjen as për polici dhe as për gjë. Vajza është pa shkollë, as telefonata dhe asnjë gjë. Policia nuk më zgjidhi asgjë”, thotë denoncuesi.

“Stop” shkoi në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Dilaver Nezha” në Qukës dhe drejtoresha Nertila Vasku tha sepas pushimeve të fundvitit, vajza nuk ka shkuar në shkollë.

“Zysha kujdestare më thotë që vajza nuk po vjen më në shkollë. Ka që pas pushimeve që nuk po vjen më në shkollë, por shumë pak, ndoshta që pas datës 20 nëna vjen me vajzën në shkollë me pretekstin që do e fus në klasë dhe vetë do iki fshehur sepse ajo nuk më le. Në atë moment kam informuar edhe Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve edhe stacionin e policisë që të vinin duke qenë se ajo donte të ikte dhe ta linte vajzën në shkollë.

Vajza në asnjë moment nuk donte që të shkonte në shtëpi. Nuk ishte e lehtë, situata ishte shumë e tensionuar. Ishte një situatë shumë e sikletshme dhe për ne, por bëmë tentativën vetëm për fëmijët. Fëmija është në sistem, unë e kam kontrolluar çdo ditë. Unë nuk transferoj fëmijë, nuk jap më dokumente me ketra sepse nuk ma lejon më ligji dhe fëmijën e transferon vetëm prindi nga e-Albania. Kam folur i kam thënë, që ta transferojë që të mos rrijë pa shkollë, sepse është një fëmijë i vogël dhe duhet të arsimohet me patjetër”, thotë drejtoresha e shkollës.

Në Bashkinë Përrenjas, punonjësja e mbrojtjes së fëmijëve, Adriana Zoto, tha se ky rast është referuar pranë zyrës në muajin Janar. Sipas saj, vajza është larguar me nënën fillimisht në fshatin Qerrisht dhe pastaj janë shpërngulur për në Durrës.

Psikologia e shkollës, që ka ndjekur rastin Elisabeta Bardho, shpjegon se në komunikimet, që ka patur, vajza 8-vjeçare përgjigjet si e rritur. Ajo thotë se nënë e bijë kanë pretenduar që janë dhunuar, por një gjë e tillë, nuk faktohet.

“Kam pasur kontakt me të 2 fëmijët edhe me vajzën edhe me djalin. Po më shumë me vajzën për shkak të moshës dhe bashkëpunimit që më dha, që pretendon vetë fëmija dhe nëna që kanë qenë të dhunuara nga babai. Kjo ka qenë dhe arsyeja që vajza nuk ka pranuar që të kthehet në bashkëjetesë me babain, por do që të rrijë me nënën. Paçka se është pretenduar nga të dyja palët, nuk kam vërtetuar se ka pasur dhunë”, tha psikologia./ TvKlan

perrenjas ilirjan Çelniku

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje