1 Mars 2025, 21:17
Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Detaje te reja kanë dalë në dritë nga operacioni antidrogë që po zhvillohet këtë të shtunë nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit ku janë goditur disa grupe kriminale që merreshin me drogë.
Bëhet me dije se në total janë lëshuar mbi afro 10 masa sigurie të firmosura nga GJKKO, pas kërkesës së SPAK. Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit, Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë.
Sipas burimeve të Dosja.al 4 masa sigurie janë për oficerë të policisë. Konkretisht janë arrestuar 3 efektivë policie, ndërsa njëri është shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.
Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes Ervis Alisinanaj. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi i akuzuar për “trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.
Erdit Hazizaj është personi i katërt i arrestuar nga AMP. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.
Sipas burimeve hetimet e SPAK kanë nisur prej disa kohësh për efektivët e arrestuar, pasi në aplikacionet Sky Ecc rezultoi se këta të fundit ishin të përfshirë me banda kriminale në fushën e narkotikëve dhe jo vetëm.
spak operacion antidroge
Aktualitet
1 Mars 2025, 21:00
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një operacion i përbashkët po zhvillohet këtë të shtunë mes Prokurorisë së Posa&...
Aktualitet
1 Mars 2025, 19:48
B.Z
Ervin resuli
DURRËS - Mjeku veterinar shqiptar, Ervin Resuli, ka reaguar në lidhje më Kongresin e Parë Ndërkombëtar t&eu...
Aktualitet
1 Mars 2025, 19:17
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja e mistershme e 28-vjeçarit australian, Cameron ...
Aktualitet
1 Mars 2025, 14:05
B.Z
Anastas Janullatos
TIRANË - Është hapur testamenti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë në janar të k...
Aktualitet
1 Mars 2025, 16:29
B.Z
Mesazhi
TIRANË - Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga zhdukja e mistershme e 28-vjeçarit australian, Cameron Twiss i...
Aktualitet
1 Mars 2025, 16:21
B.Z
Tëiss
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë nga zhdukja e të riut australian, Cameron Twiss, që nga tetori i vitit t&eu...
Aktualitet
1 Mars 2025, 15:40
B.Z
E reja nga Palestina
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pak dit&eu...
Aktualitet
1 Mars 2025, 15:30
B.Z
Turisti
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë nga zhdukja e të riut, shtetas australian, që nga tetori i vitit të kaluar n&e...
Aktualitet
1 Mars 2025, 15:03
B.Z
Pamje nga mbledhja
SARANDË - Një situatë e pazakontë është regjistruar gjatë mbledhjes së radhës së ...
Aktualitet
1 Mars 2025, 14:52
B.Z
SPAK
TIRANË - Prokuroria e Posaçme ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me operacionin që u zhvillua këtë të shtun...