Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Shënjestra e sulmit, Thimjo Rubati, 50 vjeç, rezulton të jetë një personazh me një profil të lartë kriminal, i njohur prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe ajo greke.
SARANDË- Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e armatosur që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Sarandës. Shënjestra e sulmit, Thimjo Rubati, 50 vjeç, rezulton të jetë një personazh me një profil të lartë kriminal, i njohur prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe ajo greke.
Grupi hetimor ka zbardhur një historik të gjatë aktivitetesh kriminale të 50-vjeçarit, i cili kishte lënë së fundmi qelinë e një burgu në Greqi, ku vuante dënimin për një ngjarje të rëndë penale. E kaluara kriminale e Thimjo Rubatit daton që prej fillimit të viteve 2000, ku spikasin akuzat për trafikim të të miturve në vitin 2002 dhe rrëmbimin e një 16-vjeçareje në vitin 2012.
Pavarësisht se gjatë kohës që ishte në burgun grek, autoritetet shqiptare e kërkonin për një dosje voluminoze korrupsioni dhe kontrabande, e lidhur me një skemë të trafikimit të makinave ku implikoheshin edhe zyrtarë doganorë, Rubati ia doli t’i shpëtonte burgut në vendlindje.
Gjykata e Apelit e dënoi atë me dënim me kusht, duke bërë që ai të mos kryente asnjë ditë burg në Shqipëri për këtë aferë. Dinamika e ngjarjes së djeshme tregon qartazi se autorët kanë pasur si synim eliminimin fizik të 50-vjeçarit. Nga ekspertiza paraprake, rezulton se ndaj Rubatit është qëlluar me pistoletë të kalibrit 9 mm.
Ekspertët e krimeve kanë sekuestruar në vendin e ngjarjes 9 gëzhoja. Policia po vijon punën intensive për identifikimin e autorëve, ndërsa si pistë kryesore e hetimeve mbetet larja e hesapeve për shkak të së kaluarës së trazuar kriminale të 50-vjeçarit./Dosja.al
KOSOVË- Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Priz...
KORÇË– Policia e Korçës ka finalizuar hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku nj...
TIRANË- Problemet me zemrën janë shndërruar në një pengesë më e madhe për shëndetin në Shqipë...
Foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta....
Foto ilustruese Dashi Në marrëdhëniet tuaja sot do të ndjeni një valë të re pasioni dhe afërsie që mund t&eum...
Thimjo Rubati SARANDA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë, ku një person është q...
Foto ilustruse KORÇA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuata më parë në qytetin e Korçës, ku nj&e...
Foto ilustruse Gratë përbëjnë shumicën e gjyqtarëve profesionistë në Shqipëri, por pesha e tyre është...
Foto ilustruse SARANDA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar, pas ngjarjes së ndodhur në Sarandë ku një person u që...
SARANDA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë, ku një person është qëlluar me ar...